13 mars 2011

Del Neri:”Me vjen keq për emrat që qarkullojnë sepse stërvis unë”


Ishte një Del Neri nervoz ai që u shfaq pas ndeshjes kundër Cesena. Ai mendon se Juventus u shpreh mirë në pjesën e parë dhe u përgjigjet hapur kritikave:

“Shpresoj që të luajmë gjithmonë kështu, mbase 11 kundër 11. Në krahasim me Lecce, Bologna dhe Milan, kemi qenë më të kujdesshëm. Këtu bëhen shumë interpretime dhe secili sipas mënyrës së tij”

Kandidatët për pankinën?

“Më bëhet qejfi, por fatkeqësisht për ta, Juventusin vazhdoj ta stërvis unë” /fcjuventus-news/