06 mars 2011

Del Neri: Tani e tutje nuk ka pushim


Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, ka lëvduar impenjimin e bërë nga lojtarët e tij, por ka pranuar se atyre u mungoi cilësia për të shënuar ndaj liderit aktual Milanit.

“Djemtë bënë gjithçka që kanë mundur të bëjnë, por ishte e vështirë të shënosh ndaj një Milani të tillë, edhe pse Milani e pati të vështirë të shënojë. Ne vuajtëm pasi pranuam golin. Ne duhet të ndezim motorët dhe të punojmë shumë në stërvitje”, theksoi Del Neri.

Bianconerët janë në pozitën e shtatë me 41 pikë pas 28 ndeshjeve, plot 20 pikë prapa liderit Milan. Juventus i shkon Cesenas të shtunën e ardhshme.
/JUVENEWS.TK/