11 mars 2011

Del Neri: "Tani 10 finale, duhet mentalitet fitues"

Torino (Itali)- "Nga ky moment e deri në fund të sezonit janë 10 finale".

Xhixhi Del Neri luan shumë, mbase gjithçka. Me shpresën që Juventusi të ketë kaluar krizën dhe të mund të kthehet të luftojë për vendin e katërt që ndodhet larg, por jo i paarritshëm.

Champions Liga?

Duhet të ndryshojmë marshin dhe shumë gjëra varen edhe nga të tjerë. Por ne besojmë, janë akoma edhe shumë përballje direkte deri në fund të këtij sezoni".

Del Neri është i karikuar plotësisht dhe për të mundur Cesenën do t'i besojë një Juventusi cilësor: nga fillimi do të luajë Akuilani, Pepe dhe Del Piero, të gjithë nga minuta e parë për të parë një Juventus sulmues.

Nuk dorëzohem

"Nuk më ka shkuar aspak ndërmend ideja për t'u shkarkuar, as nëse duhet të pësojmë një tjetër humbje kundër Cesenës. Nuk dua ta mendoj.

E dimë që në këtë moment është e ndaluar të gabojmë, shpresoj që skuadra ime të zbresë në fushën e lojës me mentalitetin dhe dëshirën e duhur për të arritur një rezultat të rëndësishëm. Dje, kam drekuar me presidentin Andrea Anjeli, nuk jemi shumë larg njëri-tjetrit në qëndrim.

Shanset e mia për t'u konfirmuar edhe sezonin e ardhshëm?

Varet gjithçka nga rezultatet. Kam një respekt shumë të madh për këtë shoqëri, dhe mendoj që vlerësimi është reciprok.

E ardhmja ime?

Nuk kam asgjë të qartë në këtë moment. Por kam forcën dhe vullnetin për të shkuar përpara. Deri në momentin që do të jemi të gjithë bashkë unë ndihem shumë i qetë".

Cilësi në fushë ?

"Do të kemi përballë të shtunën Cesenën dhe do të kërkojmë të ndryshojmë këtë ecuri negative me tre humbje radhazi, duhet të fitojmë, do të ishte një fitore fondamentale, e para nga 10 finalet që do të luajnë nga tani e deri në fund të sezonit. Cesena është një formacion agresiv, vjen pas dy rezultatesh pozitive radhazi, skuadra është në gjendje shumë të mirë.

Moduli që do të aplikoj?

Nuk besoj se do të ndryshoj shumë në këtë ndeshje, kam zgjedhur tani se kush do të luajë dhe këtë ja kam komunikuar edhe lojtarëve. Por nuk dëshiroj ta bëj publik, do ta mësoni kur skuadra të zbresë në fushën e lojës.

Del Piero kthehet titullar?

Kemi nevojë për cilësi. Kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm si Akuilani dhe Pepe.

Barzalji është në dyshim?

Nëse nuk do të luajë kemi alternativa të tjera në dispozicion". Në fund të konferencës për shtyp, trajneri Luixhi Del Neri është pyetur edhe për përgjegjësitë e kësaj situate:

Nëse kam ndonjë keqardhje?

Po, si të gjithë. Kur arrihen objektiva të rëndësishme merita është e të gjithëve në skuadër. Në të njëjtën mënyrë ndodh edhe kur gjërat nuk shkojnë shumë mirë, përgjegjësia duhet të ndahen nga të gjithë që janë në skuadër. Një fitore do të na jepte stimuj dhe besim më shumë tek forca jonë, rruga është ajo e duhura. Kemi rikuperuar elementë të rëndësishëm dhe shpresoj, që Juventusi të kthehet një skuadër pa shumë mendime, një skuadër që luan futboll. Nuk është momenti më i vështirë i karrierës time. Këtu në Torino të fitosh është diçka e detyrueshme, një humbje shkakon shumë zhurmë. Dy ose tre radhazi më pas krijojnë një situatë të vështirë.
/JUVENEWS.TK/