06 mars 2011

Del Neri: Nuk e jap dorëheqjen

Humbja e tretë radhazi, e dyta në shtëpi, -20 nga Milani, -7 (por që mund të shtohen) nga vendi i katërt: Juventusi është në krizë, por Xhixhi Del Neri nuk dorëzohet: “Të largohem? Një mendim që as më kalon nëpër mend, - thotë trajneri bardhezi.

- Ky është futbolli, të gjithë janë të zotë dhe asnjë nuk është i zoti. Unë nuk e jap absolutisht dorëheqjen. Nëse klubi e mendon ndryshe, është një tjetër diskutim, por nuk e besoj se është kështu. Është një periudhë e veçantë, nuk arrijmë të reagojmë kur pësojmë gol. Luajmë me shpirt të madh, por pa rregull: morali është pak i ulët dhe nuk mund të jetë ndryshe. Nuk dua të gjej alibi, por vazhdojnë të na mungojnë lojtarë të rëndësishëm”.

Edhe drejtori i përgjithshëm bardhezi Bepe Marota shpëton nga largimi Del Nerin: “Trajneri ynë do të qëndrojë. Milani është më i fortë nga ne, por nuk merituam të humbnim. Përgjegjësitë duhen ndarë me të gjithë: klub, trajner, lojtarë”.
/JUVENEWS.TK/