06 mars 2011

Del Neri: Një moment i vështirë

Gigi Del Neri është shumë i hidhëruar nga humbja në shtëpi kundër Milanit, i 3-ti rresht në kampionat:” Nga ana karakteriale, ishte një ndeshje krejt tjetër nga ajo me Lecce dhe Bologna. U përballem me një skuadër të madhe, me kampionë të mëdhenj.

Jemi treguar pak të pavemendshëm, por në mbrojtje jemi sjellë mirë. Është një periudhë e vështirë ku kemi vështirësi të mëdha për të reaguar. Duhet të përmirësohemi në sulm sepse krijojmë shumë pak”- këto ishin fjalët e teknikut juventin pas ndeshjes.