13 mars 2011

Del Neri mbron skuadrën

Ai është një trajner me karakter të fortë, edhe pse për herë të parë ulur në një stol të madh. Luixhi Del Neri i ka dalë në mbrojtje pa asnjë lëkundje krijesës së tij, Juventusit, pasi ky barazoi 2-2 në fushën e Çezenës, një hap prapa në synimet për të dalë në Europë sezonin e ardhshëm.

I vënë në shënjestër nga shtypi dhe tifozët, Del Neri del me guxim në barrikadë, madje duke mos ngurruar me kritikat për tifozët.

“Le t’i lemë të vërshëllejnë, kjo është pjesë e lojës, – shprehet ai, – ndoshta më vonë do të na duartrokasin”. i mësuar tek Kievo për t’i ngjitur shkallët gradualisht dhe pa pasur si mbështetje një klub të fuqishëm, trajner beson tek projekti i tij, por që ndoshta do t’i japë frytet sezonin tjetër.

“Juventus luajti mirë, shënuam gola, patëm raste, por për një pjesë loje ishim me 10 lojtarë dhe kjo vendosi shumë”, – vazhdon Del Neri.

Disa fjalë për Del Pieron, autor të një ndeshjeje shumë të mirë ku luajti 70 minuta dhe ku ishte protagonist tek të dy golat e Matrit, fillimisht duke dhënë asistin dhe më pas duke goditur shtyllën para se sulmuesi ta dërgonte topin në rrjetë.

A ka probleme mes trajnerit dhe kapitenit? Flitet që po, por Del Neri e mohon. “Alesandro e di se çfarë vlerësimi kam për të, nuk ka asnjë problem me Del Pieron, janë vetëm thashetheme, le të ecim në rrugën tonë”, – përfundon trajneri juventin.
/JUVENEWS.TK/

Del Neri: Juve luajti mirë ndaj Cesenas

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në barazimin prej 2-2 ndaj Cesenas të shtunën mbrëma.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kemi luajtur një pjesë të tërë në disavantazh numerik, por ne ishim të mençur në një fushë të vështirë”, theksoi Del Neri.

Juventusi ka 42 pikë pas 29 ndeshjeve, por mbetet nëntë pikë prapa Lazios që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, që do të thotë se për Bianconerët Liga e Kampionëve është pothuajse e pa arritshme.
/JUVENEWS.TK/