05 mars 2011

Del Neri: Luajtëm më mirë

Trajneri i Juventusit, Luigi Del Neri ka thënë se skuadra e tij ka luajtur më mirë në ndeshjen kundër Milanit por pavarësisht kësaj ata kanë pësuar humbje.

“Ndeshja e Juventusit kundër Lecces dhe Bolognas ishin shumë më ndryshe. Në ndeshjen kundër Lecces ne luajtëm shumë keq ndërsa kundër Bolognas shumë mirë por të dyjat i humbëm”.

“Kërkoj falje fansave sepse i kuptoj ata. Ne u mposhtëm në këtë ndeshje por besoj se kemi luajtur mirë. Ne tani duhet të punojmë shumë për të arritur në vendin e katërt”, tha Del Neri.
/JUVENEWS.TK/