08 mars 2011

Del Neri largohet nëse s’fiton me Çezenën

Trajneri bardhezi rrezikon stolin nëse pëson humbjen e katërt radhazi kundër Bogdanit me shokë

Xhixhi Del Neri mbetet në rrezik. Për momentin. Por ndoshta ka ardhur vërtet momenti. Nëse Juventusi humb edhe në Çezenë, atëherë lamtumirë Juventus. Të paktën një “kokë” i duhet dorëzuar turmës “së revoltuar”. Dhe Xhixhi është “kandiduar” nga tifozët juventinë.

I fyer dhe i ftuar të largohet nga tifoja më e nxehtë, trajneri 60-vjeçar është pa dyshim sot unaza më e dobët në shtëpinë bardhezi. Të jetë e qartë, te Juventusi shpresojnë gjithnjë ta mbyllin sezonin pa shumë ndryshime, por humbja e mundshme e katërt radhazi, mund ta bëjë të frikshme situatën në katet e larta të klubit.

PAVEL E XHENTILE - Pasardhës të besueshëm ka shumë pak në qarkullim, situatë që në të vërtetë deri tani “ka ndihmuar” De; Nerin.

Dhe atëherë, në rast të një dështimi përfundimtar, do të kthehej të trokitej në derën e Pavel Nedvedit, i cili pas humbjes me Bolonjën, kishte manifestuar një farë alegrie për rolin e një trajneri të përkohshëm, por që ndoshta, përballë “lutjeve” të rinovuara të mikut Andrea Anjeli, mundet më në fund të japë gatishmërinë e tij.

Alternativa më e besueshme për çekun (sot drejtues), mbetet Klaudio Xhentile, që ishte në garë për stolin sezonin e shkuar me Zakeronin, sepse ka kohë që është jashtë xhiros, ndaj do t’i interesonte edhe një përkushtim i përkohshëm për të treguar se e meriton akoma një stol të rëndësishëm. Xhentile është një ish-lojtar prestigjioz dhe si trajner i Under 21 ka fituar një Europian dhe medaljen e bronxtë në “Athinë 2004″.

NË QERSHOR NDRYSHOHET - Diskutime që vlejnë pra deri në qershor. Nga sezoni i ardhshëm ndryshimi i trajnerit është i sigurt. E lehtë të imagjinohet se po punohet që tani mbi identikitin, për atë që duhet të bëjë edhe llogaritë teknike për një grup drejtuesish që vitin e ardhshëm do të luajë shumë, nëse jo në gjithçka në nivel besueshmërie.

Dihet që presidenti Andrea Anjeli ëndërron Fabio Kapelon, por zgjedhja e trajenrit aktual të Anglisë, do të sillte një invesim të madh në para (rrogë dhe merkato), për momentin jashtë logjike. Kapelo fiton 8 milionë euro në sezon dhe në moshën 65-vjeçare do të lëvizte (me të drejtë!) vetëm për një skuadër të gatshme të konkurronte për vendet e larta si në Itali ashtu edhe në Europë.

Ndërsa Juventusi është në ndërtim të plotë. Më mirë pra të synohet te një trajner më i ri, modern dhe ekspert në të njëjtën kohë, fitues, por akoma jo në tryezën e “të mëdhenjve”. Identikiti të çon te emri i Luçiano Spaletit, prej kohësh i kërkuar nga Bepe Marota.

Në qarkullim ka edhe emra të tjerë, por disa kontakte informale kanë nisur me trajnerin e Zenitit në Rusi, i cili nuk është e lehtë të largohet nga Shën Pjetërburgu. Por ka edhe emra të tjerë në bllokun e drejtorit Marota. Gasperini, Konte e Vilas Boas, me portugezim më në avantazh nga kolegët italianë.
/JUVENEWS.TK/