20 mars 2011

Del Neri: “Kontestoni mua, jo skuadrën”

Gigi Del Neri e di që klima rreth skuadrës, para ndeshjes kundër Brescia nuk është nga më të mirat. Del Neri shfaqet i irrituar nga situata rreth tij dhe pohon:

“Kuptoj që tiofzët janë të zhgënjyer, por nuk duhet të sillen kështu. Unë ndihem trajneri i Juventus dhe nuk mendoj se jam këtu për të tërhequr skuadrën deri në verë. Shpresoj të më jepet mundësia që të punoj në qetësi deri në fund të sezonit”- përfundon Del Neri në konferencë për shtyp. /fcjuventus-news.tk/