04 mars 2011

Del Neri: "I mbrojtur nga Juventusi, Milani ndeshje deçizive"


Torino (Itali)- Tregon një fytyrë të qeshur, por zhvillon një lojë të keqe, preferon të flasë për Milanin sesa për të ardhmen e tij. Shprehet se ndihet i mbrojtur, ka nënvizuar marrëdhënien shumë të mirë me shoqërinë dhe drejtuesit. Por kur fiken telekamerat, Luixhi Del Neri kthehet të jetë një trajner nën provim, në rrezik shkarkimi nëse do të pësojë një tjetër humbje kundër Milanit të shtunën në mbrëmje, ku është edhe mundësia për t'u ringritur menjëherë.

Rreziku është pjesë e këtij profesioni, por trajneri i Juventusit është i bindur që lojtarët e tij nuk do ta 'tradhëtojnë' në momentin më të vështirë të sezonit. "Jam gjithmonë, dhe kam pasur gjithmonë një dialog të rëndësishëm me Andrea Anjelin, dhe përtej rezultateve që kemi arritur. Në këto javët e fundit jam mbrojtur nga shoqëria që ka treguar se beson në punën time, duhet të falenderoj të gjithë, por në të njëjtën kohë e di shumë mirë sesa rëndësi kanë rezultatet.

Për të ardhmen time nuk shqetësohem asnjëherë pothuajse, do të flasin rezultatet mbi gjithçka. Me shoqërinë kam një marrëdhënie të mirë, mendoj se do të shkojmë përpara sëbashku. Jemi të bindur për projektin që kemi filluar, e dimë që për të ndërtuar diçka nuk mjafton një ditë e vetme". Por, Del Neri përtej fjalëve optimiste që shpreh, pyetet nga gazetarët nëse ndjen besimin e drejtuesve.

"Nëse ndihem i mbrojtur?

Sigurisht, shoqëria beson tek puna që unë kryej. Çdo herë diferencën ndërmjet një trajneri të mirë dhe një trajneri skarco e bën një shtyllë, ose një zëvendësim i kryer në momentin e gabuar. Jemi gjithmonë të lidhur me rezultatet që arrijmë.

Nëse kam kërkuar garanci për sezonin e ardhshëm?

Unë kam një kontratë, nuk duhet të kërkoj gjë tjetër. Por e dimë shumë mirë që në futboll gjërat ndryshojnë nga një ditë në tjetrën. Duhet të kryejë punën time dhe kaq mjafton. Dikush thotë që duhet të ndryshojë skemat. Por, nëse më pas fitoj jam i zoti, në të kundërt jo. Dhe unë ndryshoj ide nga një ditë në tjetrën për shumë gjëra".
/JUVENEWS.TK/