09 mars 2011

Clichy nuk vazhdon me Arsenalin

Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, duket se është afër largimit nga Emirates Stadium. Mediat e ndryshme evropiane shkruajnë se futbollisti i ri francez pëlqehet nga Tottenham, Real Madrid, Liverpool, Milan e Juventus. Clichy ka refuzuar të flasë për vazhdimin e kontratës me ‘Topçinjtë’.

“Nuk e di nëse do ta vazhdoj kontratën dhe nuk e kam ndërmend të mendoj për këtë. Sezoni është i gjatë, do të mendoj pas sezonit”, tha futbollisti për magazinën franceze, L’Equipe.

Kontrata aktuale e tij me Arsenalin skadon në qershor të vitit 2012.
/JUVENEWS.TK/