03 mars 2011

Chiellini: Juve e favorizon Interin!

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka thënë se klubi i tij do t’i hap dyert Interit për të fituar Scudetton pasi sipas tij Biankonerët do ta fitojnë Milanin në ndeshjen e së shtunës.

“Ne shpresojmë që ta favorizojmë Interin duke e mposhtur Milanin në ndeshjen e ardhshme. Unë mendoj se ne do ta mposhtim Milanin edhe pse ata janë favorit në këtë ndeshje”.

“Është një ndeshje speciale, dhe më ndryshe sesa dy ndeshjet e fundit. Ne jemi duke luajtur kundër një lideri i cili është favorit për të fituar Scudetton me Interin”, tha Chiellini për Sky Sport Italia.
/JUVENEWS.TK/