05 mars 2011

Cassano:”Juvja e Moggi më kërkoi e para, por mami tha jo”

Antonio Cassano mund të ishte një lojtar i Juventus. Jo vetëm në 2008, kur Alessio Secco foli me Marotta për një kalim të fantazistit barez nga Sampdoria tek bardhezinjtë. Luciano Moggi kërkoi ta sillte në Torino që në kohën kur Antonio luante për Bari.

E zbulon vetë Fantantonio në biografinë e tij “Dico tutto”. Edicioni i rradhësi i “Corriere dello Sport” publikon një pjesë: ” E para që i hodh në sulm për mua ishte Juve. Luciano Moggi arrin një marrveshje me Barin. Miku im dhe njëkohësisht menaxheri im Beppe Bozzo informohet dhe më pyet se cfarë mendoja. Unë i kërkoj kohë. Ai shikon që unë nuk po shpërtheja nga gëzimi.

Për të paktën 2 arsye. E para klimatike. Mamaja ime ishte fiksuar me të vërtetë. Nuk e di mirë se kush, por dikush i kishte thënë që kur në Torino nden rrobat në dimër, bëhen si akulli. Arsyeja e dytë ishin kilometrat e shumtë që e ndajnë Barin nga Torino. Por Juventusi është Juventusi më thonin disa shokë.

Sikur unë nuk e dija se Juventusi më donte. Takimi me Moggi-n ishte lënë për të nesërmen. Por ne zgjodhëm një zgjidhje tjetër. Unë me Beppe jemi kuptuar gjithmonë menjëhere dhe ai e dinte gjithmonë se cfarë doja”- rrëfen Cassano në autobiografinë e tij.