16 mars 2011

“Calciopoli”, një goditje për akuzën “Të pavlefshme shënimet e Faketit”

Shënimet e Xhakinto Faketit, në atë kohë president i Interit, mbi “sistemin Moxhi” nuk do të merren parasysh në procesin penal për “Calciopolin”. Gjykatësja Tereza Kasoria shpjegoi se, “nuk është mjaftueshmërisht e garantuar vërtetësia e shënimeve, që sot djali i Faketit, Xhanfeliçe, ka dhënë gjatë audiencës së Gjykatës së Napolit.

“Nuk kanë vlerë për t’u marrë si dëshmi”, - tha më pas Kasoria. Kjo ka qenë një ndihmë e madhe që u është bërë avokatëve mbrojtës të të akuzuarve. I biri i ish-flamurit dhe presidentit të Interit ka treguar rrëfimet e të atit rreth një sistemi misterioz, i cili funksiononte nëpërmjet gjyqtarëve për të favorizuar disa skuadra.

"Babai im kujdesej për raportet ndërkombëtare të Interit, me të kisha një dialog konstant dhe më thoshte se kishte gjetur konfirmimin e një serie dyshimesh, të cilat i kishte në lidhje me humbjen e njëpasnjëshme”, - u shpreh Xhanfeliçe. Mes të tjerash, nuk janë marrë parasysh as faqet e shënimeve të Xhakinto Faketit në lidhje me çështjen arbitrale, në të cilën ish-presidenti interist përfshinte edhe Adriano Galianin mes "manovratorëve” të futbollit italian.

Vendimi i marrë në lidhje me këto shënime është se ata nuk garantojnë mjaftueshmërisht autenticitetin e tyre. Gjithçka duket krejtësisht e pasigurt, saqë vetë drejtuesi i seancës së nëntë të gjyqit të Napolit, Tereza Kasoria i ka hedhur poshtë. “As nuk duhet të bëjmë asnjë pyetje në lidhje me këtë dëshmitar, po i referohemi raportit të një të vdekur që kishte vdekur në atë kohë”.

Për sa i përket Nuçinit, i nxitur nga pyetjet e avokatëve mbrojtës, ai ra shpesh në kontradikta, madje pati edhe momente tensioni mes tij dhe drejtuesit të seancës. Këtij të fundit, madje, i është dashur të ndërhyjë shpesh për të vënë rregull në sallë.
/JUVENEWS.TK/