13 mars 2011

Bufon, sërish në planet Junajtid


Sipas saughtoffside.com, duket se Mançester Junajtid është rikthyer tek synimi për Xhixhi Bufonin. Aleks Ferguson është në kërkim të një zëvendësuesi për Van der Sarin, i cili do largohet përfundimisht nga futbolli në fund të sezonit, dhe është i gatshëm të shpenzojë çdo lloj shume për të blerë një portier të nivelit të lartë, duke parë se sukseset më të mëdha të Junajtid janë arritur kur në portë kanë qenë portierë cilësorë si Shmajkëll dhe Van der Sar.

Juventus në fakt nuk ka ndërmend ta shesë portierin, vetëm nëse do të vinte ndonjë ofertë prej 20 milionë eurosh. Nga Anglia bëjnë të ditur se bardhezinjtë janë gati të trokasin në dyert e Totenhemit me një shumë prej 23 milion eurosh për Aron Lenon. Ndeshjet shumë të mira të zhvilluara prej anësorit me tipare sulmuese në Champions ndaj Milanit, kanë impresionuar drejtuesit Juventinë.
/JUVENEWS.TK/