16 mars 2011

Buffon: “Më shumë nuk mund të jap, kam vetëm 2 duar”

Gjatë prezantimit të dyqanit të ri OVS portieri i kombëtares dhe i Juves, u intervistua nga Alvaro Moretti i Tuttosport, ku analizoi situatën katastrofale duke u mbështetur në disa pika që sipas tij janë të rëndësishme:

“Është një moment i vështirë, si ai i kaluar një vit më parë. E dinim që do të mund vinte. Tani është momenti të ringrihemi dhe të mos demoralizohemi. Nuk jemi treguar sipërfaqësorë, por problemi është se kemi patur shumë dëmtime, pre e të cilëve kanë rënë lojtarët që mund të bënin diferencën në kualitet. Kjo gjë sigurisht që nuk na ka ndihmuar”.

Duke ju referuar raportit të tij dhe të Del Pieros si njerëz simbol të skuadrës Gigi shton:

“Ne kemi dalë shpesh nga rrethi i zjarrit, por nuk mund të jap më shumë se c’jap në fushë. Duart mbeten dy, këmbët dy dhe koka një. Mund të vazhdoj të bëj paraqitje të mira sia ato që më kanë bërë të fitoj një vend ne Diell për shumë vite dhe që dua të vazhdoj ta mbaj tek Juventus”.

Dhe së fundmi propozon atë që sipas tij do të ishte receta perfekte për një kthim në vendet e para të klasifikimit:

Për tu rikthyer të mëdhenj duhet siguria dhe bindja e të qenurit përsëri një skuadër e madhe, një skuadër për vend të parë. Ai që do të na ndihmonte shumë është vetëbesimi. /fcjuventus-news/