14 mars 2011

Borriello mund të përfundojë tek Juve?

Pasi që po vazhdon të kritikohet për paraqitjet e tija e poashtu nuk po gjen hapësira në skemat e Montellës, e ardhmja e sulmuesit më efikas të Romës këtë edicion, Marco Borriello, nuk duket të jetë e qartë.

Nëse bomberi gialloross vendos të mos pranoj qëndrimin e mëtutjeshëm në pankinën verdhekuqe, një gjë e tillë do ta priste atë edhe në Milan, ku konkurenca në fazën ofanzive është poashtu e madhe. Një situatë e tillë favorizon Juventusin.

Bardhezinjët mund të veprojnw qysh në qershor me ndonjë ofertë drejt tij, dhe më pas mbetet të shihet dëshira e Borriellos. Zonja e vjetër ishte në kërkim të 28 vjeqarit edhe në afatin kalimtar të qershorit, mirpo në fund Marco u transferua në kryeqytet. /Juventus-Fans/