17 mars 2011

Bilanci i Juves, i njëjtë si një vit më parë


Mestarja e pikëve të bardhezinjve nuk ka pësuar asnjë ndryshim me periudhën e sezonit të kaluar

Ndërkohë që drejtuesit ruajnë një qetësi të zakonshme, edhe në lidhje me atë që përkufizohet “projekti”, shifrat janë të pamëshirshme për Juven. Me 11 pikë të grumbulluara në 12 javët e fundit, bardhezinjtë do të ishin në vendin e 4-t nga fundi të klasifikimit, duke kaluar vetëm Parmën, Sampdorian dhe Barin.

Një bilanc sportiv dramatik, i shkaktuar edhe nga ai ekonomik, me një zhvlerësim të listës së lojtarëve, me dhjetëra milionë euro. E vërteta është se, pas 12 muajsh, nuk ka ndryshuar asgjë. Një vit më parë, pothuajse në këtë periudhë, Juventus kishte kaluar prej pak kohësh në duart e Zakeronit, por pas një nisjeje shkurajuese e pa veten të shkonte drejt purgatorit, duke siguruar të paktën një kualifikim në Ligën e Europës.

Ashtu sikurse dhe tani, teksa frymëmarrja mungon çdo hapje minimale të gojës, pas provës së krenarisë ndaj Interit ka nisur disheza (rënia). Një rënie që ka reflektuar shumë në klasifikim, sepse nuk mund ta fshehësh në këtë pikë faktin se, edhe kur pianisti vazhdon të dhurojë muzikë teksa barka fundoset, Championsi është një mundësi e paarritshme, madje edhe raundi paraeliminator i Ligës së Europës mund të ikë nga duart e Juves.

Fiorentina dhe Palermo janë 2 pikë mbrapa, Kaljari dhe Bolonja (e penalizuar) me 3 pikë më pak. Si të thuash, mjafton një tjetër hap fals dhe gjithçka mund të duket një realitet. Kjo sepse kalendari i bardhezinjve në 9 ndeshjet e mbetura sheh sfida të forta në transfertë kundër Fiores, Romës dhe Lacios, pa harruar se është edhe përballja me Napolin.

Do të ishte një problem, sepse nëse nga njëra anë janë të ardhurat e munguara, në aspektin tjetër llogaritë do të flisnin për borxhe shqetësuese edhe sa i përket vlerës së grupit të lojtarëve. Shumë shpenzime që lidhen me emrat e të ardhurve së fundi si Martinez, Pepe, Bonuçi dhe Mota, por edhe me disa elementë të gardës së vjetër si Amauri, Iakuinta dhe Kielini.

Gjithçka negative? Ndoshta jo, por që të rikthehesh fitues pasi je mësuar me humbjet, nuk do të jetë e lehtë. Ndoshta do të mjaftonte të mendoje se Interi i shumëpërfolur ndaj Bajernit, ka arritur të marrë vetëm 1 pikë në 2 ndeshje ndaj Juves. Diçka do të nënkuptonte edhe kjo.
/JUVENEWS.TK/