13 mars 2011

Bergomi: Bonucci? Ranocchia është më i mirë


Legjenda e Interit, Beppe Bergomi ka lavdëruar shumë mbrojtësin aktual të Nerazzurëve dhe ka bërë dallime mes tij dhe Bonuccit.

Interi për një kohë të gjatë kërkon të transferojë Bonuccin, por Bergomi ka thënë se Ranocchia është shumë më i mirë se ai.

“Bonucci është mbrojtës i mirë, por Ranocchia është më i mirë se ai. Ranocchia është shumë i fortë në ajër dhe çdo herë është i qetë gjë kjo që është shumë e rëndësishme për një mbrojtës. Ai është i shkëlqyer, është me të vërtetë i shkëlqyer”, ka thënë Bergomi. /JUVENEWS.TK/