11 mars 2011

“Bastos-Juve një hap larg”

Tashmë duket se nuk ka më dyshime: Juventusi ka gjetur homologun e Krasic në krahun e majtë. Lojtari që do t’i japi gjallëri kësaj pjese të fushës është pikërisht Michel Bastos(27), anësor sulmues( që në rast nevoje luan edhe në mbrojtje), aktualisht tek Lion.

Drejtuesit bardhezi kanë gjetur tek braziliani njeriun e duhur për t’i dhënë gjallëri dhe krosime të sakta lojës juventine.

Në të vërtetë, sic e mbajmë mend, ka patur një tentativë për ta afruar tek Juventus që këtë verë, por pastaj cdo gjë frenoi. Tashmë negociatat do të vazhdojnë këtë verë.

Sipas të përditshmes “La Gazzetta dello Sport”, mungon shumë pak që Bastos të vishet bardhezi. Duket se ka patur një kontaktim mes Marotta dhe menaxherit të tij Emmanuel De Kercohve, kurse mes klubeve marrveshja është arritur. /fcjuventus-news/