18 mars 2011

Barcelona, Abidal operohet me sukses

Lajme të mira për Eric Abidal.

Mbrojtësi francez i Barcelonës, i cili u diagnostikua me tumor në mëlçi, i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e ka bërë të ditur dje klubi katalanas me anë të një komunikate në faqen zyrtare në internet.

Sipas mjekëve, operacioni zgjati 3 orë dhe masa tumorale është hequr.

Mendohet se Abidal do të qëndrojë rreth 7 ditë i shtruar në spital.
/JUVENEWS.TK/