13 mars 2011

Aquilani:”Nuk mund të lejojmë kaq shumë raste”


Duket shumë i nevrikosur Alberto Aquilani për barazimin e marrë në Cesena. Një 2-2 si pasojë e një loje të filluar shumë mirë për Juventusin, por që më pas, për të disatën herë, nuk ishte në gjendje të fitonte.

Një situatë e papranueshme për ish-mesfushorin e Romës që flet për mikrofonët e Sky:
“Një skuadër e madhe nuk mund ë lejojë kaq shumë raste për kundërshtarët kur rezultati është 2-0. Cesena luajti mirë por ne u vetëvramë, nuk mund të gabojmë kaq shumë. Sot nuk kishim rënie psikologjike. Të luajturit 10 kundër 11 na penalizoi por edhe më parë kishim bërë shumë gabime. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të japim më shumë”.

Rreth mungesës së tij që dukej në mungesën e fantazisë së Juventusit, Aquilani minimizon:
Sinqerisht mendoj që Juventusi është e përbërë nga shumë lojtarë të mëdhenj që sipas meje dinë të mbrojnë dhe të sulmojnë. Unë vija nga një ndalesë 2 javore dhe kjo ndihej. Është një moment delikat dhe të luash mirë është e vështirë, jemi munduar dhe herë pas here nuk ka qenë e lehtë”. /fcjuventus-news/