09 mars 2011

Aquilani ka filluar me stërvitje


Lajme të mira për Juventusin dhe Luigi Del Nerin është rikthimi në stërvitje të Alberto Aquilanit.

Mesfushori Biankoner është rikuperuar nga lëndimi dhe sot në mëngjes ka stërvitur me shokët e skuadrës.

Sot futbollistët kanë stërvitur në mënyrë taktike, pastaj kanë filluar nxemjet, kurse alternativa e fundit ishin ushtrimet. Stërvitja ka përfunduar me një ndeshje të shkurtë ku janë përballur 8 kundër 8 futbollistëve.

Chlaudio Marchisio është stërvitur në Palestër kurse nesër pritet ti bashkohet grupit.
/JUVENEWS.TK/