17 mars 2011

Aquilani-Juve: “ Drejt divorcit”

Sipas lajmeve që vijnë nga Anglia, Alberto Aquilani (26) e shikon të ardhmen e tij gjithnjë e më larg Torinos. Lajmi që u përhap ditë më parë edhe nga Sky Sport, gjen konfirmim sot në ambjentet e Liverpool, ku po mendohet për një rikthim të Aquilani tek The Reds, duke parë edhe interesimin e Juventusit për Andrea Pirlo (31).

Ky interesim shihet si një pengesë për blerjen përfundmimtare të Aquilani, dhe është pikërisht kjo arsyeja që Liverpool kërkon ta kthejë mbrapsht lojtarin për ta huzuar më pas tek një tjetër ekip italian. Është vetë Milan që këtë opsion mund ta shfrytëzojë. Pritet një lojë më 3 sponde. /fcjuventus-news/