11 mars 2011

Antonioli, 25 vite më parë debutimi ndaj Juves

Nesër në mbrëmje Çezena-Juventus do të jetë diçka më shumë se një ndeshje për Françesko Antoniolin. Gjyshi i Serisë A, 41 vjeç, ka një kujtim të veçantë me bardhezinjtë. 25 vite më parë portieri aktual i Çezenës ka debutuar midis profesionistëve.

Ka qenë një ndeshje e Kupës së Italisë dhe Monza e tij përballej me Juven. Që nga ajo kohë Antonioli ka ndryshuar shumë ekipe duke kaluar nga Monza te Milani. Françesko, ishte 16 vjeç dhe një çerekshekulli më vonë është akoma protagonist në fushat e kampionatit italian.

Sa për t’u kuptuar, në atë Juve ishin Kabrini, Takoni, Platini, Serena dhe ai, një portier shumë i ri ka treguar aftësitë e tij duke pritur gjithçka, siç ka kujtuar Bonin: “Ka pritur gjithçka, e mbaj mend mirë”.
/JUVENEWS.TK/