11 mars 2011

Anjeli-Elkan, “bashkojnë” Juven në Vinovo

Pronari dhe presidenti i klubit bardhezi janë takuar me skuadrën bardhezi para ndeshjes së nesërme

Të mërkurën në Vinovo ka qenë dita e zëvendëskryeministrit izrealit Libermanb, dje ajo e “qeverisë” juventineme Xhon Elkan dhe Andrea Anjeli, respektivisht përfaqësues të pronësisë dhe presidencës. Dy kushërinjtë kanë vizituar dy kantieret e hapura: në fillim atë të stadiumit të ri, ku punimet vazhdojnë me ritme të shpejta, më pas atë të “inxhinjer” Del Nerit, shumë mbrapa me punën sepse është bllokuar nga rrënojat që kanë lënë tri humbjet e fundit.

Një vizitë domethënëse, por edhe e gjatë: Elkan ka folur me disa lojtarë, midis të cilëve Krasiç dhe De Çelje, para se të provonte aftësitë e tij me disa goditje në tabelën e lëvizshme të basktebollit, që shpesh përdoret gjatë stërvitjeve. Pronari dhe Presidenti kanë drekuar bashkë me skuadrën dhe stafin teknik.

Me urimin që, gjithsesi, ky bashkëpunim të vazhdojë deri në qershor. Vizita e djeshme ka thyer akullin i dy ditëve të para të javës bardhezi, ditë të izolimit të skuadrës në një atmosferë surreale, edhe për shkak të heshtjes së drejtuesve të klubit dhe indeferncës së tifozëve që tashmë duket se janë dorëzuar.

Skuadra është në vështirësi, në pritje të ndeshjes të së shtunës në Çezenë. Do të jetë ndeshja e së vërtetës, për Del Nerin dhe për lojtarët, edhe një herë në provë. Prezenca e Anjelit dhe Elkan i ka dhënë besim dhe qetësi grupit, ka bërë të ditur klubi bardhezi në saitin zyrtar në internet:

“Ka qenë një drekë e vërtetë në familje që, 24 orë para ndeshjes me Çezenën, i ka bërë mirë moralit të lojtarëve”. Ndërkohë, Alesandro Matri nuk është në provë, por në kërkim të një revanshi të vogël pas tri paraqitjeve të fundit zhgënjyese.

Mesatarja e tij te Juventusi është gjithsesi e mirë: një gol çdo dy ndeshje (3 gola në 6 ndeshje), të njëjtën ecuri që kishte te Kaljari (11 gola në 22 paraqitje). “Dua të vazhdoj në këtë rrugë, - ka deklaruar sulmuesi, - sepse është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat që i kam vënë vetes. Kombëtarja?

Duke luajtur mirë me skuadrën time, edhe kjo patjetër do të vijë për rrjedhojë”. Dhe atëherë vëmendja është përqendruar te Çezena, skuadër, ndaj së cilës, Matri ka shënuar më parë me fanellën e Riminit: “Do të jetë një luftë e vërtetë.

Ata po luftojnë për mbijetesë dhe po kalojnë një moment të mirë, kështu që do të duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi te loja jonë, më shumë se te kundërshtarët. Një rezultat pozitiv do të na ndihmonte të zhbllokoheshim. Po kalojmë një periudhë negative dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, por nuk duhet të dorëzohemi”.

Për të zhbllokuar klasifikimin në fillim duhet të “zhbllokohemi psikologjikisht: kush ka folur për një problem të tillë ka të drejtë. Tani duhet të jemi të gjithë të bashkuar, klubi, trajneri, stafi dhe skuadra, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të dalim nga vështirësitë”.
/JUVENEWS.TK/