03 mars 2011

Anjeli: "Dialog i vazhdueshëm me Del Nerin"

"Uniteti i grupit është i paprekur, momenti i vështirësive nuk ndryshon historinë që jemi duke shkruar". Andrea Anjeli, në ditën e prezantimit të fanelës celebruese të Juventusit për 150-vjetorin e bashkimit të Italisë, është shfaqur me një fytyrë shumë optimiste dhe të qeshur. Gjithsesi, momenti që po kalon Juventusi nuk është favorizues: "Me Del Nerin është një fazë në të cilën jemi duke folur shumë, varet edhe nga rezultatet".

Del Piero?

"Të lumtur dhe krenar që dëshiron të qëndrojë, kemi kohë për rinovimin". Të paktën në rastet zyrtare, Anjeli provon të shfaqë një sens uniteti që rezultatet, në fakt, provojnë ta inkriminojnë: "Uniteti i grupit është i paprekshëm. E dimë shumë mirë që jemi duke kaluar një moment të vështirë.

Jemi shumë të qartë për ndryshimet që duhet të kryejmë në verën e ardhshme, por historia që jemi duke shkruar nuk ndryshon. Grupi është i bindur". Me trajnerin Del Neri, ndërkohë, vazhdohet të flitet dhe të arsyetohet për të mos lënë asgjë në dorë të rastësisë: "Ekzistojnë momente në të cilat dialogu është më shumë ose më pak intensive në varësi të rezultateve.

Ky është një moment ku jemi duke kryer një dialog të vazhdueshëm me trajnerin, por grupi është i bashkuar dhe kompakt". Mbi Del Pieron, presidenti bardhezi është shprehur: "Ka shfaqur vullnetin e tij për të qëndruar. Jemi absolutisht shumë krenar dhe do të ketë kohë për të përfunduar mirë këtë çështje". Në fund të komentit të tij, Anjeli ka folur për fanelën celebruese: "Jemi krenar që marrim pjesë me këtë iniciativë në festimet për 150-vjetorin e Italisë.

Juventusi ka 114 vite jetë, ka thënë Anjeli dhe më pëlqen të mendoj që, historia jonë ka shoqëruar edhe atë të vendit nëpërmjet pasionit të miliona njerëzve që në të gjithë Italinë kryejnë tifo për Juventusin".
/JUVENEWS.TK/