05 mars 2011

Ançeloti shikon një ndeshje të ekuilibruar

Ish-trajneri i të dyja skuadrave: Por Juvja mund të fitojë, duke e vënë në vështirësi Milanin

Ka qenë trajner i Juventusit dhe i Milanit. Jemi duke folur për Karlo Ançelotin, i cili sot do të jetë spektator i veçantë në supersfidën e “Olimpiko”-s. Milani është i favorizuar, së pari nga vendi që mban në klasifikim, por sipas trajnerit nga Rexhiolo, bardhezinjtë mund të surprizojnë.

“Dy ekipet luajnë në mënyra të ndryshme, taktika do të jetë një element shumë i rëndësishëm. Nëse Juve do të dijë të mbajë kompaktësinë, ashtu si ndaj Interit, mund ta vendosë në vështirësi Milanin. Fitorja e tyre nuk është e sigurt, edhe pse e meritojnë kreun e klasifikimit.

” Juventus vjen pas një sezoni jo në lartësinë e duhur. “Problemi i Juves nuk është performanca individuale e ndonjë lojtari, që në disa raste kanë qenë të larta, si ndaj Interit. Por problemi qëndron tek vazhdimësia.

Është e vështirë të gjykosh nga jashtë, me siguri skuadra ka ndryshuar shumë dhe pas një rinovimi kaq të madh, nuk është e thjeshtë të gjendesh menjëherë në krye. Ecuria ka qenë ndikuar nga dëmtimet dhe nga ndryshimet.” Një protagonist i mundshëm mund të jetë Matri, të cilit Ançeloti i bën komplimenta.

“Këto kohët e fundit, është ndër të rinjtë që janë përmirësuar më shpejt nga sa pritej, e njoh prej kohësh kur luante tek të rinjtë e Milanit dhe mund të them se e meriton Juven.” Në fund Karleto e mbyll me disa fjalë për të ardhmen e tij tek Roma.

“Do të jem në Itali në korrik? Jo, kam ende një vit kontratë me Çelsin dhe dua të qëndroj në Angli. Roma? Po, i lexoj mediat italiane edhe pse jetoj në Londër.”
/JUVENEWS.TK/