14 mars 2011

Analistët janë për Spalletti trajner dhe Lippi drejtues

Shumica e trajnerëve të Serie A, së bashku me analistë të mirënjohur sportiv shprehen hapur mendimin e tyre për guidën e ardhshme teknike të Juventusit.

Mendimi i tyre është për qëndimin e Del Neri-t deri në fund të sezonit dhe vitin e ardhshëm një ndërrim që do të shoqërohet edhe me përfrocime të shumta.

Specialistët shprehen se Spalletti do të ishte zgjedhja e duhur, duke parë eksperiencën e madhe, të shoqëruar nga një moshë relativisht e re.

Gjithashtu Spalletti ka fituar shumë deri tani, duke patur parasysh kupat e fundit në Rusi dhe ato të mëparshme me Romën në Kupë Italie dhe Superkupë.

Për sa i përket drejtimit të jashtëm, ka gjithashtu një opinion unanim për Lippi, i cili është shumë i preferuar nga drejtuesit dhe tifozët juventinë. /fcjuventus-news/