05 mars 2011

Allegri: Pato starton!

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri dje ka deklaruar se sulmuesi brazilian, Pato do të startojë në ndeshjen kundër Juventusit.

“Pato po kalon në një formë tepër të mirë dhe për këtë arsye ai do të startojë në ndeshjen kundër Juventusit. Gjithashtu të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Boateng i cili është rikthyer nga lëndimi dhe është në formë të mirë”.

“Ndërsa për lojtarë tjerë ende nuk kam vendosur asgjë, ashtu si edhe për formacionin”, tha Allegri.
/JUVENEWS.TK/