05 mars 2011

Allegri: Jemi plotësisht të rikuperuar

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se lojtarët e tij të lënduar janë kthyer nga lëndimi dhe janë të gatshëm për pjesën më të rëndësishme të këtij sezoni.

Milani kishte një numër të madh të lojtarëve të lënduar, ndërsa shumica prej tyre janë rikuperuar dhe janë të gatshëm për pjesën më të rëndësishme të sezonit.

“Tani gati e gjithë skuadra është rikuperuar dhe gati të gjithë janë të gatshëm për lojë përpos, Ambrosinit, Pirlos dhe Inzaghit. Këta lojtar janë rikuperuar për pjesën më të rëndësishme të këtij sezoni”, tha Allegri.
/JUVENEWS.TK/