04 mars 2011

Allegri: Do ta mposhtim Juven!

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është i bindur se skuadra e tij do të shënojë fitore në ndeshjen kundër Juventusit.

Milanti nesër takohet me Juventusin në Olimpico ndërsa Allegri është shprehur tepër optimist për këtë ndeshje duke thënë Rosonerët do të fitojnë këtë takim.

“Do të jetë një ndeshje tepër e vështirë për ne sepse Juventusi luan shumë mirë me klubet e forta. Ne do të japim maksimumin dhe do të mundohemi të nxjerrim tre pikë në këtë takim që do të jenë vendimtare në garë për Scudetto”, tha Allegri.
/JUVENEWS.TK/