18 mars 2011

Agjenti i Tasci: “Serdar kërkon të shkojë në Itali”

Në shtëpinë e Juventus kthehet në modë emri i Tasci(23). Sic bën të ditur për Calciomercatoëeb.it agjenti i tij Maurizio Gaudino, Tasci do të ishte entuziast dhe do të kishte shumë dëshirë të luajë në Itali:

“Momentalisht nuk ka asgjë, nuk më ka kontaktuar njeri, por nuk është hera e parë që Serdar kërkohet nga Juve. Unë mendoj se do t’i bënte punë bardhezinjëve duke parë situatën aktuale dhe ai ka dëshirë të luajë në Itali. Është i ndjekur edhe nga skuadra angleze, por nëse do t’i duhej të zgjidhte, ai do të zgjidhte Italinë.

Ai tashmë është i fokusuar tek kampionati i Shtuttgart. Kanë fituar ndeshjet e fundit dhe situata është përmirësuar. Interi nuk e ka kërkuar, por sidoqoftë ai kërkon skuadra me nivel të lartë. Është i ri dhe ka eksperiencë edhe me kombëtaren gjermane”- përfundon Gaudino. /fcjuventus-news/