17 mars 2011

Abidal me tumor, operohet


Një lajm që e tronditi Barcelonën dhe botën e futbollit: Eric Abidal është dianostifikuar nga një tumor në mëlçi, kështu që ai duhet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Ky operim ishte paraparë të bëhej të premten, por planet kanë ndryshuar dhe mbrojtësi i majtë francez duhet t’i nënshtrohet operacionit të enjten (sot) në një spital të Barcelonës, te mjeku Josep Fuste Obregon.

Klubi katalunas ka njoftuar se përshpejtimi i operimit nuk ka të bëjë me përkeqësimin e gjendjes fizike të lojtarit. Solidarizim shumë, shumë i madh, ndërkohë, nga të gjitha pjesët e botës ka arritur për mbrojtësin francez.

“Forca Abi, jemi me ty. Je një person i fortë dhe do ta kalosh sigurisht gjithë këtë”, i jep kurajë shokut të tij të skuadrës spanjolli Carles Puyol.

Mbështetja për Abidal nuk ka munguar as nga yjet e Realit të Madridit, Kaka e Cristiano Ronaldo. “Lutemi për Abidal. Zoti e bekoftë”, thotë mesfushori brazilian përmes rrjetit social Twitter. “Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe të kthehet sa më shpejt në fushë”, uron kampioni portugez.

Shpresojmë që për Abidal të shkojë gjithçka mirë dhe pasi të shërohet, t’i kthehet fushës së blertë.
/JUVENEWS.TK/