04 mars 2011

Abiati gjithnjë e më shumë i besueshëm

Moment pozitiv edhe për Kristian Abiatin, i cili në moshën 34-vjeçare, po përjeton një nga sezonet më të mirë të tij. Portieri lombard, siç edhe e quan “Tuttosport”, ka pësuar vetëm 15 gola në 25 ndeshje, duke eliminuar konkurrencën e Amelias dhe duke rikandiduar edhe për Kombëtaren.

Për të ardhmen, flitet akoma për Federiko Marketin, por Abiati nuk do t’ia dijë për këtë çështje dhe të shtunën do të kthehet me nder në shtëpinë e Juventusit, që në 2005-n e mori për të zëvendësuar (mëse denjësisht) Bufonin e dëmtuar.
/JUVENEWS.TK/