12 shkurt 2011

Rrëfehet Blank: Më kërkuan Interi e Juve

“Më kërkuan Interi dhe Juventusi”, deklaroi trajneri i përfaqësueses franceze, Loran Blank, në një intervistë për “Italia Uno”.

“Por i pata dhënë fjalën kombëtares”, shpjegoi Blank. “Në fund të sezonit me Bordonë vendosa të marr përfaqësuesen dhe kur e jap fjalën, e mbaj. Do të më pëlqente të punoja në Itali. Është pak e vështirë, pasi nuk ka shumë trajnerë të huaj. Por në të ardhmen mund të ndodhë”.

Ish-tekniku i Bordosë komentoi edhe suksesin e munguar të Johan Gurkufit te Milani: “Nuk duhet të harrojmë që mbërriti te Milani ende i ri, pa luajtur shumë në Francë. Pastaj, aty kishte shumë konkurrencë. E pata dy vjet te Bordoja dhe aty u bë profesionist i madh”.