19 janar 2011

Juve i rikthehet stërvitje, mungon Chiellini

Juventus sot i është rikthyer stërvitjeve pas fitores ndaj Barit të dielën me rezultat 2-1, por një lajm jo i mirë për Juven është mungesa e Giorgio Chiellinit në stërvitje.

Juventusi ndeshjen e ardhshme e ka kundër Sampdorias si mysafir, ndërsa Chiellini nuk u paraqit në këtë stërvitje për shkak të një gripi të lehtë.

Ai qëndroi në shtëpi, ndërsa me grupin u stërvitën edhe lojtarë si Iaquinta, Grosso, De Ceglie, Rinaudo dhe Amauri.

Juventus tani është në pritje të rikthimit të lojtarëve të lënduar dhe po shpreson që të paktën t’a siguroj vendin e katërt, pasi që muajin e kaluar kishte raste kur të lënduar i kishte pothuajse 13 lojtarë.