21 janar 2011

Forlan-Juve më pranë, menaxheri dhe Marota takohen në Torino

Vazhdon telenovela e sulmuesit te Juventusi. Kur duhen edhe rreth 10 ditë nga mbyllja e merkatos, Bepe Marota, edhe pse pronarët i kanë thënë se nuk do të shpenzojnë as edhe një euro në janar, nuk tërhiqet dhe ëndërron goditjen e madhe: në “pole” mbeten gjithnjë Luis Fabiano e Forlan, dy lojtarë jo të rinj në moshë, por që gëzojnë besimin se mund t’u garantojnë bardhezinjve agresivitet në sulm. Nëse braziliani vazhdon të çojë sinjale pozitive nga Sevilja dhe pret një lëvizje nga Torino, e përditshmja torineze “Tuttosport” shkruante dje në lidhje me takimin e zhvilluar në zyrat e Juventusit mes drejtorit të përgjithshëm dhe menaxherit të sulmuesit Uruguaian, Daniel Fabian Bolotnikof. Marrëveshja mes palëve flitet se është arritur, Forlan pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare për 4.5 milionë, por kjo do të jetë e lidhur edhe me rezultatet e skuadrës. Pengesa e vetme është kërkesa e Atletikos së Madridit, që kërkon 15 milionë euro për kartonin e “Topit të Artë” të Botërorit të fundit në Afrikën e Jugut..