30 nëntor 2010

Juventus- Kundër një Fiorentine me të rinj duhej të fitohej

"Skuadra bardhezi nuk ka luajtur siç i takon Juventusit, duke treguar në fushën e lojës një lojë të zbehur dhe duke mos treguar cilësinë kryesore të skuadrës që është agonizmi, që është edhe në ADN e kësaj skuadre. Pavarësisht se nuk ka në dispozicion një skuadër që mund të luftojë për titullin kampion, kjo ndeshje duhet të ishte fituar me çdo kusht, sepse uria vjen duke ngrënë dhe Fiorentina ishte një formacion me shumë të rinj në përbërje, ku nuk tregoi ndonjë gjë të madhe. Barazimi ka qenë i drejtë në këtë ndeshje, që ka ardhur në fund të një ndeshjeje që ka qenë mediokre përsa i përket nivelit teknik dhe lojës që kanë treguar të dy këto skuadra të rëndësishme të futbollit italian".

Moxhi: "Juve duhet të fitonte! Interi, fitore me fat"

Torino (Itali)- Luçiano Moxhi, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, duke folur në emisionin televiziv "Moxhi dje dhe nesër", që transmetohet në "Gold Sport" ka komentuar si zakonisht në çdo ditë të hëne edhe javën e radhës në kampionatin italian, ku ka prekur disa nga argumentat më pikante të javës që përfshijnë panoramën e skuadrave më të mëdha të futbollit italian që janë edhe më të ndjekurat.

Juvja thotë “titull”, por duhen përforcime

Tekniku bardhezi synon për “më lart”, por me blerje në janar. Maksi Lopez, objektivi numër një

Sintezën më efikase e bëri Sinisha Mihajlloviç: “Diferenca mes Milanit dhe Juventusit, është Ibrahimoviç”. Në tetë ditë Fiorentina luajti kundër skuadrave të Alegrit e Del Nerit dhe duke parë rezultatin e të dyja ndeshjeve, dalin të dhëna të rëndësishme: me vjollcët Juvja goditi në portë më shumë sesa Milani (9 herë në portë dhe 9 jashtë kundrejt 5 finalizimeve mes shtyllave dhe 7 jashtë të kuqezinjve) dhe pësoi aq sa Milani (3 goditje në portë dhe 5 jashtë kundrejt 7 në kuadrat dhe 1 jashtë), me ndryshimin që Storarit iu desh të priste vetëm një herë në minutën e 95-të, ndërsa Abiati ishte më i miri në fushë.

Nga ana tjetër, kush blen Ibrën e di që ka në ekip njeriun që zgjidh ndeshjet e ekuilbruara. Kush nuk e ka, kërkon rrugë të tjera dhe Juventusi i ka gjetur shpesh. Por kur nuk ka ndodhur ama, e ka ngadalësuar ritmin.

REFLEKTIME - Të shtunën në mbrëmje Xhiorxhio Kielini analizoi situatën, duke bërë një krahasim me Milanin: “Kush do të qëndrojë pas kreut, duhet t’i fillojë ndeshjet me një tjetër shpirt. Në 30-të minutat e para me Fiorentinën nuk luajtëm siç duhet. Një javë më parë Milani luajti dobët, por gjithsesi e mundi Fiorentinën”. Simone Pepe, autor i golit të shkëlqyer të barazimit, tregon dëshirën për të fituar që ekziston në skuadrën bardhezi.

“Kur pashë që topi hyri në rrjetë, thashë me vete të festojmë shpejt dhe të provojmë të fitojmë. Është akoma shpejt për të folur për titullin, por duhet të mendojmë si një skuadër e madhe”. Dhe Xhixhi Del Neri transmeton optimizëm: “Besoj akoma më lart te titulli. Renditja më intereson në maj: Roma vitin e shkuar ishte -14 pikë dhe iu afrua titullit. Nëse ruajmë këtë mendësi, kemi një të ardhme në kampionat, - shpjegon Del Neri.

MAKSI QENDËRSULMUES - Dhjetë rezultatet pozitive radhazi në kampionat, pra janë baza. Hapi cilësor do të bëhet kur Juventusi të fitojë ndeshjet e ekuilibruara ose ato në të cilat nuk luan mirë. Për t’ia dalë, duhet, nëse jo Ibrahimoviç, një qendërsulmues, i cili nga janari në maj, të shënojë gola me peshë. Mes emrave më të mundshëm (Benzema, Forlan, Matri), spikat Maksi Lopez, që ka shumë adhurues në skuadër, është i ri (26 vjeç), por me përvojë (ka luajtur te Barcelona).

Sulmuesi i Katanias, duke iu përgjigjur një pyetjeje të shtypit argjentinas, nuk fshihet: “Juvja? Duhet të flas në fillim me klubin. Unë sot jam mirë te Katania, por është normale që një lojtar ka ambicie dhe kjo mundësohet vetëm në klube të mëdha. Nëse do të vijë ndonjë ofertë, do t’i takojë klubit të vendosë të ardhmen time”. Dhe ndërsa trajneri i Katanias, Marko Xhiampaolo pret (”Shpresoj të qëndrojë”), Juvja reflekton. Për titullin duhet një “Maksi” qendërsulmues. Që mund të jetë pikërisht Lopez?

SUPER GRANDE JUVE LIFA - Rezultatet


JAVA 14 me 27/28.11.2010 

Sampdoria - Milan (1-1)
Juventus - Fiorentina (1-1)
Tottenham - Liverpool (2-1)
Bolton - Blackpool (2-2)
Barcelona - Real Madrid (5-0)
Lyon - Paris Saint Germain (2-2)
Hamburger - Stuttgart (4-2)
Kaiserslautern - Schalke (5-0)

MILAIM RUSHITI - 4 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (1) po
Bolton - Blackpool (X) po
Barcelona - Real Madrid (1) po
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (X) jo

DRILON DRAGUSHA - 3 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (x) jo
Bolton - Blackpool (x) po
Barcelona - Real Madrid (2) jo
Lyon - Paris Saint Germain (x) po
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Shkelzim Halimi - 2 pike

Sampdoria - Milan (x) po
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (2) jo
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (2) jo
Lyon - Paris Saint Germain (1) jp
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Rilind Kastrati - 0 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (2) jo
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (x) jo
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (x) jo
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Genc Hoxhaxhiku - 2 pike

Sampdoria - Milan (1) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (1) po
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (2) jo
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

BesLind kastrati - 3 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (1) po
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (1) po
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Labinot Ademi - 2 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (1) po
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (1) po
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (x) jo
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Endrit Mustafa - 2 pike

Sampdoria - Milan (1) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (2) jo
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (1) po
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart (1) po
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

Arjan Ramadani - 2 pike

Sampdoria - Milan (2) jo
Juventus - Fiorentina (1) jo
Tottenham - Liverpool (1) po
Bolton - Blackpool (1) jo
Barcelona - Real Madrid (1) po
Lyon - Paris Saint Germain (1) jo
Hamburger - Stuttgart ( 2) jo
Kaiserslautern - Schalke (2) jo

TABELA

1.Milaim Rushiti 53 pik
2.Beslind Dragusha 50 pik
3.Beslind Kastrati 48 pik
4.Endrit Mustafa 42 pik
5.Arjan Ramadani 41 pik
6.Genc Hoxhaxhiku 37 pik
7.Labinot Ademi 35 pik
8.Shkelzim Halimi 27 pik

9.Adil Latifi 20 pik
10.Edmond Krasniqi 15 pik
11.Bujamin Zeqiri 11 pik
12.Valmir Zeqiri 11 pik
13.Sevdaim Arifi 10 pik
14.Rilind Kastrati 5 pik
15.Alban Manxhuka 1 pik
16.Ramadan Ademaj 0 pik

JAVA 15 me 04/05.12.2010
AFATI I FUNDIT DITA E PREMTE ME 03.12.2010 - ora 0:00


Napoli - Palermo (?)
Parma - Udinese (?)
Villarreal - Sevilla (?)
Real Madrid - Valencia (?)
West Bromwich - Newcastle (?)
Sunderland - West Ham (?)
Wolfsburg - Werder Bremen (?)
Schalke 04 - Bayern Munich (?)

29 nëntor 2010

Marotta: Mund ta fitojmë Scudetton


Drejtori i Juventusit, Guseppe Marotta, ka thënë se Bianconerët janë në gjendje për ta fituar Scudetton, ndërsa konfirmoi qëndrimin e Gianluigi Buffon dhe Alberto Aquilanit.

“Tabela flet qartë dhe ne duam të luftojmë për atë. Ne e dimë se ekipet tjera nuk janë në formën më të mirë”.

“Juventusi bëri ndryshime radikale dhe 12 lojtarë erdhën këtu. Krahasuar me Interin dhe Milanin, ne nuk ndryshuam vetëm trajnerin”, tha Marotta.

Pepe mëson nga Del Piero

Mesfushori i Juventusit, Simone Pepe ka bërë të ditur se merr këshilla në ekzekutimin e goditjeve të lira nga specialisti, kapiteni i ekipit, Alessandro Del Piero. Pepe shënoi golin e barazimit 1-1 me Fiorentinën, të shtunën, pikërisht nga goditja e lirë.

“Shpeshherë pas përfundimit të stërvitjes ndalem me Del Pieron për të ushtruar goditjet e lira”, tha Pepe.

Një autogol nga Marco Motta e kaloi Fiorentinën në epërsi, mirëpo Pepe befasoi portierin Artur Boruc duke e mposhtur në minutën e 82-të.

Maxi Lopez i kënaqur me interesimin e Juventusit


Sulmuesi i Catanias, Maxi Lopez, është i lumtur që është cak i njërin prej klubeve më të mëdha të Serie A, Juventusit.

Argjentinasi është cak i menaxherit gjeneral të Juves, Beppe Marotta, për afatin kalimtar të janarit, dhe atij i pëlqen kjo ide.

“Interesimi nga Juventus? Sot jam i lumtur që luaj për Catania, por sigurisht Juve do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën time. Të dy klubet duhet të bisedojnë dhe pastaj unë do të vendos për të ardhmen time me drejtuesit e Catanias. Jam duke shijuar momentin pa menduar për tregun e transferimeve”, ka thënë Lopez.

28 nëntor 2010

Lojtarët i rikthehen stërvitjeve në borë...


Sot Vinovo u zbukurua nga dëbora e parë, Bianconerët kanë rinisur trajnimin pas barazimit natën e së shtunës kundër Fiorentinës.

Lojtarët janë rikthyer në stërvitje sot në mëngjes, për të punuar për ndeshjen e ardhshme në kuadër të Europa League ku Juventus do të jetë mysafir i Lech Poznan.

Lojtarët që kanë luajtur në ndeshjen kundër Fiorentinës janë stërvitur në palestër, por pjesa tjetër e grupit e përbërë nga Iaquinta, Lanzafame, Pepe, Salihamidzic, Sissoko, Traore, Sorensen dhe Giannetti kanë stërvitur në fushë. Veçmas ka stërvitur Zdenek Grygera, i cili vazhdon me programin e tij të rimëkëmbjes.

Të hënën do të zhvillohen stërvitjet e fundit, para se skuadra të niset për në Poloni. Fillimi i seancës stërvitore është caktuar për në ora 15:00 pasdite.

GEZUAR 28 NËNTORIN

Duke u lutur për JU dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, qe të përjetoni gjithë knaqësitë dhe gjithë të mirat e mundëshme në jeten tuaj, nga zemra dhe thellësia më e madhe e shpirtit tim, JU UROJ GËZUAR festen e trefishtë kombtare.

- 28 NËNTORIN, Diten e Flamurit, Diten e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditëlindjen e heroit tonë të madh kombtar ADEM JASHARIT.

Edhepse këtu, ndoshta por edhe pa ndoshta, nuk është vendi adekuat për krijime poetike, unë po JU uroj festen edhe me poezinë :

KRENARIA NDERSHEKULLORE

Njëzet e tetë Nëntori
rroftë gjerë në pakufi,
është Dita e Flamurit
shumë luftërave që u ka pri.

Krenari ndershekullore
e kishim e do ta kemi,
me te i tregojmë gjithë botës
kush, në të vërtetë na jemi.

Jem’ bijtë e asaj shqipeje
ndër shekuj me gjak të larë,
kurr nuk u gjinjëzuam
prore mbetem krenarë.

Sot flamuri jonë
tjetër mision ka,
të na prij në fitore
mbi projekte të mëdha.

Në çdo njëzet e tetë nëntor
JU këndoni e festoni,
shqipen dykrenare
sa më lartë ta qoni.

Le të valojë e bekuara
si në kohë të Skënderbeut,
forcë e krenari
le t’i sjellë Atdheut.

Del Neri: Start i keq ndaj Fiorentinës

Juventusi e humbi mundësinë e artë për t’iu afruar edhe më shumë Milanit në tabelën e Serie A, ndërsa trajneri Luigi Del Neri shprehet se starti i Bianconerëve ishte jashtëzakonisht i keq.

“Ne po përmirësohemi ende. Fiorentina arriti që të kalojë në epërsi, kurse ne nuk ishim në gjendje që të shënojmë golin e barazimit, përkundër disa rasteve në pjesën e parë. Unë pashë karakter të mirë te njerëzit ie mi, të cilët luftuan deri në fund dhe mendoj se ata u shpërblyen në fund”.

“Sidoqoftë, duke parë synimet tona këto janë dy pikë të lëshuara. Ne duhet t’i fitojmë ndeshjet si këto dhe pasi që nuk jam aq i interesuar në tabelën e Serie A, ne nuk duhet t’i lejojmë rivalët të marrin frymë lehtë”, ka thënë Del Neri.

Pepe shpëton Juventusin

Simone Pepe ka shënuar një gol të vonshëm për të ndihmuar Juventusin të shmangë turpërimin dhe të nxjerrë së paku një pikë në ndeshjen përballë Fiorentinas të zhvilluar në Olimpico.

Biankonerët e panë veten në disavantazh pas vetëm katër minutash lojë, pasi Marco Motta shënoi një autogol, pas një goditje të Juan Vargas. Mysafirët e ruajtën avantazhin deri në tetë minutat e fundit të ndeshjes, kur Pepe dërgoi topin në rrjetën e Artur Boruc nga një goditje e lirë.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë në dy minuat e fundit të ndeshjes, pas përjashtimit të Felipe me karton të kuq.

Me barazimin e sotëm, Juventusi humb rastin të ngushtojë diferencën në krahasim me liderin e tabelës, Milanin, që po ashtu u ndalua me barazim 1-1 më herët në fushë të Sampdorias. Juve tash mbledh 24 pikë në pozitën e katërt, po aq sa ka edhe Napoli në pozitën e tretë, derisa Rossonerët mbajnë kreun me 30 pikë. /

26 nëntor 2010

Liverpul deshiron ta rikthei Aquilanin


Liverpul tasht po kerkon nga Juventus qe Aquilanin ta rikthej ne ENFILD ne muain janar, mirpo Juventus nuk e ka ndermend qe ta liroj..

Alberto Aquilani eshte i hazuar ne Juventus deri ne fund te stinorit, mirpo qe nga fillimi ai eshte duke treguar lojra te mira edhe me mire se sa ishte ne Rome.. Liverpul e ka kuptuar formen e tije dhe deshiron ta rikthej..

Akujlani ka kaluar 14 muaj jo te shkelqyeshem ne Liverpul, Eshte huazuar tek Juve, ata po e shikojn mundesin e rikthimit ne Januar, por nuk do te jete e mundur..

Sa pari Aquilani ka fituar nje pozicion te sigurt ne 11 e par te Juves, po ashtu eshte ftuar edhe per perfaqsuesen Italiane, ai deshiron te mbetet ne torino.
Juventus e ka te drejten ta bleje per 15 milion, edhe askush nukmendone se Juve nuk do ta bleje ne fund te stinorit..

Hodson do te diskutoj me Aquilanin dhe do ti premtoj vend te sigurt ne 11 e Liverpulit, mirpo mund te ndodhe qe Aquilani mos te pranoj, pasi qe ai ndihet i lumtur dhe i rikthyer ne forme ne Juventus..

Akuilani: Nuk jam i pazëvendësueshëm

Juventusi ka treguar vazhdimësi në lojë dhe rezultate në kampionat gjatë javëve të fundit, por mesfushori Alberto Akuilani bën thirrje për vetëpërmbajtje.

“E prisja një fillimsezoni kaq pozitiv, por ende nuk kemi bërë asgjë”, pohoi ish-lojtari i Romës dhe Liverpulit. Të dhënat dëshmojnë se me Akuilanin në fushë, Juventusi nuk humbet kurrë. Megjithatë 26-vjeçari nuk e konsideron veten të pazëvendësueshëm: “Është skuadra që luan mirë, është thjesht rastësi që nëntë rezultatet pozitive radhazi kanë ardhur kur unë kam qenë në fushë. Nëse mbajmë këtë ritëm, mund të marrim shumë kënaqësi”.

Akuilani doli nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së fituar 2-0 në fushën e Xhenovas fundjavën që shkoi, por problemi nuk duket i rëndë. “Thjesht një lodhje muskulore. Besoj se do të jem në ndeshjen me Fiorentinën”, siguroi ai. “E dija që Juventusi përfaqësonte për mua një mundësi të rëndësishme, një tren që po kalonte dhe të cilin duhet ta merrja. Një tren që më çoi edhe në kombëtare”.

Juventusi për rekord, emergjenca mbaroi!

Dje në Vinovo Del Neri kishte 17 lojtarë të gatshëm, si asnjëherë tjetër në këtë sezon. Dëmtimet reduktohen

Bardhezinj, jini të bashkuar! Klub, skuadër dhe tifozë bashkohen në prag të sfidës së nesërme kundër Fiorentinës. Rast për të mos u humbur për t’i dhënë vazhdimësi fitores së bukur ndaj Xhenoas, për të arritur në “katet” më të larta të renditjes. Duke përfituar edhe nga dita e bukur me diell në Vinovo, presidenti Andrea Anjeli, i shoqëruar nga miku-këshilltar Pavel Nedved, ka ndjekur stërvitjen nga afër.

Numri një i Juves bisedoi gjatë me Del Nerin për të njohur edhe më mirë gjendjen e bardhezinjve para sfidës me “armiqtë” vjollcë. Një orë bisedë për të thënë diçka mbi të tashmen dhe për të caktuar objektivat e së ardhmes. Presidenti dhe trajneri ama ishin në shoqëri të mirë: 17 futbollistë të gatshëm për Del Nerin, një rekord dhe 300 tifozë të entuziazmuar në tribunat e vogla. Këtë vit në Vinovo nuk ishin parë kaq shumë njerëz.

Del Neri më në fund mund të eksperimentojë sesa i bukur është sikleti i zgjedhjeve. Pas dy muajsh emergjencë totale, me djemtë e skuadrës së të rinjve në shërbim të skuadrës së parë, infermieria po boshatiset. Kanë zbritur në shtatë lojtarët jo të gatshëm për “Zonjën”: Bufon, Rinaudo, De Çelje, Legrotalje, Martinez, Amauri e Grigera, me këtë të fundit që pritet t’i bashkohet shpejt grupit. Lajme të shkëlqyera edhe nga Akuilani, i cili e kaloi problemi në kofshën e djathtë dhe do të jetë gati kundër Fiorentinës.

“Far” i lojës dhe fatsjellës: që kur ish-romanisti luan titullar (Juve-Kaljari 4-2, 26 shtator), Juvja nuk ka humbur asnjëherë. Akuilani punoi me grupin, por pa zhvilluar ndeshjen stërvitore. I njëjti program edhe për Motën. Nesër do të jetë edhe Del Piero, ndonëse kapiteni qëndroi në palestër, pasi ishte me grip. Ky bollëk i pabesueshëm lojtarësh, do ta lejojë Del Nerin të bëjë ndonjë rotacion në prag të ndeshjes në Ligës së Europës, të enjten më 1 dhjetor në Poloni kundër Leh Poznanit, kur Sisoko e Del Piero do të thirren të zëvendësojnë Akuilanin e Kualjarelën, që janë jashtë listës së UEFA-s.

Akuilani: Nuk kemi bërë akoma asgjë

Juventusi është në qiellin e shtatë, por Alberto Akuilani ndalon entuziazmin: “E prisja një fillim sezoni kaq pozitiv, por nuk kemi bërë akoma asgjë, - tha mesfushori bardhezi. - Unë i pazëvendësueshëm? Është skuadra ajo që ka rëndësi, është vetëm një rastësi që nëntë rezultatet pozitive radhazi kanë ardhur me mua gjithnjë në fushë.

Nëse skuadra do të ruajë këtë paraqitje, mund të arrijmë shumë kënaqësi. Zëvendësimi im ndaj Xhenoas? Vetëm një lodhje, por them se kundër Fiorentinës nuk do të jetë aspak e lehtë. Është një skuadër e madhe, por unë mendoj të jem. E dija që Juventusi përfaqësonte për mua një mundësi të rëndësishme, një tren që po kalonte dhe që ishte për t’u kapur në stacionin më të parë. Një tren që më ka rikthyer edhe në kombëtare”, - e mbyll Akuilani.

Juventusi pranë Mario Gomes, Neymar preferon bardhezinjtë

Bepe Marrota dëshiron të sjellë në Torino me çdo kusht një sulmues me vlerë në janar dhe lista e kandidatëve është duke u ngjeshur akoma më shumë. Pista më tërheqëse dhe e rëndësishme është ajo që të dërgon tek francezi Karim Benzema, por të arrihet t'i merret Real Madridi në formë huazimi duket një marrëveshje pothuajse e pamundur. Më e lehtë është ndërkohë të arrihet tek argjentinasi Maksi Lopez, siç ka konfirmuar edhe administratori i deleguar i Katanias, Pietro Lo Monako, për gazetën italiane 'Corriere dello Sport': "Marrota është një mik dhe njihemi prej disa vitesh, në momentin kur do të kryente një ofertë konkrete do ta marrim në konsideratë. Por, një gjë është e qartë: nuk kemi ndërmend të kryejmë skonto…". Sytë janë fokusuar edhe tek Alesandro Matri që luan për Kaljarin, edhe se për bomberin kaljaritan duket se është Milani në avantazh. Bëjnë të shpresosh për mirë, ndërkohë, deklaratat e sulmuesit të ri Neymar nga Brazili: "Propozimi i bardhezinjve është ai që më pëlqen më shumë: Juventusi është një klub që ka një emër të madh në të gjithë botën, ka pranuar sulmuesi i talentuar brazilian që luan për Santos. Edhe se Interi ka prestigj, por unë do të preferoja të vishja fanelën e Juventusit. Për momentin jam tek Santosi dhe do të nderoj këtë kontratë". Sipas asaj që shkruan 'Corriere dello Sport', ndërkohë Zonja Vjetër është shumë pranë Mario Gomez, qendër sulmuesit të fortë të Bajern Mynih, që këtë vit ka shënuar 14 gola në 17 ndeshje. Sulmuesi i kombëtares gjermane nuk ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin holandez Luis Van Gal dhe mund të largohet në muajin janar. Fabio Paratici e ndjek prej kohësh dhe ka takuar që në Bazel menaxherin e tij për të arritur një marrëveshje.

Felipe Melo: "Milani nuk na shkakton frikë!"

Torino (Itali)- Felipe Melo është padiskutim një prej udhëheqësve të mesfushës së Juventusit, që drejtohet nga Luixhi Del Neri. Mesfushori brazilian i bardhezinjve më në fund ka gjetur vazhdimësi në rendimentin e tij, gjë të cilën nuk kishte arritur ta kryente sezonin e shkuar dhe tashmë dëshiron të marrë kënaqësi të mëdha me fanelën bardhezi, të cilën e adhuron: "Me trajnerin Del Neri marrëdhënia është shumë e bukur, ai më pëlqen, është i sinqertë, ka pranuar Melo, duke folur për gazetën italiane "Tuttosport". Kam ndryshuar. Hyj në fushën e lojës dhe nuk bëj më veprime të gabuara, ndërhyrje të ashpra, zënka, gabime në pasime. Dhe mos pyesni nëse ky është Felipe Melo më i mirë, sepse unë nuk kënaqem asnjëherë nga paraqitjet e mia dhe kërkoj të përmirësohem akoma më shumë. Dëshiroj të rritem, gjithmonë e më shumë. Komentatorët televizivë? Ato sigurisht që nuk i duroj dot, por çfarë kërkonin nga unë sezonin e shkuar? Luaj tek Juventusi, luaj në skuadrën kombëtare, jam blerë për 25 milionë euro dhe ata kishin kritika për mua… Ndonjëherë duket sikur duhet të jesh Pele Melo për të kënaqur të tillë kritikët ziliqar! Është e mundshme që të isha skarco sezonin e shkuar? Tashmë vlerësohem për 35 milionë euro dhe gjithsesi gjërat kanë ndryshuar shumë në skuadrën tonë në krahasim me situatën që ekzistonte një vit më parë". Ish-mesfushori i Fiorentinës shpreson të zgjasë shumë shpejt kontratën dhe ka drejtuar objektivin e tij në kapjen e Milanit kryesues: "Nëse nesër presidenti vjen dhe më propozon një kontratë përjetë, dhe mbase edhe një rol në sektorin e të rinjve të Juventusit, unë do të firmosja menjëherë pa pasur asnjë dyshim! Edhe se, sigurisht, e dini shumë mirë sesa e rëndësishme është për mua familja: nevojat që do të kenë familjarët e mi do të jenë gjithmonë prioritet, ka shtuar më tej Felipe Melo. Milani? Këtu tek Juventusi sigurisht që nuk kemi frikë ndaj tyre. Përsa i përket Interit, ndërkohë, do të kemi probleme nëse do t'i shikojmë si një skuadër në vështirësi, mbeten rivalë shumë të frikshëm. Unë kam një dëshirë të çmendur për të fituar. Dhe shikoj që jemi duke u përmirësuar ndeshje pas ndeshje, kështu që… Një skuadër që ka mundur Milanin, siç kemi bërë ne, nuk duhet të vendosë limite".

Intervista e Giuseppe Marotta

Në një intervistë të bërë nga Giuseppe Marotta i cili preki tema të nxehta dhe shumë të përfolura gjatë këtyre ditëve nga pothuajse gjithë gazetat Evropiane e në veqanti ato Italiane.

Merkato e Janarit: Të them të vërtetën është një mundësi e mirë që duhet të shfrytëzohet nga të gjitha ekipet. Te Juve marrim parasyshë dy faktorë, i pari është se ku duhet të intervenojmë për t'a shtuar kualitetin e ekipit, ndërsa i dyti është faktori ekonomik. Pa dyshim që nuk do të bëjmë shpenzime të mëdha, sepse janë disa lojtar shum kualitativ në të cilët ja vlenë të investojmë (me më pak para).

Merkato e Verës: Verën e ardhshme do të punojmë për dy dëshirat dhe objektivat tona prioritarë si Quagliarella dhe Aquilani do t'i shohim mundësitë për ata dy. Në mes Benzemas dhe Dzekos? Pa dyshim që Dzeko, ndërsa duhet të shtoj se Maxi Lopez nuk është në planet tona.

Motta një dështim: Duhet ta kemi të qartë se së fundmi kemi krijuar një revolucion në klub me pothuajse 11 lojtarë të rinjë, një gjë që duhej të bëhej për shkak të moralit ekipor ndërsa nuk mund të bënim më shumë në bazë atyre dy faktorëve të lartpërmendur. Gjithsesi nuk e konsideroj Marco Mottan si një dështim pasi që është vetëm 24 vjeçar.

Andrea Agnelli: Andrea është një menaxher i ri me kapacitetin më të lartë. Një pasion i pa imagjinueshëm për këto ngjyra, një vazhdimësi vendimesh të mira të marrura në favor të Juves nga familja Agnelli, që nga dita kur ata vendosën të investojnë në këtë klub (blerja e klubit).

Sorensen: Ne jemi duke krijuar një model në tri nivele dhe Sorensen është njëri nga ata të cilët mund të qëndroj me sukses në këto tre nivele (Startues i formacionit A, rezervistë në formacionin A si dhe lider në formacionin B). Si erdhi Sorensen? Sorensen arriti në Juve pasi që Tinti e pa atë fillimisht, ndërsa Paratici gjithashtu e vëzhgoi dhe vendosi ta huazoj këtë lojtar për 15.000 Euro.

25 nëntor 2010

Abete indiferent për Scudeton e Juves

Juventusi është në pritje të një vendimi për kthimin apo jo të Scudettos së marrë nga Interi në vitin 2006, ndërsa tani është shprehur kryetari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Giancarlo Abete, i cili ishte indiferent sa i përket kërkesës së Bianconerëve.

“Synimi ynë është që ta shqyrtojmë apelin e Juventusit kur të jetë koha e duhur dhe kur të kemi marrë dritën e gjelbërt nga zyra federale. Une dua t’i kujtoj njerëzit se zyra federale ka filluar aktivitetin kur faktet e reja janë paraqitur në gjykatë. Për çdo rast, ne nuk mund të hymë në një territor i cili nuk na takon dhe që nuk është kompetencë e jona”, theksoi Abete.

Interi mori Scudetton e Juventusit në vitin 2006 për shkak të Calciopolit, ndërsa janë bardh e zinjtë ata që tani kërkojnë kthimin e titullit i cili sipas tyre i takon Zonjës së Vjetër.

Juve-Fiorentina, Mihajlloviç: Shkoj në Torino për të fituar

Trajneri i Fiorentinës ka karikuar skuadrën në pritje të ndeshjes me Juventusin

Sinisha Mihajlloviç e di mirë se si fitohet në fushën e Juves. 20 dhjetorin e kaluar tekniku serb, në drejtim të Katanias, ka fituar 2-1 kundër skuadrës së drejtuar nga Ferrara duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme për qëndrimin në Serinë A në një fushë totalisht të ngrirë. Tani që ndodhet te stoli i Fiorentinës, shpresa është të replikojë arritjen të shtunën në mbrëmje:

“Kisha pak kohë që kisha kaluar te Katania dhe në ndeshjen e parë kam humbur në shtëpi me Livornon, - ka kujtuar Mihajlloviç. - Gjatë darkës tradicionale të Krishtlindjes i ka folur skuadrës administratori i deleguar Lo Monako dhe i është referuar ndeshjes me Bolonjën që duhej të zhvillohej pas pushimeve të dimrit. Unë e kam ndërprerë, duke i thënë se në fillim është Juventusi, ku do të shkojmë në Torino për të fituar, duke iu drejtuar lojtarëve.

Nuk doja që të jepej mesazhi i gabuar, sikur të ishim dorëzuar para kohe. Në Torino kemi bërë një ndeshje të madhe. Me Fiorentinën do të kërkoj të shkoj atje për të fituar. Premtimet e mia? Nëpërmjet shtypit unë i çoj mesazhe skuadrës time. Keni dëgjuar ndonjëherë një trajner të thotë se luan për të humbur? Unë nuk do të them kurrë as se luaj për të barazuar”.

Mihajlloviç nuk i ka fshehur ambiciet e tij, edhe pse përballë do të jetë një skuadër në formë shumë të mirë si Juventusi i Del Nerit: “Eshtë një skuadër e organizuar, kompakte si të gjithë skuadrat e drejtuara nga Del Neri. Ka sulmin më të mirë të kampionatit, është në formë, - ka shpjeguar tekniku serb. - Por çdo ndeshje duhet luajtur, kjo është e rëndësishme, por akoma jothelbësore. E dimë se mund të na vënë në vështirësi, por edhe ne mund të themi fjalën tonë. Juvja për titull? Mund të jetë.

Ndoshta Milani dhe Interi kanë pak më shumë cilësi individuale që mund të vendosin një ndeshje, por si organizim dhe si skuadër Juventusi është superior. Unë te Juvja një ditë? Të gjithë do të donin të luanin ose të drejtonin një skuadër të tillë. Por dua të shtoj se asnjëherë nuk do të kisha shkuar te Juventusi i Moxhit. Ndërsa kjo tani është një gjë totalisht e ndryshme. Më pëlqen presidenti i tyre, më pëlqejnë Marota dhe Paratiçi, më pas është edhe Nedvedi”, ka përfunduar Mihajlloviç.

Kielini, kontrta me Juven është e pavlefshme

LAJMI ME I ZGJERUAR NGA STAFI GRANDEJUVE - Shoqata e Arbitrave Italianë ka bërë të ditur se marrëveshja nuk i referohet kontratës së re kolektive

Shoqata e Futbollistëve Italianë nuk e ka konfirmuar akoma rinovimin e kontratës së Xhiorxhio Kielinit, për shkak të disa normave që nuk janë shtuar akoma në kontratën kolektive të futbollistëve. Zëvendëspresidenti Leonardo Groso ka konfirmuar dje se marrëveshja “mund edhe të prishet, ne mendojmë se kontrata e re nuk është e vlefshme”. Më pas, është korrigjuar: “Kam folur për Kielinin duke iu referuar vetëm përqindjeve të fleksibilitetit të kontratës së tij”.

“Nuk kisha ndërmend të diskutoja vlefshmërinë e një kontrate të veçantë, - ka vazhduar Groso, - por vetëm të shprehja dyshimet e mia në lidhje me disa mospërputhje juridike sipas Gjykatës së Lartë për vlefshmërinë e kontratave të futbollistëve në përgjithësi”.

Saktësimi ka ardhur pasi deklaratat e dhëna mëngjesin e djeshëm në Federatën Italiane të Futbollit pas mbërritjes në federatë ku ka thënë se “mendimi i Gjykatës nënvizonte se kontratat e reja duhej t’i referoheshin marrëveshjes së vjetër kolektive dhe nuk mund të ndiqen skema që janë përcaktuar vetëm nga njëra palë”

. Dhe më tej: “Fleksibiliteti i pranuar nga mbrojtësi bardhezi (flitet për 25%) është një autogol i LEGA-s dhe nuk më duket një ndryshim i madh, duke parë se që në 2006-ën është parashikuar mundësia për të arritur deri në 50%. Si gjithmonë në nivel mediatik, kjo histori ka dalë në momentin e duhur. Një reklamë për LEGA-n? Le të themi se ka qenë vetëm një rastësi”. Groso, prej pak ditësh i emëruar në krye të Sindakatës Ndërkombëtare të Futbollistëve Profesionistë, ka përsëritur se një nga pikat më të “diskutueshme” ka të bëjë me emërimin e një komisari juridik.

“Ka juristë, - ka përfunduar ai, - që mendojnë se nuk është e mundur”. Ndërkohë, pas seancës stërvitore të ditës së martë, dje Juventusi ka zhvilluar punë tekniko-taktike. Në seancën e dytë në pritje të ndeshjes të së shtunës kundër Fiorentinës në Torino, bardhezinjtë kanë punuar kryesisht me topin. Tekniku Del Neri, në fillim ka ndarë grupin në dy skuadra me nga nëntë lojtarë, duke zhvilluar një ndeshje stërvitore pa portierë, më pas ka provuar një seri skemash sulmuese.

Mota dhe Akuilani, respektivisht me dëmtim në shpinë dhe problem muskulor, nuk janë stërvitur me grupin dhe kanë zhvilluar punë të veçuar midis fushës dhe palestrës. Eshtë stërvitur i veçuar edhe Bonuçi që ka ndjekur një program të personalizuar. Duke parë mungesat e shumta që kushtëzojnë ekipin e parë, skuadrës do t’i bashkohen pesë lojtarë të ekipit të të rinjve. Janë, Sorensen, De Paola, Belkastro, Bushel dhe Xhianeti. Bardhezinjtë do të rikthehen sërish të stërviten sot në mëngjez me seancën stërvitore që do të fillojë në orën 11.00

Nedved i ngazëllyer nga potenciali i Juves

Drejtori i ri sportiv i Juventusit, Pavel Nedved, thotë se ai është i ngazëllyer nga ekipi që ka në dispozicion trajneri Gigi del Neri.

Nedved është i bindur se Juventusi ka shumë hapësirë për përmirësime dhe është i ngazëllyer nga potenciali i tyre.

"Ky është një ekip të cilin vërtet e pëlqej dhe ka shumë hapësirë për përmirësim. Milos (Krasic) është një djalosh i shkëlqyeshëm, nuk mund të them nëse është më i mirë se unë. Por sigurisht se ai është shumë më i shpejtë!", ka thënë Nedved.

Melo - Dua qe te mbetem per jete ne Juventus

Mesfushori i Juves, Felipe Melo si ne hajgare ka vendosur se sa vlen, kush me done mundemi te bisedojm per 35 milion, ai nga Fiorentina ne Juventus ka kaluar per 25 milion..

Brazilani kishte qene i befasuar vitin e kaluar kur ishte i votuar si futbollisti me i deshtuar i Seris A..

Po ashtu ai ka pase kritika te medha pasi qe eshte ndeshkuar me karton te kuqe ne kampionatin botror kunder Holandes..

Mirpo, Melo nen urdhrat e Del Nerit ka ndreshuar shume..

Ne nje intervist per TuttoSport ka deklaruar:

Jame permirsuar shume, ne fushe nuk po i perseris gabimet, ikam lan anash diskutimet dhe startat e rende gjat ndeshjes..

Mos me pyetne se a jam me i miri, sepse asnjeher nuk jame i knaqur me lojen time, gjithnje kerkoj me shume..

I pyetur per qmimin - a do te jete edhe me tutje vlera jote 25 milion..

Jo, tash vlej 35 milion, deshiroj te fitoj trofe me kete fanell, nese Familja Agnielli deshiron, une do te qendroj ne Juventus pergjithmone - Deklaroj Melo

Nedved: Juventus mund të shkojë larg

Pavel Nedvet mendon se Juventus mund te kete suksese te mdha, pas nje starti pozitiv nen urdhrat e Del Nerit.

"Muk kam deshir qe perseri te luaj" - Milos Krasic vrapon shume here me shume se une, ai eshte nje futbollist i shkelqyeshem..

Te jem i sinqert nuk kam menduar te rikthehem ne fushe, edhe pse nuk kisha oferta, mirpo shpresoj te luaj ne stadiumin e ri - Ka bere shaka Nedved..

Kam dhene gjithcka per skuader, nuk ndihem keq per asgje, tashte me duhet te jeme pjes e kesaj kryesie, me duhet te kuptoj se me cka mund ta ndihmoj qe Juve te kete suksese..

Shume e dua Juventusin e tashem, eshte nje skuader e fort, edhe pa mu Skuadra mund te arrije suksese te medha..

Tasht kam kohe te mirrem me sporte tjera, ku me heret nuk kam mundur, tasht ne kohet e lira kaloj ne Skijim, Hokej, se bashku me djalin tim ka deklaruar Nedved..

Juventus e ka seriozisht për Shaqirin

Duket se "Juventus" e ka marrë shumë seriozisht transferimin e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri. Mediet italiane, por edhe ato zvicerane, i kanë kushtuar theks të veçantë kësaj çështjeje të mërkurën.

Sipas tyre, drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, ka qëndruar në tribunë të martën mbrëma për ta përcjellë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Baselit dhe Cluj. Arsye kryesore ishte talenti shqiptar, i cili i ka mahnitur udhëheqësit e gjigantit italian.

Madje, edhe një javë më parë në Gjenevë, 19 vjeçari nga Gjilani ishte vëzhguar nga skautë të Juventusit në kampionatin zviceran. Mediet zvicerane shkruajnë se Paratici ka mbetur i entuziazmuar me paraqitjen e Shaqirit.

Ueb faqja italiane calciomercato.com shton se drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta, po e shikon mundësinë që në një të ardhme të shpejtë t’i fillojë bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit, pasi që e duan gjithsesi futbollistin në skuadrën e tyre gjatë janarit. Marotta e di mirë se Shaqirin e pëlqen edhe rivali Inter, kështu që preferon të bëjë presing për të mos mbetur duarthatë në janar.

Mirëpo, për Shaqirin interesim më konkret ka shfaqur Wolfsburg dhe gjiganti gjerman Bayern Munchen, zyrtarët e të cilit kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e 19 vjeçarit në Ligën e Kampionëve, por edhe me Kombëtaren zvicerane, që udhëhiqet nga gjermani Ottmar Hitzfeld.

Shaqiri ndiqet me kujdes edhe nga skuadra të tjera; Hamburg, Dortmund, Arsenal, Liverpool, Manchester United, PSV Eindhoven dhe Barcelona. Në bazë të raporteve të kohëve të fundit, Baseli e vlerëson Shaqirin rreth 10 milionë euro.

Serie A: Më të mirët e javës së 13-të

Në Serie A dita ditës po sqarohen pozitat dhe favoritët për titull, ndërsa gjëja më e çuditshme në gjithë këtë është se për herë të parë pas gjashtë vitesh po e shohim Interin duke luftuar për Europa League.

Interi edhe zyrtarisht është futur në krizë nga Chievo në një ndeshje ku Samuel Eto’o pos që shënoi një gol, u përshëndet për tri ndeshje tjera në Serie A pas goditjes me stilin ‘Zidane’ ndaj një futbollisti të Chievos.

Milani vazhdoi me fitoret ndërsa viktima e radhës ishte Fiorentina që ra preh e një goditjeje fantastike nga Zlatan Ibrahimovic. Juventusi ishte solid ndaj Genoas në Marasi, përderisa edhe Roma ishte tepër e fortë për Udinesen.

Formacioni më i mirë i javës së 13-të në Serie A (3-4-3):

Portier: Stefano Sorrentino (Chievo)

Mbrojtësit: Cristian Terlizzi (Catania), Thiago Silva (Milan), Yuto Nagatomo (Cesena).

Mesfushorët: Milos Krasic (Juventus), Marek Hamsik (Napoli), Claudio Marchisio (Juventus), Jeremy Menez (Roma).

Sulmuesit: Edinson Cavani (Napoli), Giampaolo Pazzini (Sampdoria), Zlatan Ibrahimovic (Milan).

Del Piero rekord besnikërie ndaj Juventusit: "Një krenari për mua"


Torino - Të shtunën kundër Fiorentinës kapiteni bardhezi do të bëhet lojtari që ka luajtur më gjatë për Zonjën e Vjetër, duke kaluar Karlo Bigatin. Është një Alesandro Del Piero i karikuar në maksimum, ai që nga faqja e tij zyrtare në internet, ka analizuar momentin e Juventusit 'të tij' dhe ka folur për sfidat e ardhshme që presin skuadrën bardhezi. Fitorja kundër Xhenovas fundjavën e shkuar i ka dhënë akoma edhe më shumë bindje një grupi që, sipas kapitenit juventin, do t'i krijojë vështirësi të mëdha të gjithë konkurrentëve për suksesin në Serinë A. "Jemi kthyer nga Marasi me moralin e lartë pas një fitoreje shumë të rëndësishme për klasifikimin, për të mbajtur ritmin e skuadrave që janë përpara nesh, në mënyrë që të mos krijojnë distanca të mëdha dhe mbi të gjitha për t'u bindur akoma më shumë tek forca jonë, shpjegon Del Piero. Tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme kundër Fiorentinës, duke ditur që do të jetë një betejë e radhës, aspak e lehtë për t'u kaluar për skuadrën tonë". Ndeshja kundër Fiorentinës do të ketë një shije të veçantë për numrin 10 bardhezi: një tjetër rekord 'besnikërie' ndaj Zonjës së Vjetër. "Të shtunën e ardhshme do të hyj në Olimpiko si lojtari me më shumë kohë zgjatje në historinë e Juventusit, një kënaqësi shumë e bukur dhe mbi të gjitha dëshmia e një besnikërie absolute, për të cilën jam shumë krenar, rrëfehet Aleks Del Piero. Kam arritur këtë rekord, duke kaluar edhe Karlo Bigatin, që ka qëndruar tek Juventusi nga 12 tetori 1913 deri në 21 dhjetor 1930, kështu pra. shtatëmbëdhjetë vite e dy muaj dhe nëntë ditë. Nga dje, jam përpara një ditë, dhe tashmë vazhdoj të eci përpara…". Numra të rëndësishëm që Del Piero, ndërkohë dëshiron ti fitojë si protagonist. "Kam filluar në 12 shtator 1993, kam parë shumë, por nuk më kishte ndodhur asnjëherë të arrij një rekord, duke qëndruar ulur në bankinë!- përfundon Del Piero komentin e tij. Le të themi që ka qenë më e lehtë se zakonisht… Por, tashmë jam plotësisht gati për të arritur objektiva të tjerë të rëndësishëm në fushën e lojës!".

Emerson - emer i ri i stafit Juventin

Pasi qe Drejtoria e Juves ka rikthyer Pavel Nedved ne stafin e udheheqesis te skuadres, po flitet edhe per nje rikthim te ish futbollistit Juventin, Emerson..

Me sa duket, Emerson është i gatshëm për një fillim të ri dhe dëshiron të kthehet në Juventus, por jo këtë herë si një lojtar.

Brazilian mund te jete agjent i ri i Juventusit. Ai është aktualisht një agjent i FIFA-s dhe pronar i shkollas se futbollit në Brazil.

Ai u takua me zyrtaret e Juves pas ndeshjes Juve - Roma..

Parregullsi rreth kontratës së Chiellinit?

Nenkryetari i AIC-s (Shoqata e lojtarëve të futbollit Italian) Leonardo Grosso tha se kontrata e re mund të jetë i pavlefshëm.

"Sipas AIC, kontrata është nënshkruar me Juventus dhe Chiellini e cila nuk është e vlefshëme."

Ai thekson se kontrata i shkel rregullat e përcaktuara nga Gjykata e Lartë e Komitetit Olimpik Italian (CONI).

Grosso mendon se të dyja palët (Lega Calcio dhe AIC) duhet të jenë të njohur me kontratë dhe se ajo nuk ishte rasti kësaj kohe.

Aktualisht ka një mosmarrëveshje në mes të Calcio Kiges dhe AIC për Kontraten kolektive te Lejtareve..

Këto dy shoqata kanë qenë të gjatë në mosmarrëveshje rreth asaj se si lojtarët duhet të zgjasë kontratat e tyre dhe si për të kryer transferta. Deri tani janë arritur marrëveshje të sjellë kryesisht protesta nga ana e lojtarëve, por negociatat janë duke vazhduar ende. Deri më sot, numri i çështjeve të debatueshme ka qenë te reduktuar në gjashtë.

Juve në kontakte me Bayernin për Gomez

Juventusi është i interesuar për të transferuar sulmuesin gjerman të Bayern Munich, Mario Gomez.

Juve dëshiron të sjellë sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit, pasi e ka humbur Amaurin për shkak të një lëndimi serioz në gju, javën e kaluar.

Corriere dello Sport shkruan se caku kryesor është Karim Benzema nga Real Madrid, por menaxheri gjeneral i Juve, Beppe Marotta ka shprehur interesim edhe në Gomez.

Gomez mbetet jashtë listës së favoritëve të trajnerit Louis van Gaal dhe tentimi për transferim të Liverpooli gjatë verës u bllokua në ditën e fundit të transferimit.

24 nëntor 2010

Barzagli rikthehet në Itali, Juve destinacion i mundshëm !

Agjenti i mbrojtësit Andrea Barzagli beson se klienti i tij do të kthehet në Serie A gjatë afatit kalimtar dimëror.

29 vjeçari u bashkua me Wolfsburg nga Palermo në vitin 2008, por ka qenë shpesh i lidhur me një rikthim në Itali.

"Klubi gjerman do të lejojë atë të kthehet në Itali në janar."
"Juventus do të jetë një destinacion i mirëpritur, edhe pse ata nuk janë alternativa e vetme." tha agjenti i lojtarit për Tuttosport.

Barzagli ka bërë 13 paraqitje për klubin deri tani këtë sezon.
Përveç Juventusit, ai është gjithashtu i kërkuar nga Interi.

Mihajlovic: Juve dëshiron Gilardinon

Trajneri i Fiorentinës Sinisa Mihajlovic i është përgjigjur njoftimeve se Juventusi është i interesuar në Alberto Gilardinon, duke deklaruar se ai dëshiron katër lojtarë të Juventusit si këmbim.

Të dy palët do të takohen të shtunën në Serie A ku Mihajlovic diskutoi gjithashtu rreth ndeshjes.

"Ne do të shkojmë atje për të fituar", tha ai të Tuttosport.
"Unë pres që të gjej një ekip shumë të organizuar të Juves.

Ata kanë sulmin më të mirë në kampionat dhe janë në formë shumë të mirë. Ne e dimë se ata mund të na bëjnë jetën të vështirë.

"Bianconerët duan Gilardinon? Atëherë të na japin Krasicin, Chiellinin, Felipe Melon dhe Aquilanin.

"Si do ta ndalim Krasicin? Do të përpiqemi, unë nuk dua të zbulojë më shumë, por unë jam i bindur se ekipi im mund ta ndalojë atë." shtoi Mihajlovic.

Juve preferon shkëmbimin Buffon-Berbatov

Juventusi është duke bërë presion te Manchester United për hapjen e bisedimeve për transferimin e portierit Gianluigi Buffon në Old Trafford.

La Gazzetta dello Sport flet për një shkëmbim mes portierit ikonë të Italisë – Buffon dhe sulmuesit bullgar Dimitar Berbatov. Ky i fundit shihet si alternativë për të lënduarin Amauri.

Buffon është që një kohë të gjatë subjekt i spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, e cila ende nuk është definuar në mënyrë perfide.

Juve jashtë garës për Dzeko

Juventusi ka pësuar një goditje të rëndë sa i përket transferimit të Edin Dzekos në Olimpico të Torinos, gjithnjë sipas mediave italiane.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Juventusi mund të ofrojë vetëm 40 milionë euro për sulmuesin boshnjak, përderisa Wolfsburgu po kërkon më shumë. Me supërfuqinë financiare të Manchester Cityt që po e kërkon Dzekon, çmimi i këtij të fundit duket se është rritur drastikisht nga ujqit gjerman.

Sidoqoftë, po e njëjta gazetë shkruan se Dzeko i është premtuar Bayernit dhe ai do të transferohet në Allianz Arena verën e ardhshme.

Ne Juventus munden vetem ta endrrojn Dzekon

Perfaqsuesi i kombetares Boshnjake, Edi Dzeko ka bere te ditur se kot jane ato qe shkruajn mediat europiane, une jam futbollist i Wolzburgut ka deklaruar Dzeko..

Wolsburg ka refuzuar ofertat e Milanos, Juves dhe Manchester Citi, ky i fudit ka bere edhe nje oferte marramendese prej 60 milion euro, mirpo edhe at shume Wolsburg e ka refuzuar..

Mediat italiane bejne te ditur se Juve ende eshte ne bisedime me Wolsburgun, mirpo shpesh citojn se Dzeko per Juven mund te mbetet vetem Enderr, siq ka qene edhe deri me tani..

Juventus ka bere te ditur se nuk munden ta kalojn shifren mbi 40 milion te ndara per Peppe Marroten per afatin kalimtar te janarit..

Pas shikimit te disa mundesive qe Sulmuesi i Juves te gjindet brenda Seris A, si Maxi Lopez apo Cassano, automatikisht bie pista e Dzekos pershkak te bugjetit te larte..

Portieri bardhezi mund t’i thotë lamtumirë në janar “Zonjës së Vjetër”

Pas një ndarjeje disamujore Juventusi dhe Xhixhi Bufon janë rigjetur dje. Portieri i kombëtares së Italisë është rikthyer të stërvitet në Vinovo, në orare të ndryshme në krahasim me shokët e skuadrës, por mund të kalojë drekën me skuadrën dhe mbi të gjitha me trajnerin e ri Xhixhi Del Neri, me të cilin marrëdhënia nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.

Thumbime, fjalë gjysëm të thëna se dhe ajo ndjesi që Xhixhi, në janar, mund të dojë t’i japë lamtumirën Juventusit. Ose edhe që drejtuesit bardhezi të vendosin të heqin dorë nga lojtarët simbol të ekipit. Nga Anglia, vazhdojnë të ndjekin me vëmendje situatën e numrit një të Juves. Mançester Junajtid mbi të gjitha vazhdon kërkimet për zëvendësuesin e Van der Sarit, tashmë 40 vjeç. Ferguson do të marrë në janar danezin Lidegard, 26-vjeçar, por që duket se do të ketë rolin e portierit të dytë.

Objektivat për periudhën pas Van der Sarit janë spanjolli De Gea i Atletikos së Madridit, Manuel Nojer i Shalkes dhe natyrisht Xhixhi Bufon, “fiksim” i vjetër i Fergusonit. Juventusi, ndryshe nga vitet e tjerë, duket se është i interesuar për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë: Storari po bën një paraqitje të mirë, pëlqehet nga Del Neri dhe ofron shumë garanci; rroga e Bufonit, 6,5 milionë euro në vit, është një barrë e madhe për bilancin e bardhezinjve; por mbi të gjitha “Zonja e Vjetër” mund të jetë e interesuar për kundëroferta teknike nga Sër Aleks.

Në veçanti përmendet emri i Dimitar Berbatov, 29 vjeç, qendërsulmuesi bullgar. Një shkëmbim Bufon-Berbatov mund t’i bëjë qejfin të gjithëve: Junajtid do të kishte më në fund një portier që ofron siguri, Juventusi do të merrte në shtëpi një sulmues të nivelit të parë.

Melo: Do të luftojmë për titullin

Kundër Fiorentinës, juventini Felipe Melo do të luajë si ish. Asnjë shpërqendrim për lojtarin e Del Nerit: “Nuk e di nëse mund të fitojmë titullin, por duam të jemi protagonistë dhe të vazhdojmë të paraqitemi mirë. Fitorja me Xhenoan na ka shtuar besimin në forcat tona. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e ardhshme që do të jetë e vështirë.

Mesfusha? Po luajmë mirë, në krahasim me skuadrat e tjera ne luajmë bashkë prej një kohe më të shkurtër. Jam i kënaqur me kampionatin që po zhvilloj, kam paguar për atë që ka ndodhur vitin e kaluar dhe tani kërkoj të jem lider”, ka thënë Melo.

Sisoko drejt largimi në janar

Skuadra e Lacios duket se do ta braktisë garën për Momo Sisokonë, mesfushorin që në janar mund të largohet përfundimisht nga Juventusi për të gjetur një skuadër ku mund të luajë me më shumë vazhdimësi.

Futbollisti nga Mali, që ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2013-të, fiton 2 milionë euro në sezon, një shifër që konsiderohet shumë e lartë për bardhekaltrit.

Ndër të tjera, Juventusi synon ta shesë Sisokon dhe jo ta japë borxh dhe çmimi i kartonit është përafërsisht 10 milionë euro: nuk janë pak për një lojtar që shpesh ka probleme me dëmtimet.

Salihamidzic ne Janar kalon ne Hofenhaim

Sejad Salihocic, ka shpreh interesim per mesfushorin Boshnjak te Juves, Hasan Salihamidzic..

Ish futbollisti i Bayernit, sipas burimeve gjermane nuk eshte ne planet e Luiggi Del Nerit, keshtu qe ky transfer eshte pran realizimit..

Nga ana tjeter Juve po shpreson qe ne ket transfer te negocioi edhe per mbrojtesin 23 vjeqar, Andeas Beck..

Mirpo qmimi i mbrojtesit eshte rreth 6 milion, kurse Juve nuk eshte i interesuar te paguaj at shume ku Salihamidzic do ta zgoglonte at shifer mirpo jo me shum se 1 milion.

Nga ana tjeter mediat gjermane bejne te ditur se kalimi i Salihamidziq ne Hofenhaim mund te behet ne Janar..

Per Salihamidzicin eshte i interesuar edhe Hamburg, mirpo pista ne gjermani eshte e madhe pasi qe Salihamidzic mund te luaj edhe ne Sen pauli dhe aitraht, te cilet po e percjellin situaten..

Salihamidziq para se ti bashkohet Juves ai kishte luajtur tri sezona me Hamburgun, pastaj me Bayernin dhe sefundi ne Juve..

Salihamidzic kete stinor ka zhvilluar vetem dy ndeshje, ai se fundi u aktivizu javen e kalume me Genoan, ku Juve shenoj fitore 2-0, kurse ai u aktivizuar ne 10 minutat e fundit te ndeshjes pasi qe Aquilani keroj zavendesim pershkak te nje lenimi ne muskulin e kembes se djatht..

Akuilani: "Juventusi mori 3 pikë të rëndësishme në Xhenova"

Torino (Itali)- Edhe njëherë tjetër Alberto Akuilani ka udhëhequr në perfeksion mesfushën e Juventusit, që ka arritur të mundë të dielën në mesditë skuadrën e Xhenovas. Mesfushori ka kërkuar të zëvendësohet në fund të ndeshjes: "Kam ndjerë një problem muskular. Kishim në dispozicion një tjetër zëvendësim dhe kam kërkuar të dal për shqetësim". Në fushën e lojës, Akuilani duket se di shumë mirë se çfarë duhet të bëj: "Trajneri më kërkon gjëra shumë precize, unë përpiqem t'i kryej në fushën e lojës në mënyrën më të mirë. Ekziston besimi, ai ka besim tek unë dhe kur ka besim, unë arrij të luaj mirë dhe të tregoj cilësitë e mia". Jeni edhe ju në garën për titullin kampion? "Po, kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, fondamentale, 3 pikë të rëndësishme që do të ndihen shumë. Ne për të qëndruar në nivele të larta duhet të fitojmë në këto fusha. Jam i sinqertë, jemi një skuadër e mirë, një skuadër që duhet të qëndrojë në majat e kampionatit italian. Tashmë është e gabuar të flitet për titullin kampion, sepse skuadrat e tjera kanë diçka më shumë, por ndërkohë ne jemi aty gati për të përfituar në çdo moment". Trajnerin Xhixhi Del Neri e kishte njohur kohë më parë tek Roma: "Viti i Del Nerit ka qenë një vit i vështirë për ne dhe për të, tashmë është një trajner i ndryshëm, ka edhe një skuadër të ndryshme që e ndjek 100%, tek Roma, mbase ka paguar ai për ne". Felipe Melo ka të njëjtat karakteristika me Emerson? "Po ngjajnë shumë, kanë të njëjtën forcë fizike". Sezonin e shkuar tek Liverpuli jeni stërvitur me Stiven Xherard, i keni marrë diçka? "Do të isha i lumtur, sepse ai është një lojtar i madh, një ndër më të mirët në rolin e tij, sigurisht, duke e parë çdo ditë në stërvitje diçka i kam vjedhur, por pastaj është e vështirë mbase ta tregosh në fushën e lojës. Kam mësuar shumë prej një lojtari të madh si Stiven". Por, trajneri i tij në sezonin e shkuar, Rafa Benitez, është duke hasur vështirësi të mëdha tek Interi: "Mendoj që, pas një viti kaq të rëndësishëm nga ana e Interit, me një figurë karizmatike si Hoze Murinjo, është normale që të bëj diçka më pak se ai. Duhet ta lënë të punojë në qetësi, sepse sigurisht do të arrijë të nxjerrë më të mirën e asaj skuadre. E kam njohur shumë mirë, është një trajner i zoti, një person pozitiv, sigurisht që do të arrijë gjëra të mëdha me atë skuadër". Një ditë pas fitores në transfertën e Xhenovas, në shtëpinë bardhezi është një ditë pushimi në pritje për t'u kthyer tek stërvitja. Ekziston një shqetësim për Akuilanin që ka ndjerë disa shqetësime pas ndeshjes, por edhe shumë entuziazëm për tre pikët e rëndësishme për të vazhduar ndjekjen e pozicioneve të para.

Bonuci: "Në Xhenova ishte një provë force"

Për këtë situatë në skuadrën bardhezi ka folur Leonardo Bonuci që ka treguar ndjenjat pozitive në dhomat e zhveshjes dhe gëzimin për rezultatet e mëdha pozitive që ka arritur skuadra, e cila është e bashkuar dhe kërkon të arrijë një tjetër sukses kundër rivalëve historikë të Fiorentinës. "Të fitosh në Marasi, e dinë të gjithë, që nuk është asnjëherë e lehtë. Por, ne ia kemi arritur qëllimit! Fitorja e arritur të dielën është një provë e rëndësishme për vlerën e kësaj skuadre, për një Juventus që kërkon dhe di të jetë protagonist, i një Juventusi që është në një rritje të vazhdueshme dhe që shumë shpejt, e ndiej, do të jetë akoma dhe më e madhe. Fitorja 2-0 të dielën është qershia mbi tortë e një serie pozitive ndeshjesh: njëmbëdhjetë ndeshje pa asnjë humbje do të thonë që, sigurisht, mund të luajmë një rol të rëndësishëm në këtë kampionat, dhe jo rastësisht, tre pikët e arritura kundër Xhenovas na japin mundësi të qëndrojmë pranë kryesuesve. Tashmë, vazhdon komentin e tij mbrojtësi bardhezi, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të mbajmë lart përqendrimin edhe në ndeshjet e ardhshme: e para, ndër të gjitha ajo kundër Fiorentinës të shtunën. Nuk harrojmë në fakt që klasifikimi është i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është të luajmë mirë ndeshje pas ndeshje, duke lënë mënjanë një moment renditjen; dhe nëse kjo do të thotë të arrish aty ku ne dimë të arrijmë, akoma dhe më mirë".

Buffon kthehet në stërvitje pas 6 muajsh

Torino, 24 nëntor - Portieri Gianluigi Buffon është kthyer në stërvitje te skuadra e Juventusit, njoftojnë mediumet italiane të martën.

Buffon 32-vjeçar mungoi për gjashtë muaj shkaku i dëmtimit të shpinës dhe pritet të rikthehet në portë gjatë muajit janar.

"Buffon ka nisur stërvitjet me Juventusin dhe është rikthyer më i fortë se kurrë.

Ai beson se në muajin janar do të jetë plotësisht i gatshëm për t'i ndihmuar Juventusit", ka thënë agjenti i tij, Silvano Martino.

Buffonin këtë edicion në portën e Juves e ka zëvendësuar italiani Marco Storari.

Drejt Juventusit

Emmanuel Adebayor nuk do të qëndrojë gjatë në Manchester City. Sulmuesi togolez, i transferuar te Citizensi nga Arsenali, para dy sezonesh, ka paralajmëruar se mund të largohet gjatë janarit, pasi që nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin italian, Roberto Mancini.

“Nuk e di se çfarë të keqeje i kam bërë Mancinit që nuk ma jep mundësinë të luaj. Për këtë, në Manchester nuk mund të rri. Do të pres deri në dhjetor apo në janar, për t’u larguar. Mund vetëm t’ju them se klubi im ka arritur një marrëveshje me Juventusin për një huazim timin”, ka thënë për të përditshmen belge, Sport Foot Magazine përmes telefonit sulmuesi shtatgjatë.

Por, për ta transferuar futbollistin afrikan, ekipi Bianconer duhet ta largojë një futbollist që nuk është pjesë e vendeve të Bashkimit Evropian, pasi e ka të mbushur limitin.

Togolezi ishte protagonist absolut në sulmin e “Topçinjve” pas largimit të Thierry Henrys, por ai përfundoi si rezervist i pashkoqitur në Cityn e sheikëve arabë, të cilët kishin shpenzuar para të majme për të.

Për Adebayor, destinacioni i mundshëm mund të jetë edhe Real Madridi, sepse trajneri Jose Mourinho nuk është dhe aq i bindur me kualitetet e francezit, Karim Benzema.

23 nëntor 2010

Aquilani i gatshem per takimin me Fiorentinen

Juventus mund te merr frym lirshem, pas analizave mjeksore kan rezultuar pozitive, dhe Aquilani do te jete i gatshem per sfiden e te shtunes ne Torino..

Aquilani ne takimin me Genoan kishte kerkuar zavendesim pas qe ka ndjer shterngimi ne muskujt e kebes se djathe..

Mirpo analizat e djeshme kane bere te ditur se Aquilani eshte i riaftesuar dhe mund te luaj ne takimin e ardhshem..

Mjeket e skuadres kan sygjeruar Del Nerin qe Aquilani te kete pushim dy dite dhe pastaj te rikthehet ne stervitje..

Ai qe eshte e rendesishmpe per ne dhe per Juven, se Aquilani do te jete i gatshem per takimin Juve-Fiorentina..

GRANDE AQULANI...

Juve “blindon” Kielinin deri në 2015-ën

Mbrojtësi italian ka nënshkruar sot një marrëveshje të re që e mban të lidhur me Juventusin deri në vitin 2015. Kielini do të përfitojë 3,5 milionë euro në sezon, përveç shtesave në varësi të rendimentit.

Lajmi u bë i ditur nga klubi bardhezi mbrëmjen e së martës, përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. Menjëherë pas nënshkrimit, Kielini u shpreh i kënaqur dhe entuziast, duke theksuar se me Juventusin shpreson të arrijë suksese të mëdha. “Kjo është skuadra ime, prej së cilës dua të marr kënaqësi dhe të fitoj trofe të rëndësishëm”, pohoi qendërmbrojtësi.

“Falënderoj klubin për besimin që tregoi me dëshirën për ta vazhduar këtë marrëdhënie me mua. Dua dhe shpresoj të bëhem flamuri i kësaj skuadre në vitet e ardhshme. Torino është shtëpia ime, më pëlqen shumë dhe ndjehem mirë. Shpresoj të fitojmë së shpejti”, shtoi ai.

Entuziast u shpreh edhe drejtori teknik i “Zonjës”, Bepe Marota. “Kielini është një lojtar i rëndësishëm - pohoi drejtuesi bardhezi pas nënshkrimit -. Përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Juventusit. Rinovimi është një shenjë që tregon dashurinë e tij për këtë fanellë, kurse nga ana jonë një shprehje e vullnetit për të ndërtuar prej tani e në vitet e ardhshme një skuadër të fortë, me lojtarë të mëdhenj si Xhorxho”.

Nga Gjermania: Benzema lojtar i Juventusit !

Nga Gjermania flitet se sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema është tashmë lojtar i Juventusit.

Sipas 4-4-2.com, Juventus dhe Real Madrid kanë arritur marveshje të fshehtë për transferimin e Benzemas në Torino që në janar.

Sulmuesi Francez refuzon të flasë për media për shkak se sipas web faqes gjermane, thuhet se marveshja tashmë është arritur. Benzema në janar do ti bashkohet

Juventusit si formë huazimi me të drejtë blerje prej €22milion.

Champions League - E,F,G,H

Group E

Roma 3 - 2 Bayern Munich
Basel 1 - 0 CFR Cluj

Group F

Spartak Moscow 0 - 3 Marseille
Chelsea 2 - 1 Zilina

Group G

Ajax Amsterdam 0 - 4 Real Madrid
Auxerre 0 - 2 AC Milan

Group H

Braga 2 - 0 Arsenal
Partizan Belgrade 0 - 3 Shakhtar Donetsk

Ibra-Dinjo, Milani në 8-she; Reali “kap me shpulla” Ajaksin

Ibrahimoviç dhe Ronaldinjo i dhurojnë Milanit kualifikimin në grupin G, një ndeshje nga fundi. Reali turpëron Ajaksin në shtëpi dhe siguron vendin e parë.
Reali i pari, Milani i dyti: ky është verdikti i pesë përballjeve të para të grupit G në Ligën e Kampionëve. Kuqezinjtë nga Milano siguruan biletën e kualifikimit pas fitores 2-0 në transfertën me Okserin, e arritur në pjesën e dytë.
Pas gjysmës të parë të lojës me rrjeta të paprekura, ku vendasit shfaqen një skuadër kompakte dhe shpeshherë e rrezikshme, në të dytën shtatë herë kampionët e Evropës gjejnë ritmin e duhur duke ndëshkuar dy herë të zotët e shtëpisë.
Si përhërë që prej fillimit të këtij sezoni, ai që mendon për fatet e skuadrës së Alegrit është Zllatan Ibrahimoviç, vendimtar edhe në Ligën e Kampionëve. Në minutën e 64-t suedezi përfundon suksesshëm një askion të frymëzuar nga Sedorfi, duke thyer më në fund rezistencën e francezëve.
Alegri i jep Ronaldinjos pesë minutat e fundit të takimit dhe braziliani ia shpërblen duke shënuar golin e dytë në minutën e fundit të kohës së rregullt. Asi brazilian lëshon një diagonale të bukur me të majtën nga brenda zonës, pasi Robinjo kishte bërë gjithçka mirë në krahun e djathtë të sulmit.
Tetë pikë pas pesë ndeshjesh u mjaftojnë kuqezinjve për të siguruar një biltë mes 16 më të mirëve të Evropës, ndërkohë që Okseri (tre pikë) dhe Ajaksi (katër) do të vijojnë duelin e fundit në distancë për një vend në Ligën e Evropës. I pari e përfundon grupin G Reali i Madridit, aktualisht në kuotën e 13 pikëve.
Nëntë herë kampionët e Evropës nuk falën as Ajaksin, duke i shënuar katër herë në “Amsterdam Arena”. Serinë e golave e çeli Benzema në minutën e 36-të, për të vijuar me Arbeloan një minutë nga fundi i pjesës së parë. Fraksioni i dytë i takon Kristiano Ronaldos, që realizon dy herë në minutat 70’ dhe 81’ (me penallti).
Për t’u përmendur fakti që Reali e mbylli takimin me nëntë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Serxho Ramosit dhe Ksabi Alonsos. Megjithatë këto mungesa nuk përbëjnë asnjë problem për ekipin e Mourinjos, duke qenë se takimi i radhës me Okserin në shtëpi do të jetë pak a shumë një ndeshje stërvitore.

Përmbysje e “çmendur”, Roma me një këmbë në 8-she

Falë një pjese të dytë spektakolare, Roma mund Bajernin 3-2 dhe tashmë ndodhet vetëm një pikë larg kualifikimit. Bazeli mposhti Kluzhin.
Në tapetin e “Olimpiko”-s u pa një Romë me dy fyryra: në gjysmën e parë të lojës bëri gjithçka për t’u mundur, ndrsa në të dytën bëri të pamundurën për të fituar. I fali kundërshtarit dy gola brenda gjashtë minutave (Gomez 34’ dhe 40’), kurse në fraksionin e dytë u shfaq e frikshme duke përmbysur disavantazhin në favorin e vet.
Goli i shpejtë i Borrielos që në minutën e katërt nga fillimi i pjesës së dytë u “hapi sytë” italianëve dhe i bëri të besojnë se kjo ndeshje e nisur në mënyrën më të keqe, mund të fitohej. Falë një talenti si Menez, frymëzues i aksioneve, skuadra verdhekuqe shënoi edhe dy herë të tjera me De Rosin (81’) dhe kapitenin Toti (85’ me penallti).
Ky sukses e ngjit Romën në kuotën e nëntë pikëve, tri më pak se Bajerni e po kaq më tepër se Bazeli që mundi 1-0 Kluzhin në Zvicër. Tashmë skuadra e Klaudio Ranierit është me një hap në fazën tjetër, pasi i mjafton edhe një barazim në transfertën me kampionët e Rumanisë.

Zilina për pak shtang Çelsin, Maluda shpëtimtar

Një gol i mesfushorit francez katër minuta nga fundi i dha fitoren 2-1 Çelsit në përballjen ndaj Zilinës në “Stemford Bridxh”. Londinezët të parët në grupin F.
Zilina rezultoi “aspirinë”, por në fakt gjërat mund të kishin shkuar keq për skuadrën e Karlo Ançelotit. Jo se do të rrezikonte kualifikimin (të cilin e kishte arritur që në ndeshjen e kaluar), ndërsa barazimi do të mjaftonte për ta mbajtur në vendin e parë në grup. Por për Drogbanë me shokë mund të kishte qenë një tjetër rezultat zhgënjyes pas tri humbjeve në katër ndeshjet e fundit në kampionat.
Skuadra e Ançelotit (për të cilin erërat që po fryjnë nuk janë fort të mbara kohët e fundit) djersiti tepër për të marrë një fitore në shtëpi kundër modestëve të Zilinës, të cilët për fill ia dolën të marrin pikën e parë në Ligën e Kampionëve. Suksesi për londinezët erdhi vetëm katër minuta nga fundi nga këmbët e francezit Maluda, pasi në të 51-tën Sturrixh pati barazuar avantazhin e Belos në minutën e 19-të.

Arsenali “rrëshqet” në Braga, Shaktjari i merr kreun

Arsenali pësoi humbje 2-0 në fushën e portugezëve të Bragës, duke humbur kryesimin në grupin H. Vendin e “Topçinjve” e merr Shaktjar Donjetsku, që fitoi 3-0 në fushën e Partizanit të Beogradit.
Një nga ndeshjet më të mërzitshme të këtij Championsi merr zgjidhje vetëm në dhjetë minutat e fundit. Dy golat e brazilianit Mateus i japin Sporting Bragës fitoren 2-0 përballë Arsenalit në shtëpi. Përveç ndeshjes dhe vendit të parë në grupin H, Arsen Venger humbet edhe dy lojtarë: kapitenin Fabregas që lë fushën e lojës për një problem muskulor dhe mbrojtësin Ebue për një dëmtim në kavilje.
Në minutën e 83-të, kur anglezët janë me dhjetë lojtarë pas daljes së francezit (tre zëvendësime ishin bërë), Mateus i shpëton pozicionit jashtë loje dhe i gjendur përballë portierit Fabianski, nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë. “Topçinjtë nuk kanë fuqi të reagojnë dhe në aksionin e fundit, sërish Mateus dyfishon.
Pas pesë ndeshjesh, Arsenali mbetet në kuotën e nëntë pikëve (aq sa Braga), duke zbritur tashmë në vend të dytë në grupin H, pas Shaktjar Donjetskut. Kampionët e Ukrainës fituan 3-0 përballë Partizanit në Beograd dhe në takimin ndaj Bragës në shtëpi u mjafton një pikë për të siguruar biletën e kualifikimit. Ndërsa për serbët kjo ishte e pesta humbje në po kaq ndeshje, duke merituar vendin e fundit pa asnjë pikë.

Mancester Junajtid tenton per Bufonin, afron Berbatovin

Pas muajsh te tere larg Juventusit, Xhixhi Bufon ritakohet sot me skuadren bardhe e zi. Portjeri I kombetares se Italise eshte stervitur ne Vinovo, por ne orare te ndryshme me shoket e skuadres. Megjithate ne dreke Bufon eshte takuar me skuadren dhe teknikun Delneri, raportet me te cilin nuk kane qene te mira. Nje hipoteze vazhdon te qendroje: Bufon mund te pershendes ne janar Juventusin, per te filluar nje aventure te re ne Angli. E perditshmja Gazzetta dello Sport vazhdon te ndjek me vemendje Xhixhi Bufonin dhe kjo lidhur me te ardhmen e tij. Mancester Junajtid dhe tekniku Ferguson po kerkojne nje trashegimtar per Van der Sar, tashme 40-vjecar. Ser Aleks Ferguson ka siguruar sherbimin e danezit 26-vjecar Lindegaard ne janar, por ky projektohet si numri 2 ne Old Traford. Objektivi post Van der Sar, jane portjeri I Atleikos se Madridit, De Gea, ai I Shalke 04, Manuel Nojer dhe natyrish Xhixhi Bufon, qe ka qene gjithnje enderr per Fergusonin. Juventus ne ndryshim nga vitet e tjera eshte dakort te negocioje per portjerin Bufon. Storari ka treguar se eshte nje garanci taini te Juventus, nderkohe qe paga vjetore, 6.5 milion euro per Bufonin peshon shume ne buxhetin e brishte te shoqerise bardhe e zi. Juventus eshte ne favor te operacionit shkembyes dhe fjala eshte per sulmuesin bullgar Berbatov. Nje shkembim Bufo-Berbatov mund te kenaq te dyja palet: Mancester Junajtid gjen nje portjer qe afron siguri dhe Juventus, ploteson kerkesen e teknikut Delneri per nje sulmues te klasit te pare.

Champions, sonte luhet akti i parafundit në katër grupe

Sonte luhen ndeshjet e parafundit në grupet E, F, G dhe H, të Ligës së Kampionëve, ku pritet të zbardhen një pjesë e enigmave për kualifikimin në turin tjetër.

Grupi E; Superndeshja e këtij grupi është ajo mes Romës dhe gjermanëve të Bajernit të Mynihut. Bavarezët kanë “blinduar” vendin e parë me 12 pikë, ndërsa romanët kërkojnë të forcojnë pozitat në vendin e dytë. Aktualisht kryeqytetasit e Italisë ndodhen në kuotën e 6 pikëve, të ndjekur nga Bazeli dhe CFR Kluzhi me nga 3 pikë.

Interesante paraqitet përballja edhe mes Bazelit dhe CFR Kluzhit, pasi gara për vendin e dytë dhe të tretë mbetet plotësisht e hapur.

Grupi F; Londinezët e Çelsit do të presin në fushën e tyre modestët e Zilinës. Ekipi i drejtuar nga Karlo Ançeloti luan thjesht për rekord, pasi ka siguruar kualifikimin me 12 pikët e marra në katër ndeshjet e para. Ndërkohë, për hungarezët e Zilinës përballja në “Stamford Brixh” do të jetë një kujtim i bukur.

Përballja kryesore e këtij grupi është ajo mes Spartakut të Moskës dhe Olimpikut të Marsejës. Të dyja këto ekipe ndodhen në kuotën e 6 pikëve, dhe fitorja është e domosdoshme për secilën.

Grupi G; Milani i Masimiliano Alegrit do të udhëtojë sonte drejt Okserit, me objektivin e vetëm për fitoren. Situata e italianëve në këtë grup është komplikuar mjaft pas katër ndeshjeve të para, ku kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë. Ndërkohë, Okseri ka arritur vetëm një fitore përballë Ajaksit të Amsterdamit.

Ndeshja tjetër është ajo mes gjigantëve të Ajaksit dhe Realit të Madridit. Spanjollët duken më komodë në këtë grup, duke u pozicionuar në vendin parë me 10 pikë. Ajaksi ndodhet në vendin e katërt me 4 pikë, por ndeshjen e fundit do të luajë në fushën e vështirë të Milanit.

Grupi H; Partizani i Beogradit do të presë në fushën e vet Shakhtarin e Donetskut, me objektivin për të marrë tre pikët e para në këtë grup. Nderkaq, Shakhtari ndodhet në vendin e parë me 9 pikë së bashku me Arsenalin, dhe në transfertën e Beogradit do të luajë gjithçka për të ruajtur këtë pozicion.

Arsenali do të luajë në transfertën e Bragës së vendit të tretë me 6 pikë. Të dyja ekipet do të bëjnë të pamundurën për të marrë maksimumin, duke marrë parasysh situatën ku ndodhen aktualisht.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 20:45, ndërkohë që ndeshjet e parafundit për katër grupet e para do të luhen nesër.

Reali, në Amsterdam me mendjen tek “El Classico”

Reali i Madridit do të luajë në fushën e Ajaksit, por duke menduar për përballjen e madhe me Barcelonën të hënën në mbrëmje. Milani luan në fushën e Okserit.
Ekipit të Hoze Mourinjos i mjafton një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin G, ndërkohë që kryesuesit e La Ligës duhet të racionalizojnë forcat për sfidën me katalanasit. Ende të pamposhtur nën drejtimin e Mourinjos, “galaktikët” udhëtojnë drejt “Amsterdam Arena”-s pa mesfushorin Kedira dhe Sulmuesin Higuain, të dëmtuar përkatësisht në këmbë dhe në shpinë. Vendin e tyre me shumë gjasa do ta zërë Lasana Diarra dhe Karim Benzema.
Përballja e sotme është tepër e rëndësishme edhe për Ajaksin, që mban vendin e tretë me katër pikë. Holandezët kanë një pikë më pak se Milani e një më tepër se Okseri, ndërkohë që po kalojnë një formë jo të mirë në kampionat. Në tri ndeshjet e fundit skuadra e Martin Jolit ka marrë vetëm një pikë, ndaj tekniku holandez tashmë ndodhet nën presion.
Sfida tjetër e grupit G luhet në Francë dhe vë përballë Okserin dhe Milanin. Italianët mund të sigurojnë kualifikimin nëse dalin me fitore nga transferta me francezët, me kusht që Reali të mundë Ajaksin. Në mungesë të Patos e Inzagit dhe me Ronaldinjon jo në formën më të mirë, kuqezinjtë e Alegrit i varin shpresat te Zllatan Ibrahimoviç. Suedezi ka rezultuar vendimtar me golat dhe lojën e tij në Serinë A, ku Milani udhëheq me tri pikë diferencë nga Lacio e vendit të dytë.

Roma pret Bajernin, fitorja s’mjafton

Skuadra italiane pret në “Olimpiko” Bajernin e kualifikuar, por kalimi i grupit varet në një masë të konsiderueshme nga rezultati i takimit mes Bazelit dhe Kluzhit.
Pasi është rikthyer pretendimeve në kampionat, skuadra nga kryeqyteti italian shpreson të bëhet protagoniste edhe në Ligën e Kampionëve. Formacioni i Klaudio Ranierit mund të sigurojë një vend mes 16 më të mirëve të Evropës nëse del me pikë të plota nga përballja me Bajernin e Mynihut dhe njëkohësisht Kluzhi nuk mundet nga Bazeli.
Bajerni e ka siguruar kalimin e grupit dhe për të “blinduar” vendin e parë duhet edhe një pikë. Trajneri Luis van Gal nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Van Bomel, Robenin, Oliçin, Badshtyberin dhe Klosen, të gjithë të dëmtuar. Lajmi i mirë për trajnerin holandez është rikthimi pas një mungese të gjatë i francezit Riberi. Në kampin e Romës, rikthehen Huan, Pizarro, Adriano dhe Vuçiniç. Ky i fundit pritet të marrë një vend në formacionin titullar, ndërkohë që njëri mes Totit dhe Borrielos do të ulet në stol.
Takimi mes Bazelit dhe Kluzhit mund të jetë vendimtar në fatet e këtyre ekipeve për vendin e tretë që të çon në Ligën e Evropës. Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë dhe zviceranët do të kërkojnë hakmarrje për humbjen 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Rumani.

Totti në pankinë ndaj Bayernit?

Francesco Totti do t’ua lë vendin Jeremy Menezit, Mirko Vucinicit dhe Marco Boriellos në sulmin romak, kur Roma të përballet me Bayernin në Ligën e Kampionëve.
Il Corriere dello Sport shkruan se Claudio Ranieri ka preferuar që ta lë në pankinë kapitenin e tij për të vënë në fushë treshen e rrezikshme romake të përbërë nga Menez, Vucinic dhe Borriello.
Simplicio, Daniele De Rossi dhe Matteo Brighi do të paraqiten nga fillimi. Vendimi i Ranierit vjen për të ulur tensionet e mundshme në fushë nga Totti pas deklaratës së Van Gaal, i cili kritikoi asin romak.

Çelsi jashtë forme, ndaj Zilinës luan për kreun

Kryesuesit e Premier Ligës kanë siguruar kalimin e grupit, por forma e dobët e kohëve të fundit mund të rrisin presionin mbi trajnerin Karlo Ançeloti. Spartaku i Moskës pret Olimpikun e Marsejës.
Blutë e Londrës po kalojnë një formë të dobët së fundi, kur kanë humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në kampionat dhe kanë patur ndryshime në stafin teknik. Ndihmës trajneri Rei Uilkins është shkarkuar dhe vendin e tij e ka marrë nigeriani Mikael Emenalo.
Sfida me Zilinën në “Stemford Bridxh” do të thotë shumë për kampionët e Anglisë, jo vetëm për të rritur besimin, por edhe për të marrë një pikë që do t’u siguronte vendin e parë në grupin F. Mesfushorët Esien dhe Zhirkov do t’i shtohen kapitenit Terri dhe Lampardit në listën e të dëmtuarve. Zilina i ka dhënë lamtumirën aventurës në Ligën e Kampionëve, teksa ende nuk e ka provuar shijen e pikës pas katër ndeshjeve të para.
Sfida tjetër e grupit F vë përballë Spartakun e Moskës dhe Olimpikun e Marsejës. Të dy ekipet kanë nga gjashtë pikë dhe luftojnë për vendin e dytë. Skuadra ruse e mundi Marsejën 1-0 në “Velodrom” dhe francezët kanë rastin më të mirë për treguar se humbja ishte vetëm një aksident.

Arsenali për kualifikim, Braga për moral

Një fitore ndaj portugezëve të Bragës do të ishte ilaçi i shërimit për Arsenalin, pas humbjes në derbin me Totenhemin të shtunën. Shaktjari luan në fushën e Partizanit të Beogradit.
Një tripikësh në Portugali do t’i siguronte skuadrës së Vengerit një vend mes 16 më të mirave të Evropës. “Topçinjtë” i mundën në mënyrë spektakolare 6-0 portugezët në ndeshjen e parë të luajtur në “Emirates Stadium”. Megjithë humbjen 2-1 në fushën e Shaktjarit në fillim të këtij muaji, Arsenali mban vendin e parë së bashku me ukrainasit, në kuotën e nëntë pikëve.
Trajnerit Arsen Venger pritet t’i rikthehet portieri Manuel Almunia dhe mesfushori Xhek Uilsher, ndërsa sulmuesi danez Niklas Bendtner pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë. Në takimin tjetër të grupit H, Shaktjar Donjetsku do të luajë në fushën e Partizanit të Beogradit me synimin për të siguruar matematikisht kualifikimit. Kurse serbët do kërkojnë ta mbyllin me nder para tifozëve aventurën evropiane, e cila deri tani nuk i ka shpërblyer ende me pikë.

Allegri: Ndeshja ndaj Auxerre, vendimtare

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka deklaruar se ndeshja ndaj Auxerre është tejet e rëndësishme dhe vendimtare për kualifikimin e Milanit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Auxerre do të luajë më ndryshe se sa në takimin tonë të parë. Ky ekip ka luajtur mirë, pasi që ta mposhtësh Ajaxin nuk është lehtë. Sonte ata duhet të fitojnë. Do të jetë një ndeshje me shumë intensitet dhe do të jetë vendimtare për pjesën e mbetur të Ligës së Kampionëve”.
“Ne duhet të fitojmë nëse dëshirojmë të ulim presionin para ndeshjes së fundit në San Siro ndaj Ajaxit. Ne do të luajmë lojë sulmuese. Ne kemi shumë lojtarë të lënduar por jam i kënaqur me skuadrën në dispozicion, ndërsa këta që do të përfshihen do të bëjnë edhe më shumë për një rezultat më të mirë”, deklaroi Allegri.