31 maj 2010

Zyrtare: Jep dorëheqje Roberto Bettega

Juventusi ka njoftuar për largimin e drejtorit të klubit, Roberto Bettega, pas një periudhe të vështirë kohore të qëndrimit të tij në Olimpico të Torinos.

Bettega erdhi në mes të sezonit në krye të Bianconerëve, pikërisht në kulmin e krizës, ndërsa duket që presidenti i ri, Andrea Agnelli, t’ia ketë treguar derën atij, për të filluar revolucionin në klub me në krye Luigi Del Nerin.

“Juventusi dhe Roberto Bettega dëshirojnë të komunikojnë ndërprerjen me sukses të bashkëpunimit të tyre”, citohet në komunikatën e lëshuar nga Juventusi, ku falënderohet Bettega për kontributin e tij dhënë për klubin.

LAJME SHKURT....


  • Valencia e deshiron Amaurin
  • Bettega - Largohet nga Juventusi
  • Millosh Krasiq - ne pritje te Juventusit
  • Pazzini - Prioriteti kryesor i Juventusit
  • Vazhdojn bisedimet per Agueron
  • Juventus nuk do ti bleje Caseresin dhe Candrevan
  • Marotta ka derguar menagjeret per Subotiq
  • Palombo eshte i kerkuar nga Juve
  • Bonucci do te ndihesha i hidhruar nese dota revuzoja Juven 
  • Juventus po e percjell futbollistin e Bayernit Mario Gomez!

Milan serioz: Filipe Melo ne fokus

Zerat qe qarkullojne kerkojne nje kohe per te kuptuar nerjane spekullime apo ka seriozitet. Milan ka individualizuar brazilianin Filipe Melo per perforcimin e mesfushes, qe ka nevoje per forca te fresketa. Juventus nuk i ka mbyllur porten kerkeses se Milanit dhe sikunder shkruan Tuttosport, kujtohen rastet e koperimit midis dy shoqerive ne te kaluaren, sic ndodhi me mefushorin holandez Davis, qe nga kuq e zi u be bardhe e zi. Ideja e Milanit eshte nje rivitalizim i mesfushorit brazilian qe ka bere gjera shume te mira te Fiorentina dhe Brazili, por jo te Juventus. Marotta dhe Galiani jane takuar disa here midis tyre ditet e fundit dhe se fundi kane diskutuar dhe per Filipe Melon. Por pergjigja e Juventusit ka qene kategorike: “Merreni Filipe Melon ne kembim me Borriellon”. Milan nuk deshiron qe te ndahet me sulmuesin napoletan, nje enderr per bardhe e zinjte dhe ka afruar mesfushorin francez Flamini. Por ky i fundit nuk hyn ne planet e Juventus, qe kerkon nje regjister dhe jo nje mesfushor “atlet”. Vlera e Filipe Melos ka rene pas nje sezon zhgenjyes me Juventusin, por boterori i Afrikes se Jugut mund ta rivitalizoje, ndaj dhe Galiani kerkon te perfundoje operacionin sa me shpejte qe te jete e mundur. Juventus nuk terhiqet nga shifra e vendosur per mesfushorin brazilian: 20 milion euro, shifer te shkakton “rrudhje buzesh” te Milan. Marotta mund ta ndihmoje Galianin per Filipe Melon, por “toka” Juventus per te tjera kerkime nga numri 2 i Milanit, mbyllet. Ka ekzistuar nje aleance Juventus-Milan ne merkato, mund te jete ne fuqi perseri, per nje operacion me efekte pozitive si per njeren shoqeri dhe per tjetren.

Juventusi i ri fillon nga krahët

Me mbërritjen e Luixhi Delnerit në krye të stolit, përgjegjësit e merkatos bardhezi janë vënë në kërkim të lojtarëve të përshtatshëm për skemat e reja.

Prandaj, nevoja kryesore është për futbollistë që luajnë në krahë. Për krahun e djathtë të mbrojtjes një alternativë është zvicerani Stefan Lishtajner i Lacios, i cili kushton rreth tetë milionë euro. Kurse në të djathtë Krishito i Xhenovas është një mundësi, ashtu si Erik Abidal i Barcelonës.

Për mesfushën, një alternativë është serbi Milosh Krasiç (i cili është edhe në planet e Milanit). Largimi i sigurt i Kamoranezit dhe Salihamixhiçit në verë do të krijonin hapësirë për 25-vjeçarin që luan me CSKA Moskën. Klubi rus ka vënë një çmim të lartë, por dëshira e vetë lojtarit për t’u transferuar në një kampionat europian, mund të bëjë që marrëveshja të arrihet për 15 milionë euro.

Diego, Tiago plus 20 milionë për Agueron?

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta pritet të fluturojë për në Spanjë të martën për të negociuar me Atletico Madridin, në tentim të transferimit të sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Sportsbook24.com njofton se Marotta do të takohet me drejtorin sportiv të Atleticos, Jesus Garcia Pitarch, për të finalizuar transferimin. Oferta që pritet t’u prezantohet zyrtarëve të Atleticos do të jetë mjaft luksoze. 20 milionë euro, shërbimet e mesfushorit Diego dhe portugezi Tiago që tashmë po luan si huazim te Atletico pritet të përbëjnë ofertën e jashtëzakonshme të Juventusit, ndërsa Andrea Agnelli pret lajme të mira nga kthimi i Marottas.

Thuhet se Agueros i pëlqen Juventusi përkundër moskualifikimit në Ligën e Kampionëve. Tuttosport nga ana tjetër pohon se Edin Dzeko është gjithashtu i dëshiruar në Torino, ndërsa kontaktet për të do të fillojnë nëse dështon tentimi për Agueron.

Edhe Buffon kritikon topin e Botërorit

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, e ka quajtur topin e Kupës Botërore si ‘të turpshëm’.

Buffon ka paralajmëruar fansat italian se topi mund të luajë rol të rëndësishëm në turneun e muajit të ardhshëm.

“Deri tash përgatitjet shkojnë shumë mirë, përveç një aspekti negativ të cilin mendoj se duhet ta nënvizoj, siç kanë bërë të ditur kolegët e mi më herët. E kam fjalën për topin i cili shfrytëzohet në të gjitha ndeshjet në këtë turne”.

“Modeli i ri është absolutisht i papërshtatshëm dhe mendoj se është turp që një garë kaq e rëndësishme me aq shumë kampionë, duhet të luajë me një top të tillë”, ka thënë Buffon. /

30 maj 2010

Juventus-Bonucci, përgaditet oferta serioze

Duke u bazuar në Tuttosport, Juventusi javën e ardhshme do të mundohet që të bëjë edhe ofertën deçizive për mbrojtësn 23 vjeçar, Leonardo Bonucci.

Futbollisti në fjalë I takon dy skuadrave, asaj të Genoas dhe Barit, pra për të arritur një marëveshje do të jetë mjaftë e vështirë.

Genoa e cila është e interesuar që të marrë gjithë kartonin e Domenico Criscitos dhe Raffaele Palladinos, pra marrëveshja me Genoan do të jetë më e lehtë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për Barin atëherë Juventusi mendon që ti ofrojë sulmuesin 24 vjeçar Riccardo Meggiorinin. Mirëpo skuadra e Barit kërkon që të marrë edhe shërbimet e mesfushorit Sergio Almiron I cili momentalisht është I huazuar tek Bari.

29 maj 2010

Përjashtohet Fushë-Kosova

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të premten ka marrë vendim që skuadra e Ligës së parë, Fushë-Kosova të përjashtohet nga kjo ligë. Ky klub prej edicionit të ri do të garojë në Ligën e dytë, që në fakt i bie Liga e tretë, pas Superligës dhe Ligës së parë.

Ky komision e ka marrë këtë vendim, pasi më parë Komisioni i Garave i FFK-së kishte hapur procedurë disiplinore ndaj Fushë-Kosovës, e cila dyshohej ta ketë kurdisur ndeshjen ndaj Ulpianës, (1:2). 

“Pas administrimit të provave dhe shkresave në lëndën e cekur është marrë vendim që Fushë-Kosova të largohet nga Liga e parë dhe në kampionatin 2010/2011 kjo skuadër do të garojë në Ligën e dytë të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga FFK-ja.

Para se Komisioni Disiplinor ta merrte këtë vendim, Komisioni i Garave takimin e kishte regjistruar si të zhvilluar. Mirëpo, pikët e asaj ndeshjeje dhe golaverazhi nuk është regjistruar fare në tabelë.

Komisioni i Garave, duke u bazuar në faktet që kishte mbledhur, kishte konstatuar të ketë pasur parregullsi në ndeshjen Fushë-Kosova – Ulpiana.

“Bazuar në deklaratat e trajnerit të Fushë-Kosovës dhe disa lojtarëve të Fushë-Kosovës, të cilët kanë dëshmuar se pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, në zhveshtore kanë hyrë disa anëtarë të Kryesisë dhe kryetari i Fushë-Kosovës dhe kanë kërcënuar se ndeshja duhet të fitohet nga Ulpiana. Gjithashtu, bazuar në incizimet televizive, janë vërejtur qëndrime statike të disa lojtarëve të Fushë-Kosovës gjatë pjesës së dytë”, thuhet në arsyetimin e Komisionit të Garave, në bazë të të cilit ky komision edhe ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj Fushë-Kosovës.

Ndeshja Fushë-Kosova – Ulpiana ishte shumë domethënëse për lipjanasit, të cilëve u nevojitej gjithsesi fitorja në këtë ndeshje, për të shpresuar ende që të mbeten pjesë e Ligës së Parë. Ndërsa, Fushë-Kosovës nuk i nevojitej fitorja, kështu që ndeshja përfundoi 0:2 për lipjanasit.

Përndryshe, kjo është hera e parë në futbollin e pasluftës që vetë akterët e ndeshjes deklarohen se ishin të përfshirë (pa dashje) në një kurdisje të lojës. Në të kaluarën ka pasur shumë dyshime rreth kurdisjeve të mundshme të ndeshjeve, por kjo është hera e parë që FFK-ja reagon si duhet, duke hetuar dhe dënuar.

Hetime ndaj Ulpianës dhe të tjerëve

Me largimin e Fushë-Kosovës nga Liga e parë, nuk ka përfunduar dosja e këtij skandali. Komisioni i Garave i FFK-së ka iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj Ulpianës, e cila në këtë rast dyshohet të jetë palë e interesit prej ngjarjes.

Po ashtu, Komisioni i Garave ka iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj Kryesisë së Fushë-Kosovës, përkatësisht kryetarit të klubit Bashkim Ismajli dhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj skuadre, Nysret Rexhepi.

Sa i përket Ulpianës, edhe ky klub në bazë të rregullores mund të dënohet me largim nga Liga apo heqje të pikëve.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu thotë se dënimi i shqiptuar ndaj Fushë-Kosovës është hapi i parë. Sipas tij, tani do të nisin hetimet ndaj Ulpianës dhe aktorëve të tjerë të asaj ndeshjeje.

“Për Fushë-Kosovën ka pasur fakte, andaj është marrë vendimi, sepse trajneri i saj dhe lojtarët janë deklaruar. Por, për Ulpianën ende nuk ka dëshmi, sepse lojtarët e saj apo dikush nuk ka deklaruar se ka dhënë mito për ta fituar takimin. Por, hetimet do të vazhdojnë edhe ndaj Ulpianës, por edhe ndaj aktorëve të tjerë”, tha Salihu

Futbolli në zi, 25 vjet nga tragjedia e “Heisel”-it

Sot bota e futbollit mban zi për 25 vjetorin e tragjedisë së “Heisel”-it, që tronditi gjithë sportin dhe shërbeu si pikë fillimi për një erë të re.
Në 29 maj të vitit 1985, Juventusi dhe Liverpuli do të përballeshin në finalen e Ligës së Kampionëve në Bruksel. Atë natë humbën jetën 39 tifozë në stadiumin “Heisel” të kryeqytetit belg. Shumica e tyre ishin tifozë juventinë, të cilët ranë viktima të një incidenti në stadium, pasi tifozët anglezë prenë një kolonë mbajtëse.

Kjo ditë cilësohet nga të gjithe si “dita që ndryshoi futbollin botëror”. Pas 25 vitesh, të gjithë kujtojnë me keqardhje atë tragjedi, por Toni Evans (redaktor i faqeve sportive të prestigjiozes britanike “The Times”) e ka shumë të lehtë të kujtojë atë çka ndodhi në Belgjikë.

Në atë kohë ishte një huligan “i çmendur” i Liverpulit dhe si i tillë ka mundësi të tregojë masakrën e “Heisel”-it. Evans tregon se natën e 29 majit 1985 tifozët e Liverpulit kishin mllef përbrenda për atë ç’ka u kishte ndodhur një vit më parë në Romë. Ish-huligani tregon se për këtë arsye tifozët anglezë “i urrenin italianët”.

Vargas, ofertat nga R.Madridi, Man City, Juventusi dhe Interi janë reale

Futbollisti i Fiorentinës, Juan Manuel Vargas është lidhur me disa transferime jashtë Artemio Franchit gjatë kësaj vere, duke u kërkuar nga disa top skuadrat e futbollit Evropian.

Peruani ka insistuar se ai dëshiron të qëndroi në Viola poashtu shtoi se ai nuk është i brengosur për të ardhmen e tij, mirëpo ai nuk qartësoi se a janë konkrete ofertat nga këto skuadra.

“Ofertat nga Real Madridi, Manchester City, Juventusi dhe Interi janë të vërteta,” tha Vargas për Tuttomercatoweb.

“Agjenti do të mirret me këto çështje, dhe do të shikojë ofertat më të mira.”

Është raportuar më parë se Real Madridi ka bërë ofertë prej €22milion ofertë që u refuzua nga Fiorentina, mirëpo një ndryshim shifre në €25milion ka mundësi të ndikoi që Fiorentina të ndryshojë mendje.

28 maj 2010

25 vjetori i tragjedis se Heysel


Sot me 29 Maj, perkujtohet 25 vjetori i tragjedis se Heysel.

Ne vitin 1985 ku Biankoneret festuan titullin e pare te Champions Leagues vdiqen 39 tifoz ne stadiumin Heysel te Briselit.

Juventus sot do ta mbaje akademin perkujtimore ne prag te 25 vjetorit, ku ne ket akademi perkujtimore do te marin pjese kryesia e Juventusit, zyrtaret me te larte te futbollit Italian, zyrtoret e Liverpulit si dhe disa futbollist te cilet ishin pjes e ati takimi te vitit 1985.

Ne Liverpul Akademia perkujtimore eshte mbajtur me 26 maje. At dite ne stadiumin Anfield eshte vendosur edhe pllaka perkujtimore, te pranishem ne ket akademi ishin edhe ish futbollistet e Liverpulit si Kenny Dalglish, Sammy Lee, kapiteni Phil Neal kurse nga stafi i Juventusit ne akademin perkujtimore ishin Gianluca Pessotto dhe Sergio Brio.

Me 3 qershore ne Bruksel ne takimin miqesor Itali - Mexiko do te mbahet nje akademi perkujtumore ne shej nderimi per viktimat e tragjedis...

GrandeJuve - Shpreh ngushllime me te thella gjith familjeve te viktimave si dhe gjith tifozeve Biankoner pasi qe Juve humbi 39 tifoz ku ishin pjes e tifozeris me te flakt te Juves

Gilardino largohet për shkak të trajnerit serb

Torino, 28 maj – Në fund të sezonit Alberto Gilardino, reprezentues i Italisë dhe sulmuesi i Fiorentinës, kishte deklaruar se nuk kërkon klub të ri pasi është i lumtur në Firence. Por, siç shkruajnë mediat italiane Gilardino e ka ndërruar mendjen pasi nga klubi është larguar trajneri i deritanishëm Cesare Prandelli (i cili ka pranuar ftesën të bëhet seleksionues i Italisë), si dhe ardhja në pozitën e trajnerit të serbit Sinisha Mihajloviç. Gilardino për këtë arsye ka vendosur ta marrë parasysh ofertën e Juventusit që ia kishte bërë kohë më parë. Në fakt torinezët ofrojnë 16 milionë euro për sulmuesin 27 vjeçar i vili gjatë karrierës së tij ka luajtur te Piacenza, Verona, Milan dhe Fiorentinë. “Edhe ne për këtë kemi lexuar në gazetë (La Republica). Kjo është një risi për ne dhe do ta analizojmë mirë”, tha Beppe Bonetto, menaxher i futbollistëve te Juventusi.

Diego: Mund të punoj me Del Nerin

Mesfushori i Juventusit, Diego, thotë se ai dëshiron të qëndrojë me ekipin italian.

Braziliani është i bindur se ai mund të gjejë vend në formacionin e trajnerit të ri Gigi del Neri.

“Juve mund të më besojë mua. Do të qëndroj në formë të mirë dhe ta dëshmoj veten. Nuk kam problem të punoj me Del Nerin”, ka thënë Diego.

Ish-mesfushori i Werderit së fundi është lidhur me një shkëmbim me yllin e Atletico Madrid, Sergio Aguero.

27 maj 2010

Lajme Shkurt...

Del Neri - Marchisio do te jete figura kryesore e Juventusit
  1. Buffon - Futbollistet e rinje duhet ta japin maksimumin
  2. Juventus - Shikohet mundesia e shkembimit Diego-Aguero
  3. Pazzini - Shum afer kalimit ne Juventus
  4. Juventus - Flitet edhe per nje shkembim tjeter Diego-Dzeko
  5. Trezegue - Duhet te luaja gjithmone 
  6. Moggi - Ne juventus me ne funde njerzit qe e kuptojn Futbollin

Dhe Juventusi kërkon Klas-Jan Huntelarin

Në mëngjes shtypi portugez bënte të ditur interesin e Benfikës për sulmuesin holandez të Milanit Klaas-Jan Huntelaar (26 vjeç). Ndërkohë që disa media italiane, shumë të afërta me klubin e Milanit, drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit, Xhuzepe Marota, edhe me synimin e realizimit të një shkëmbimi të mundshëm, ka futur ish-sulmuesin e Realit të Madridit del Real Madrid mes objektivave kryesorë të “Zonjës së Vjetër” për merkaton e verës së ardhshme.

Juvja, gati lamtumira për disa “big”-ë

Janë pesë, kanë emra të rëndësishëm. Për disa prej tyre mund të flitet për historinë e Juventusit, për shumë nga ata ideja është që nuk janë më pjesë e Juventusit. Të huaj, edhe pse në rastin e Kamoranezit e Amaurit, mund të flitet për italo-të huaj pa i hequr asgjë faktit që plani i Marotës parashikon një Juventus shumë italian. Mes tyre është edhe David Trezege, 32 vjeç, 138 gola në 10 sezone. Akoma edhe një vit kontratë 4.5 milionë euro. Por si për të ashtu edhe për Amaurin e Kamoranezin, klubi bardhezi s’ka më ndër mend të shpenzojë shifra të tilla.

Trezege: Juventus, më jep edhe një mundësi!

Francezi ka edhe një vit kontratë dhe nuk kërkon të largohet. Ndoshta ikën te Sampi për Pacinin

Kam nevojë të luajë rregullisht, gjë që në dy vitet e fundit nuk ka ndodhur. Dhe jo gjithnjë për shkak të dëmtimeve apo problemeve fizike. Kam nevojë të tregoj që Trezegeja është akoma një lojtar i përshtatshëm dhe në gjendje të vendosë një ndeshje në rezultat. Unë jam i bindur, nuk kam dyshime, por nëse nuk luaj, dyshimet u shkojnë të tjerëve. Atyre që s’më shohin dhe mendojnë që unë ndoshta jam në fund të karrierës”. Një frazë e gjatë dhe e qartë. Mendimet e parashikimet e David Trezegesë, janë mbyllur vetëm në një ide: besim nga ana e klubit, e trajnerit dhe dëshira për të luajtur, se në cilën skuadër pak rëndësi ka: “Edhe pse kam akoma një vit kontratë, nuk është e thënë që do të largohem.

Nuk varet vetëm nga unë: klubi, trajneri duhet të marrin vendimet e tyre. Sapo kanë ardhur, t’u japim kohë të punojnë. Unë do të shkoj me pushime, “topi” i kalon menaxherit tim Horge, kontaktet nuk mungojnë, të shohim momentin e duhur”. Kush mendon që Davidi është një “pako postale”, mall këmbimi, gabohet: “Nuk citoj emra klubesh, - vazhdon franko-argjentinasi, - nuk ia mbyll derën apriori askujt, as Korinthiasit. Përvoja në Brazil është stimuluese, por mund edhe të afrohem në shtëpi, në Francë”. Pra, as Milani që e kishte kërkuar pas rënies së Juves në Serinë B: “Objektivi është të luaj”. Por mes Torinos dhe Montekarlos, në mes është Gjenova për Trezegenë. Te Sampi për Pacinin? Gjithçka është e mundur, sidomos pas ardhjes nga blukaltrit të dyshes Del Neri-Marota.

Buffon: Nuk largohem nga Juve

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ai dëshiron të mbesë në radhët e klubit nga Torino, përderisa ai është duke e pritur një sezon më të mirë.

“Siç e dinë të gjithë, unë kam një situatë lineare me Juventusin, pasi që si Juventusi ashtu dhe unë, duam të vazhdojmë të punojmë së bashku. Unë kam afeksion për tifozët dhe klubin, ndërsa kjo është e rëndësishme për mua. Është një vlerë e pallogaritshme, ndërsa kjo do të thotë shumë për sezonin e ri”, theksoi Buffon për Stadionews.it.

Nga ana tjetër agjenti i Buffon tha për Radio Milan Inter: “Nuk ka dyshime se Buffon do të vazhdojë të luajë për Juventusin. Ka pasur shumë spekulime për transferime javëve të fundit, por kjo është e tëra”.

26 maj 2010

Del Piero: Të rimbushemi tani, për sezonin e ardhshëm

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur shenja të besimit se skuadra për të cilën luan ai do të shfaqet më serioze në sezonin e ardhshëm, pas fushate zhgënjyese në të gjitha garat.

“Na duhet pak pushim për t’u rimbushur për sezonin e ardhshëm. Ne jemi pritur mirë në SHBA. Kërkoj falje që nuk u kemi dhënë tifozëve atë që merituan”, theksoi Del Piero për Il Corriere dello Sport.

Përkundër lëndimit që ia mohoi një pjesë të sezonit, 35-vjeçari Del Piero ka shënuar 9 herë në Serie A këtë sezon, ndërsa nuk është ftuar nga Marcello Lippi që të udhëtojë në Afrikën e Jugut me përfaqësuesen e Italisë.

Milan-Juventus: Shkëmbimi Borriello-Buffon?

Juventusi dhe Milani janë në negociata për të shkëmbyer lojtarë që do të mund të përfshijnë Gigi Buffon dhe Marco Borriello.

Tuttosport mbrëmë ka bërë të ditur se drejtori i ri i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka pasur takim me zëvendës-presidentin e Milanit, Adriano Galliani, dhe të dy kanë biseduar për disa ide rreth tregut të transferimeve.

Në mesin e diskutimeve ka qenë edhe opsioni që ata t’i shkëmbejnë sulmuesit Marco Borriello dhe Amauri. Është folur se Juventusi është shumë i interesuar për sulmuesin italian, por rosonerët ia kanë ofruar Klas-Jan Huntelaar në vend të Borriellos.

Por Tuttosport sot ka shkruar se Marco Borriello është cak primar i trajnerit të ri Luigi del Neri, andaj strategu i Juves madje është i gatshëm t’ia ofrojë Milanit edhe portierin Gigi Buffon si shkëmbim.

25 maj 2010

Buffon: Italia mund te fitoje serish

Giggi Buffon mendon se Italia i ka te gjitha cilesite per te fituar serish Kupen e Botes, por shton se do jete nje sipermarrje shume e veshtire.

Numri 1 i skuadres se “Kalter” ka dhene nje ninterviste per gazeten “Le Parisien” ku u pyet edhe per moshen e kombetares, e cila nuk ka marre shume elemente te rinj ne krahasim me 4 vjet me pare kur Lippi dhe djemte fituan kupen ne Berlin.

“Nese shihen kartat e identitetit mund te thuhet po, por une dua te jem optimist dhe mund te themi se kjo skuader ka shume eksperience”, shprehet gardiani kampion bote. Ne vijim ai ka shtuar se as “blute” nuk duhen nenvleftesuar. “Franca mund te fitoje boterorin”, perfundoi Buffon.

“Juventusi im lufton në të gjitha frontet”

Xhixhi Delneri është i vetëdijshëm, që i takon atij ta rikthejë “Juventusin të jetë i besueshëm” dhe se skuadra bardhezi është “e detyruar të punojë në maksimum për të arritur rezultatet maksimale. Juve duhet të ketë forcën, bindjen dhe mentalitetin për të luftuar për të gjithë objektivat, duke filluar nga Champions League. Është një detyrim që kjo skuadër ka kundrejt të gjithëve, kundrejt tifozëve dhe pronarëve”. Ndërkohë që shprehet i kënaqur që të paktën edhe Milani ka zgjedhur një trajner italian, Masimiliano Alegri.

Chiellini: Mund të largohem

Giorgio Chiellini ka filluar të vë në dyshim të ardhmen e tij te Juventusi, duke thënë se ai mirëpret interesimin e klubeve tjera, ndërsa nuk mohon kalimin në asnjërën nga klubet e interesuara.

Sipas spekulimeve, Manchester United, Manchester City, Real Madridi dhe Barcelona janë jashtëzakonisht të interesuara për shërbimet e mbrojtësit italian.

“A do të qëndroj te Juventusi? Nuk e di ende, unë nuk kam biseduar me askënd. Po, mendoj se mund të largohem, nëse ata më dëshirojnë. Unë gjithashtu dua të shoh se cilat janë idetë e liderëve të rinj të klubit”, theksoi Chiellini.

24 maj 2010

Botërori 2010 – Pas Chiellinit lëndohet edhe Iaquinta

Sestriere, 24 mars - Sulmuesi i Juventusit Vincenzo Iaquinta (30) i është bashkuar lojtarit të klubit të tij, Giorgio Chuellini (25) në listën e lojtarëve të lënduar të reprezentacionit të Italisë. Mjeku i Kombëtares Enrico Castellacci ka thënë se bëhet fjalë për një lëndim të vogël të gjurit, por Iaquinta së shpejti duhet të kthehet në fushën e gjelbër. Një ditë më vonë është lënduar edhe Chiellini dhe për këtë arsye ai ka mbetur jashtë stërvitjeve të së hënës. Sestriere, një qytet me lartësi mbidetare prej 2 mijë metrave është baza e Kombëtares italiane në prag të Botërorit të cilët e mbrojnë titullin e kampionit të fituar në Gjermani para katër viteve. Në kuadër të Botërorit 2010 janë caktuar edhe dy ndeshje përgatitore, kundër Meksikos në Bruxell me 3 qershor dhe kundër Zvicrës dy ditë më vonë në Gjenevë.

Kanavaro, kapiteni pa kontratë

Kapiteni i kombëtares së Italisë, Fabio Kanavaro, aktualisht është pa ekip, pasi Juventusi ka hequr klauzolën e rinovimit në kontratën e lojtarit.

Në Kupën e Botës qendërmbrojtësi ka mundësi të vendosë një rekord interesant: mund të jetë i vetmi kapiten kombëtareje që nuk ka një ekip për sezonin e ardhshëm. Aktualisht asnjë klub nuk është i gatshëm të bëjë një ofertë për 36-vjeçarin, megjithëse vetë ai shpreson të qëndrojë aty ku është, në Torino.

“Ende nuk kemi diskutuar për kontratën, sepse klubi është duke bërë ndryshime dhe në këtë moment nuk mund të flasim për këto gjëra. Për mua nuk është problem të shkoj në Afrikën e Jugut pa një kontratë me klubin, sepse mosha më lejon t’i përballoj këto probleme. E përsëris: Juve tani ka çështje më të rëndësishme për të diskutuar”, pohoi kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006.

Del Neri: Do t’ia kthej kredibilitetin Juves

Trajneri i ri i Juventusit, Luigi del Neri, thotë se do të punojë me ngulm për ta rikthyer kredibilitetin e klubit.

“Sigurisht kjo është një sfidë e rëndësishme për mua. Pas sezonit të kaluar, klubi do ta rikthejë kredibilitetin. Për mua puna është sfiduese pasi ju ofrohet një mundësi për t’u sprovuar në nivelin më të lartë”.

“Është e nevojshme të bisedojmë për përmirësim, jo për rikonstruktim, pasi mendoj se në një grup të kampionëve nuk ka nevojë për rikonstruktim. Por sigurisht është e nevojshme të sillen disa përforcime për t’u realizuar qëllimet për këtë sezon”, ka thënë Del Neri.

Chiellini lëvdon Militon

Natyrisht, as vigani i mbrojtjes italiane, Giorgio Chiellini, nuk e la pa u shprehur për finalen e madhe të Bernabeut, të cilën e fitoi Interi, me ç’rast ai lëvdon Interin dhe Diego Militon.

“Interi demonstroi meritë të plotë në Ligën e Kampionëve pasi që mposhti Chelsean, Barcelonën dhe Bayern Munichun. Nuk e mbështeta askënd të shtunën mbrëma, por është e drejtë të nderoj palët kur është nevoja”.

“Diego Milito ishte fantastik këtë sezon, duke qenë vendimtar në tri ndeshjet kryesore të sezonit. Edhe pse ai u poq vonë, më duhet të them se ai definivitisht ka arritur në skenën botërore”, theksoi Chiellini

Buffon nuk largohet nga Juve

Gianluigi Buffon ka refuzuar të kënaqë botën e spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij, duke thënë se ai do të qëndrojë te Juvetnusi edhe pas kësaj vere.

Sipas spekulimeve, Bianconerët janë të gatshëm të heqin dorë nga portieri italian për të grumbulluar para për blerjen e lojtarëve të tjerë, mirëpo i të njëjtit mendim nuk është Buffon.

I pyetur nga Sky Sport 24 mbi këtë temë, Buffon u përgjigj se ai është marrë vesh me presidentin e ri të Juves, Andrea Agnelli, që ta vazhdojë karrierën me fanellën bardhezi.

23 maj 2010

Disa klube spanjolle vëzhgojnë Trezeguet

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, ka mundësia të rikthehet në Francë përkatësisht në klubin e futbollit Monaco, por njëkohësisht të shkojë edhe në Spanjë. 32-vjeçari, i cili është sulmuesi më i suksesshëm i Juventusit i të gjitha kohërave, duket se do të jetë pjesë e spastrimit të skuadrës gjatë muajve të ardhshëm. Disa klube spanjolle dhe braziliane janë duke e vëzhguar vazhdimisht Trezeguet. “Gjithmonë ekziston mundësia që të kalojë në Monaco. Natyrisht, për të qenë krejtësisht i sinqertë, në fillimisht duhet të takohemi me drejtorët e ri të Juventusit. Nuk mund të parashtroni teori të ndryshme pa u njohur me planet e drejtorëve”, tha agjenti i Trezeguetit, Antonio Caliendo.

Juventus, presing për Shvajnshtajger

Pas Riberisë dhe Roben, Juventusi po interesohet edhe për një tjetër lojtar të Bajernit të Mynihut. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Bastian Shvajnshtajger, i cili është një “mesfushor universal”, pasi mund të aktivizohet lehtësisht në të gjithë sektorët e këtij reparti. Lojtari gjerman ka bërë të ditur se pas botërorit kërkon një aventurë në Spanjë ose Itali, por problemi mbeten drejtuesit e Bajernit. Çelësi i marrëveshjes mund të jetë shkëmbimi me fantazistin brazilian, Diego, i cili ka zhgënjyer në Serinë A.

Del Piero - Fillim i ri

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka mirëpritur ndryshimet në postet drejtuese të klubit, përfshirë ardhjen e trajnerit të ri, Luigi Del Neri.

Bianconerët kaluan njërin prej sezoneve më të vështira në histori të klubit, pas përjashtimit në Serie B si rezultat i skandalit Calciopoli më 2006.

Juventus përfundoi në pozitën e shtatë në Serie A, u eliminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe u mposht në Europa League nga Fulham. Reagimi ishte i menjëhershëm.

Andrea Agnelli është emëruar presidenti i ri, Beppe Barotta është drejtor i ri i përgjithshëm, ndërsa Del Neri erdhi si zëvendësim për Alberto Zaccheronin. Ndryshimet e bëra i kanë dhënë Del Pieros arsye për optimizëm.

“Duhet t’i japim mirëseardhjen atyre që do të fillojnë punën e tyre në Juventus. Mirëseardhje presidentit, drejtorëve të rinj dhe trajnerit të ri. Sezoni do të fillojë së shpejti dhe duhet të jemi gati nga fillimi dhe t’i qasemi me përkushtim dhe uri për fitore në mënyrë që t’i lëmë prapa dëshpërimet e fundit”, tha Del Piero për ueb faqen e tij zyrtare (www.alessandrodelpiero.com).

“Po ashtu rezervoj mendimet për ata që do të largohen nga detyrat e tyre. Pas vetëm një muaji fillojmë përsëri. Duhet të jetë fillim i ri”, përfundoi ai.

Trezeguet kthehet në Monaco ?

Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mund të kthehet te Monaco këtë verë, nëntë vite pasi që e kishte braktisur principatën për të kaluar në Torino.

32-vjeçari, i cili është sulmuesi më i suksesshëm i Juventusit i të gjitha kohërave, duket se do të jetë pjesë e spastrimit të skuadrës gjatë muajve të ardhshëm.

Disa klube spanjolle dhe braziliane janë duke e vëzhguar vazhdimisht Davidin. Gjithmonë ekziston mundësia që të kalojë në Monaco. Natyrisht, për të qenë krejtësisht i sinqertë, në fillimisht duhet të takohemi me drejtorët e ri të Juventusit. Nuk mund të parashtroni teori të ndryshme pa u njohur me planet e drejtorëve”, ka thënë agjenti i Trezeguetit, Antonio Caliendo.

Materazzi ofendon Juventusin

Marco Materazzi nuk ka ndaluar së ofenduari Juventusin, kësaj radhe me anë të fanellës festuese, duke paralajmëruar se pas një jave do të bëjë edhe një tatuazh me trofeun e Ligës së Kampionëve.

Fanella të cilën e mbajti Materazzi shfaqte mbrojtësin duke mbajtur trofeun e Ligës së Kampionëve dhe fjalët ‘A e dëshironi edhe këtë?’, duke iu referuar kërkesës së Juventusit që Interi t’ia kthejë titullin e vitit 2006, pas zbulimeve të reja të Calciopolit.

“Ishte kënaqësi e madhe. Unë më në fund e fitova. Kjo fanellë prezanton përpjekjet e shumta, ditë pas dite, si në lojë ashtu dhe në stërvitje”, tha i vetmi italian që shijoi pak minuta finalen.

Materazzi që tashmë e ka të mbuluar pothuajse gjithë trupin e tij me tatuazhe, shtoi se brenda javës së ardhshme do të bëjë një tatuazh të ri me trofeun e Ligës së Kampionëve në të.

22 maj 2010

Del Piero: Sezonin tjetër, më të fuqishëm

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka premtuar se klubi për të cilin luan ai, do t’u kthehet sukseseve sezonin e ardhshëm, dhe thotë se mezi pret të fillojë sesoni i ri.

“Një sezon vërtetë i vështirë ka përfunduar për ne, ishte një rrugë e gjatë dhe e lodhshme. Por, ne jemi këtu me qëllim që të luajmë mirë. Ne duam të luajmë mirë këto ditë të fundit dhe të shkojmë në pushime më pas të qetë”.

“Edhe pse sezoni ka përfunduar, ne duam të fillojmë aventurën tonë të re. Sezoni i ri do të fillojë së shpejti, ndërsa ne duam ta fillojmë me përkushtim maksimal me urinë për të fituar”, deklaroi Del Piero, për mediat në New York, para turneut të Juventusit në ShBA.

Del Piero: Del Neri do të jetë fillim i ri

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, ka mirëpritur ardhjen e trajnerit të ri Gigi del Neri.

Së bashku me Del Nerin në mesin e drejtuesve të Juves ka arritur edhe ish-drejtori sportiv i Sampdorias, Beppe Marotta, i cili është emëruar menaxher gjeneral, ndërsa Andrea Agnelli tash është president i klubit.

“Është koha t’iu dëshirojmë mirëseardhje këtyre të cilët kanë filluar një udhëtim të ri me Juventusin. Mirëseardhje presidentit, drejtorëve të rinj dhe trajnerit të ri. Kampanja do të fillojë së shpejti dhe ne duhet të nisim që nga fillimi me përkushtimin më të madh dhe me urinë për fitore, andaj mund t’i lëmë prapa zhgënjimet e fundit”, ka thënë Del Piero

21 maj 2010

Bufoni i premton besnikëri Juves

Portieri bardhezi i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë spekullimeve rreth të ardhmes së tij larg “Zonjës”: “Nuk kam kontaktuar me asnjë klub tjetër”.
“Zgjedhja ime e parë ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë Juventusi. Askush nuk mund të vërë në dyshim dashurinë time për këtë skuadër. Nuk kam pasur asnjë lloj kontakti me klube të tjerë, nuk kam dëgjuar as për Arsenalin dhe as për ndonjë ekip tjetër që mund të jetë interesuar për mua”, sqaroi Bufon.

Më tej “gardiani” i katërkëndëshit të kombëtares italiane shtoi: “Mendoj vetëm për Juven, duam të punojmë fort për të krijuar një të ardhme më të mirë. Mbërritja e drejtuesve të rinj është mënyra më e mirë për t’u ringritur pas një sezoni për t’u harruar”.

Juventusi i ri nis nga Pacini

Sulmuesi italian është objektivi kryesor i Xhixhi Delnerit dhe Bepe Marotës, ish-ët e Sampdorias (tashmë te Juventusi), të cilët e njohin mjaft mirë lojtarin.
Reparti i sulmit të “Zonjës” pritet të reduktohet me largimin e David Trezege dhe me shumë mundësi të Amaurit. Kjo do t’i hapte rrugë kalimit të Xhanpaolo Pacinit, për të cilin drejtuesit e sapoemëruar të Juventusit janë gati t’i ofrojnë Sampdorias 15/20 milionë euro, së plus kartonin e një tjetër lojtari (Xhovinko ose Almiron).

Në fakt, marrëveshja mund të arrihet me sukses duke parë se përveç të paprekshmëve (Bufon, Kielini, Markizio, Del Piero dhe Iakuinta), Juventusi i ka të gjithë futbollistët e tjerë në dispozicion të merkatos. Së bashku me “Pacon” në Torino mund të mbërrijë njëri mes Palombos dhe Zigler. Nëse ky operacion nuk përfundon me sukses, në listën e alternativave të sulmit bardhezi janë Diego Forlan dhe Xhuzepe Rosi.

Buffon tifoz i Interit në finalen e LK

Pavarësisht rivalitetit me Interin, portieri i Juventusit, Gigi Buffon, shpreson që ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho të fitojë Ligën e Kampionëve në takimin e nesërm.

Kampioni i Serie A, Interi, nesër në Santiago Bernabeu të Madridit do të përballet me kampionin e Gjermanisë, në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Do të përkrahi Italinë. Si gjithmonë, ne duhet të gjejmë ca shpirt patriotik dhe t’i ndihmojmë aspektit kombëtar”.

“Sa i takon Kupës Botërore mendoj se do të kemi një fillim të ngadalshëm. Pavarësisht faktit se ne jemi kampionë, nuk ka shumë besim në shanset tona për ta fituar edhe një herë atë, por mendoj se në fund se mund t’ia dalim mirë”, ka thënë Buffon./

Blanc: Juve nuk është në krizë

Jean-Claude Blanc thotë se Juventusi nuk është në krizë pavarësisht një sezoni shumë zhgënjyes. Blanc: Juve nuk është në krizë 

Biankonerët i janë nënshtruar një revolucioni këtë javë me Andrea Agnelli që ka dalë në pozitën e presidentit, Beppe Marotta që është caktuar drejtori i ri gjeneral dhe me trajner Luigi Del Neri.

“Ne do të punojmë shumë për ndryshimet që na presin. Falënderoj stafin që është larguar dhe veçanërisht Alberto Zaccheroni, puna e të cilit do të përfundojë pas turneut në Amerikë”, ka thënë Blanc, i cili tash është menaxher gjeneral. 

20 maj 2010

Agjenti: Aquilani nuk do t’i bashkohet Juves

Alberto Aquilani nuk do ta përfundoj kontratën e tij me Liverpoolin për të kaluar tek Juventus, kështu që agjenti i tij mohon një shkëmbim me Felipe Melon.

Të mërkurën Tuttosport njoftoi se Melo do të përdorej si baraspeshë për të transferuar Aquilanin nga Anfield.

“Askush nuk ka pyetur asgjë dhe do të jetë e vështirë të transferohet Aquilani ne Juventus.Ai ka luajtur për Liverpool përderisa ka pasur lëndime në nyje”.

Duhet theksuar se Aquilani ka shpenzuar shumë kohë përderisa është shëruar dhe ka lavdëruar stafin mjekësor të Liverpool.

Moggi: Ibrahimovic- I duhuri për Juven

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, beson se sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviç do të ishte njeriu ideal për Juven, të cilët shpresojnë të fitojnë ndonjë trofe sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, Moggi pranon se procesi i sigurimit të shërbimeve të suedezit do te jetë shumë i vështirë.

“Një kthim i Ibrahimovicit në Juventus është shumë i vështirë”, ka thënë Moggi.

“Në vend të kësaj, ai do të ishte lojtari i përkryer për Juven nëse ata mendojnë që ta rindërtojnë skuadrën e tyre dhe të fitojnë ndonjë trofe në të ardhmen”, shtoi ai.

Del Neri kërkon Walcottin

Anësori i Arsenalit, Theo Walcott, është duke u lidhur me një transferim te Juventusi, pasi që është trajneri i ri Luigi Del Neri, ai që deklaroi se dëshiron të transferojë dy emra të mëdhenj.

“Tashmë ka shumë lojtarë cilësorë këtu, ndërsa duhet të mendojmë me kujdes, se kush është për çfarë dhe ku”, është shprehur Del Neri.

Në shitje te Juventusi janë Gianluigi Buffon, që do të përkujdeset për të hollat e transferimeve nga shitja e tij, kurse Trezeguet pritet të zëvendësohet nga Gianpaolo Pazzini i Sampdorias.

Diego gjithashtu nuk do të ketë vend në formacionin e Del Nerit, pasi që flitet se ose David Silva ose Arjen Robben, ashtu si Walcott, do të transferohen në Olimpico të Torinos gjatë kësaj vere.

Amauri mirëpret ardhjen e Del Nerit

Sulmuesi biankoner, Amauri, ka mirëpritur caktimin e Gigi del Neri si trajner i ri i Juventusit.

Braziliani shënoi vetëm shtatë gola në 40 paraqitje këtë sezon për Juventusin, që përfundoi në pozitën e shtatë në Serie A dhe do të mungojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Dua ta harroj këtë sezon dhe të dëshmoj vlerat e mia të vërteta për ata të cilët më kanë kritikuar mua dhe duan që unë të largohem. Shtypi mund të shkruajë çfarë të dojë, por askush në klub nuk më ka thënë asgjë. Nuk do të largohem, 99%”, ka thënë 29-vjeçari.

Amauri po ashtu ka komentuar ardhjen e ish-trajnerit të Sampdorias, Del Neri, i cili do të pasojë Alberto Zaccheronin në stolin drejtues të Juves në sezonin e ardhshëm.

“Kam raporte të mira me Del Nerin. Ne kemi punuar së bashku në Chievo në vitin 2003 dhe 2004. Nga ajo sa di, ai llogarit në mua dhe kjo më jep një motivim shtesë për të punuar më shumë sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Amauri.

19 maj 2010

Agjenti: Bufoni qëndron te Juve

Silvano Martina, agjenti i portierit italian, ka siguruar se Xhixhi Bufon nuk do të largohet nga Juventusi, megjithë spekullimet e ndryshme.
“Mesa duket, Bufoni na qenka i vetmi lojtar që do të lërë klubin në merkaton e verës. Pavarësisht këtyre zërave, dua të kujtoj që ai ka një marrëveshje me klubin dhe në sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Juventusit. Delneri mund të mbështetet te ai”, pohoi agjenti për faqen sportive italiane “Tuttomercatoweb.com”.

Ndërkohë, nesër në mëngjes pritet të bëhen emërimet e drejtuesve të rinj të klubit nga Torino. Andrea Anjeli do të marrë postin e presidentit, Bepe Marota atë të drejtorit të përgjithshëm. Kurse Alesio Seko dhe Roberto Betega me shumë mundësi do të largohen. Gjithashtu, miqësia e ish-it Pavel Nedved me presidentin e ri, mund ta shtyjë çekun të marrë pozicionin e përgjegjësit të sektorit të të rinjve.

Riberi vazhdon të mbetet ëndrra e Juventusit

Francezi i Bajernit të Mynihut është dhurata e madhe që presidenti i ri, Andrea Anjeli, dëshiron t’u bëjë tifozëve dhe trajnerit Luixhi Delneri.
Drejtuesit e klubit nga Torino kanë gati planin për të arritur te Riberi, marrëveshja e të cilit me Bajernin përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Lojtarit do t’i bëhet një ofertë për të qenë imazhi i Fiat-it në Francë, që do t’i bashkëngjitet kontratës katër vjeçare me pesë milionë euro në sezon.

Çmimi i sulmuesit arrin në 40 milionë euro, shumë të cilën Juventusi synon ta ulë duke futur në marrëveshje edhe brazilianin Diego, të cilin bavarezët e kërkuan vjet dhe që vazhdojnë ta pëlqejnë ende. Problemi mund të jetë preferenca e vetë futbollistit, që ka deklaruar se nëse lë Gjermaninë, do të shkojë në Spanjë (Reali e ka kërkuar gjithmonë). Aq më tepër që Juventusi nuk do të luajë as në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Nëse pista Riberi nuk realizohet, atëherë në Torino i kanë gati alternativat. David Silva i Valencias është një kandidaturë, ashtu si Milosh Krasiç i CSKA Moskës. Po kështu, qëndron edhe mundësia për Anxhelo Palombon e Sampdorias (vlerësohet 20 milionë euro), për të cilin Juventusi është gati të ofrojë mesfushorin Almiron dhe sulmuesin Xhovinko.

Italia “Botërore”, Lipi skarcon Groson dhe Kandrevën

Tekniku i kombëtares italiane e ka reduktuar në 28 lojtarë listën paraprake me të grumbulluarit në prag të Kupës së Botës.
Trajneri kampion bote në fuqi ka eliminuar mbrojtësin e Juventusit, Fabio Groso (heroi i suksesit në Gjermani katër vite më parë) dhe mesfushorin Antonio Kandreva. “I telefonova Fabios dhe me shumë keqardhje ia komunikova vendimin. Por nuk kisha rrugë tjetër”, pohoi Lipi.

Për momentin lista ka mbetur me 28 emra, pesë prej të cilëve do të eliminohen më 1 qershor, për të formuar grupin me 23 elementë me të cilët Marçelo Lipi do të kërkojë suksesin në Afrikën e Jugut. “Kam edhe dhjetë ditë kohë për të menduar”, theksoi numri një i stolit Axurr.

Ja lista e 28 lojtarëve të Italisë:

Portierë: Bufon, De Sanktis, Marketi, Sirigu;
Mbrojtës: Boketi, Bonuçi, Kanavaro, Kasani, Kielini, Krishito, Maxho, Zambrota;
Mesfushorë: Kamoranezi, Kosu, De Rosi, Gatuzo, Markizio, Montolivo, Palombo, Pepe, Pirlo;
Sulmues: Borielo, Di Natale, Xhilardino, Iakuinta, Pacini, Kualiarela, Rosi

Del Neri: Juvja ime, fituese dhe me Bufonin

Trajneri i bardhezinjve e ka të qartë punën që duhet të bëjë për të rikthyer torinezët tek fitoret

Juventusi i ri i Xhixhi Del Nerit do të fillojë me disa pika të qarta: moduli do të jetë akoma 4-4-2, mentaliteti do të duhet të kthehet të jetë ai i fituesit. Asnjë shkëputje me të kaluarën, sepse për të ndërtuar një të ardhme duhet të dish të kthesh kokën mbrapa dhe të shpëtosh punën e mirë që është bërë. E kaluara, sa për të mos u gabuar, për Del Nerin ka dy emra: Bufon dhe Del Piero.

Sepse, ka shpjeguar menjëheri ai “ata janë edhe imazhi i Juves. Do të flas me Xhixhin dhe do të kërkoj ta bind të qëndrojë. Eshtë portieri i Italisë, nuk do të ishte e lehtë të gjehej një zëvendësues. Dhe është një lojtar që mund të japë shumë si në fushë ashtu edhe për moralin e skuadrës.

E njëjta gjë vlen për Del Pieron”. Më pas, është e qartë, do të ketë edhe disa ndryshime. Moduli, për shembull, do të rikthehet të jetë ai 4-4-2 aq i dashur për ish-trajnerin e Sampdorias dhe nuk ka rëndësi nëse dikush i tregon se sot, tek Juventusi, nuk janë lojtarët e duhur për një skemë të tillë: “Nëse dikush ka një formulë me të cilën fitohet gjithmonë, unë jam gati ta përdor, - ka thënë tekniku bardhezi. - Duke parë se kjo nuk ekziston, zgjedh sistemin që, sipas mendimit tim, e interpreton më mirë idenë time për futbollin”.

Por, një sistem që nuk parashikon Diegon: “Duhet edhe të kuptohet edhe se çfarë i kanë kërkuar këtë vit, - ka replikuar Del Neri. - Unë shikoj karakteristikat specifike të një lojtari. E ndaj fushën në 11 sektorë dhe dua po kaq specialistë për secilën zonë. Nëse më kanë zgjedhur kjo ka ndodhur sepse më njohin, gjithsesi në futboll nuk fitohet për shkak të modulit që përdoret, por falë organizimit, mentalitetit fitues dhe cilësisë.

Juventusit nuk mund t’i thuhet jo. Këtu ka lojtarë cilësorë”. Dhe pika kryesore, për Del Nerin, është pikërisht kjo. Nëse duhet një revolucion, revolucioni duhet të fillojë nga koka e lojtarëve. Që “janë cilësorë, por duhet të rigjejnë mentalitetin fitues, sepse kjo aventurë përfaqëson një pikënisje, jo një pikëmbërritje dhe në një klub si Juventusi je i detyruar të arrish objektiva të rëndësishëm dhe, për rrjedhojë, duhet të kërkosh shumë nga lojtarët dhe nga klubi”.

Domethënë, në krahasim me Sampdorian, “me të cilën kam arritur një objektiv të madh”, gjithçka është ndryshe. Tani do të drejtojë një klub të nivelit të lartë, një sfidë për të cilën Del Neri është shprehur i sigurt se është gati, pavarësisht se në karrierën e tij eksperiencat me skuadrat e mëdha nuk kanë qenë shumë të mira: “Tek Porto më kanë lënë vetëm një muaj kohë, - ka saktësuar ai. - Doja t’u jepja besim lojtarëve si Bosingua, Bruno Alvesh, Kuarezma, Seitaridis.

Nuk ma kanë lejuar, por ndoshta kam patur të drejtë unë”. Ndërsa, tek Roma “nuk më kanë shkarkuar nga detyra siç kanë thënë disa, jam larguar vetë, kur ishim në vend të shtatë në kampionat, pas 34 pikëve të marra në 24 ndeshje. Roma nuk ka qenë vendi im”. Mbetet për t’u kuptuar nëse vendi i tij do të jetë Juventusi.

Marota: “Zonja” s’ka nevojë të rindërtohet

“Për korrektësi mund të them se nuk kam nënshkruar akoma, por do ta bëj këtë sot ose nesër”. Bepe Marota ka lajmëruar në këtë mënyrë kalimin e tij të afërt tek Juventusi. “Juventusi është në një situatë që nuk i përshtatet historisë, që ka ky klub. Nuk kam shkopin magjik, por është një president i ri në drejtim dhe uroj të shohim një ringritje në aspektin sportiv”. Domethënë, një Juve që duhet rindërtuar. “Rindërtimi është një fjalë e fortë, unë do të thoja që duhet ribashkuar.

Del Neri? Eshtë normale që një skuadër që kërkon të arrijë objektiva të rëndësishëm të kërkonte trajnerin më të mirë dhe Del Neri vlerësohet si një nga më të mirët. Sigurisht nuk do të kisha dashur asnjëherë t’i shkaktoja një pakënaqësi Sampdorias. Kur jam larguar nga kjo skuadër kam marrë me vete vetëm një bashkëpunëtor. Do të doja të ishte e qartë se Juventusi nuk është vetëm Marota. Përsa i takon lojtarëve mund të them se nuk do t’i krijojmë asnjë shqetësim ish-klubit tim”, ka përfunduar drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve.

Zyrtare: Del Neri trajner i Juves

Juventusi ka konfirmuar se Luigi Del Neri është trajneri i ri i skuadrës bardhezi.

“Luigi Del Neri do të jetë trajner i Juventusit duke filluar nga 1 korriku 2010. trajneri ka nënshkruar një kontratë, e cila zgjat deri më 30 qershor 2012”, shkruan në një komunikatë të skuadrës nga Torino.

Pasi ia siguroi Sampdorias Ligën e Kampionëve, Del Neri u tërhoq nga posti trajnerit të skuadrës gjenovase për të zënë vendin e Alberto Zaccheronit te skuadra më e madhe italiane.

Juve po ashtu ka konfirmuar edhe Giuseppe Marotta në postin e drejtorit të përgjithshëm për çështjet sportive.

Juve në kërkim të Robbenit

Juventusi duket të jetë në kërkim të superyllit të Bayern Munichut, Arjen Robben, pasi që është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

Tuttosport shkruan se Luigi Del Neri dhe drejtori Giuseppe Marotta pritet që edhe zyrtarisht t’i bashkohen Juves ditëve në vijim, me ç’rast Robben menjëherë ka hyrë në planet e Del Nerit, për formacionin e tij 4-4-2.

Megjithatë, është pak e mundshme që Robben të kalojë te Juventusi, për shkak të çmimit të tij prej 30 milionë eurosh, ndërsa Juve nuk paguan më shumë se 25 milionë.

Në radarin e Juventusit janë edhe Edin Dzeko, Sergio Aguero dhe Zlatan Ibrahimovic