26 shkurt 2010

Nesta, njeriu që “përmbysi” Fiorentinën

Leonardo tregon: “Sandro më tha të fusja Huntearin dhe ai shënoi”. Ndërsa Pato falënderon Ronaldinjon
Megjithë polemikat e shumta pas ndeshjes Fiorentina-Milan për 11-metërshin e padhënë nga ana e Rozetit për skuadrën e Prandelit, në shtëpinë e Milanit janë të gjithë lumtur për fitoren, por gjithsesi me këmbë në tokë.
Aleksandre Pato kundër Fiorentinës ka shënuar gjithnjë dhe të mërkurën në mbrëmje priti minutën e 92-të. Por braziliani e ndan meritën me njeriun “asist” në skuadër: “Gjithçka falë Ronaldinjos që dha sërish dy pasime të arta për gol. Jemi një skuadër e madhe, luajtëm një ndeshje të madhe si Fiorentina”. Interi tani është më afër. “Duhet të mendojmë për veten tonë, të fitojmë, - vazhdon Pato.
- Ne besojmë tek puna jonë. Milani luan thjesht për të shënuar”. “Patoku” nënvizon edhe punën e Leonardos: “Ne jemi me të dhe ai është me ne. Jemi të bashkuar dhe duhet të japim maksimumin edhe për tifozët, që na ndjekin kudo. Kjo skuadër luan për të gjithë”. Është një gol i rëndësishëm, ndaj Pato ka një përkushtim: “Për gruan time, - tregon Pato, - për babain tim, me të cilin fola para ndeshjes dhe më tha: ‘Beso, shëno një gol’. Dhe unë shënova, për të dhe për Stefaninë”. Ndërsa Klas-Jan Huntelari shënoi për veten e tij.
Dhe shënoi në atë që quhet zona-Huntelar. Katër nga 6 golat e shënuar nga holandezi janë realizuar në 16-të minutat e fundit të ndeshjeve. Në të vërtet Huntelari u fut në fushë pas një bisede mes Leonardos dhe Nestës, siç tregon dhe trajneri brazilian: “Sandroja më këshilloi të fusja Huntelarin, ne flasim shpesh gjatë ndeshjes dhe kjo marrëdhënie është e rëndësishme”.
“Gjuetari” ishte esencial dhe “kirurgjikal”, siç i pëlqen Leonardos: “Jam i kënaqur për golin tim, por para së gjithash për tri pikët. Duhet të vazhdojmë kështu”, - përfundon holandezi.Duke qëndruar te Nesta, që ka “meritë” për këshillën ndaj Leonardos, mbrojtësi kërkon të bëjë një saktësim: “Ishte një ndeshje vërtet e çuditshme. Ishim me fat që shënuam. Trajneri në pjesën e dytë na kërkoi të sulmojmë më shumë nga krahët. Në episodin në zonë mes Tiago Silvës e Montolivos, vendimi i gjyqtarit Rozeti ishte ai i dhënies së epërsisë, por edhe nëse do të jepte 11-metërsh, nuk mund të thuhej asgjë. Përgëzoj Abiatin që bëri dy pritje të jashtëzakonshme.
Pas shumë kohësh që qëndroi jashtë u rikthye të dielën në Bari dhe ka bërë paraqitje të mrekullueshme. Kohët e fundit kemi luajtur shumë, lodhja ndihet pak dhe ndoshta edhe kemi gabuar. Gjëja më e rëndësishme është të fitojmë me Atalantën të dielën, sepse pastaj do të kemi një javë kohë për të përgatitur sfidën me Romën”.

Galiani: Baxhio ishte i yni në 1990-ën

Adriano Galiani ka zbuluar një prapaskenë kurioze mbi të kaluarën e Roberto Baxhios. Në 1990-ën, Baxhio ishte gati të kalonte nga Fiorentina te Milani. Marrëveshja ishte arritur, pastaj ndodhi diçka, siç tregon administratori i deleguar kuqezi: “Avokat Anjeli foli me Berluskonin dhe i kërkoi t’ia linte lojtarin Juventusit, duke parë që në ato vite Milani kishte fituar shumë trofe”. Anekdotë e konfirmuar edhe nga vetë Baaxhio, që shton: “Kalimet nga Viçenca te Fiorentina dhe nga aty te Juvja janë të vetmet që vendosi klubi. Gjithë të tjerat i vendosa unë”.

KF Rahoveci në fazën e fundit të përgatitjeve

KF Rahoveci është duke zhvilluar përgaditjet e fundit ashtu si skuadrat tjera para fillimit të pjesës së dytë të sezonit në Ligën e Parë, e që natyrisht është tejet kruciale pasi që në luftë për të hyrë në elitën e futbollit kosovar janë 6-7 skuadra.
LajmeSport.com bëri një vizitë të vogël në qendrën stërvitore të KF Rahovecit dhe ajo çfarë pamë ishte impresionuese.
KF Rahoveci zhvillon stërvitjet intenzivisht nga dy herë në ditë, në mënyrë që klubi të jetë në formë sa më të lartë fizike kur të filloj pjesa pranverore e sezonit në Ligën e Parë.
Rahoveci aktualisht është në pozitën e pestë, por është vetëm tri pikë larg pozitës që dërgon në Play Off.Lider në Ligën e Parë është Ballkani, që gjithashtu po përgatitet në mënyrë maksimale për të mbrojtur pozitën e parë.
Kapiteni legjendar i KF Rahovecit Fadil Vuçitërna ka besim të madh se skuadra e tij se do të mund të hyjë në superligë, pasi që në pjesën pranverore Rahoveci do të pres liderët e Ligës së Parë, veçanërisht kur kemi të bëjmë me Ballkanin, dhe nëse merret parasysh terreni vendas, në stadiumin modern të qytetit të Rahovecit dhe tifozëve të flaktë ‘’Vreshtarët” është shumë e mundshme që KF Rahoveci sezonin e ardhshëm të garoj në SuperLigë, gjithnjë këto pohime të kapitenit legjendar.
Përforcimet e skuadrës KF Rahoveci si të skuadrave tjera nuk munguan. KF Rahoveci dimrin e shfrytëzoi mjaft mirë, duke sjellur katër përforcime. Klubi riktheu Agim Hotin dhe Gazmend Hamzën, plus përforcoi radhët me dy talentë të Lirisë dhe një të Flamurtarit që do të prezantohen të hënën, pohojnë burime konfidenciale.
Sidoqoftë, pjesa tjetër e sezonit në Ligën e Parë do të jetë tejet e nxehtë, pasi që duelet janë tejet inkandeshente dhe me impenjim të madh në jetën sportive në Kosovë.
Për këtë arsye, LajmeSport.com me fillimin e sezonit të ri do të filloj të përcjell nga pranë ngjarjet në mënyrë ekskluzive në Ligën e Parë dhe Superligën e Kosovës…

Sotir Nini i kënaqur me fitoren ndaj Romës

Panathinaikos ja ka dhënë një leksion Romës dje në Stadio Olimpico në një fitore 3-2, në një ndeshje që përfundoi në pjesën e parë falë involvimit të shqiptarit Sotir Nini në të trija aksionet.
Nini shënoi një gol, nxorri penaltinë dhe përgatiti golin tjetër të Cisses në pesë minutat e fundit të pjesës së parë. Sotir Nini ka filluar të kërkohet nga shumë skuadra europiane.
“ Natyrisht se ishte një ndeshje e jashtëzakonshme dhe jam i lumtur që kam luajtur mirë. Unë isha i përfshirë në të gjithë golat por po qëndroj ende me këmbë në tokë.”
“ Ishte atmosferë e mrekullueshme në stadium opr ishte me rëndësi që të ishim të ftohtë. Unë mendoj se ajo çfarë bëmë sonte ishte arsyeja pse erdhëm këtu.” Tha Nini

Baresi: Milani do ta fitoj Scudetton

Ish kapiteni i Milanit Franco Baressi ka folur për gjasat e Milanit për të fituar Scudetton pas fitores kontraverse 2-1 ndaj Fiorentinës që e ka shpjerë Milanin vetëm katër pikë larg Interit.
“ Milani është afruar dhe tani janë në garë për titull.” Tha Baressi për La Gazzeta dello Sport.
“ Fitorja ndaj Fiorentinës ishte shumë me rëndësi sepse mendoj që Interi është rivali më i madh për momentin, jo Roma.”
“ Milani ka dhënë zorr muajve të fundit dhe kjo u pa në rrezikshmërinë e tyre në sulm, që ishte e lartë.”
“ Unë nuk e përmend Paton këtu. Ai është talent i madh që i tregoi vlerat ndaj Fiorentinës.”
“ Në të njëjtë kohë, Ronaldinho po luan ekstremisht mirë dhe është rikthyer si në kohën e tij më të mirë.” Përfundoi Baressi.

Berlusconi është i kënaqur me Milanin

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i kënaqur që skuadra e tij e ka ngushtuar diferencën me Interin në krye të tabelës- thotë zëvendëspresidenti i Rossonerëve, Adriano Galliani.
“Ai më thirri dhe më tha se gjithçka po shkon mirë, dhe se ai është i kënaqur me skuadrën”, u ka thënë Galliani gazetarëve.
Kuqezinjtë kanë fituar nëntë pikë në tri ndeshjet e fundit dhe tash janë vetëm katër pikë prapa liderit Inter.
Këtë fundjavë, Milani do të ndeshet me Atalantan, ndërsa Interi do ta ketë kundërshtar Udinesen.

Fabregas të vendosë për të ardhmen para Botërorit

Mediat spanjolle njoftojnë se kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, dëshiron ta zgjidhë të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Botëror.
Barcelona është skuadra e cila interesohet seriozisht për shërbimet e mesfushorit spanjoll, ndërsa njëherit edhe Arsenali dëshiron ta mbajë yllin e vet.
AS shkruan se Fabregas dëshiron ta zgjidhë situatën e tij, ashtu që trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, të mos ketë asnjë dyshim në lidhje me përqendrimin e lojtarit.
Sidoqoftë, gjasat janë më të mëdha që edhe sezonin e ardhshëm Cesc të bartë fanellën e Topçinjve, por gjithmonë ekziston mundësia që Barcelona ta rikthejë atë në skuadër. /

Hamsik: Do ta vazhdoj kontratën me Napolin

Marek Hamsik u ka thënë skuadrave të interesuara për të, Interit dhe Chelseat, se do të nënshkruajë kontratë të re me Napolin.
Mesfushori sllovak nuk planifikon të pranojë ofertat e Jose Mourinhos apo Carlo Ancelottit, porse dëshiron të vazhdojë të luajë me skuadrën aktuale.
“Interi dhe Chelsea po interesohen për mua? E pashë ndeshjen ndërmjet tyre dhe më pëlqeu, ndërsa sa i përket zërave të merkatos, janë të këndshëm”.
“Mirëpo unë jam i qetë, sepse do të takohem me drejtuesit e Napolit javën tjetër për rinovimin e kontratës, dhe mezi pres të nënshkruaj kontratën e re”, u ka thënë Hamsik gazetarëve./

Van der Sar zgjat kontratën me United

Portieri holandez Edwin van der Sar të premten ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë në Old Trafford deri në verën e vitit 2011.
Këtë sezon 39-vjeçari pati disa probleme personale ku veç lëndimeve të tij, gruaja e tij pati hemorragji cerebrale, me ç’rast u spekulua se Va nder Sar mund ta përfundonte karrierën.
Mirëpo, tani gjërat janë përmirësuar dhe holandezi vendosi ta zgjaste qëndrimin te Djajtë e Kuq.
“Ende po ndihem mirë dhe po kënaqem me futbollin... Planifikoj të fitoj më shumë trofe me këtë skuadër të madhe”, ka thënë Van der Sar.

Pellegrini kerkon perqendrim

Trajneri i Real Madrid kerkon qe ekipi i tije te jene te perqendruar ndaj Tenerifes.
Eshte e panevojshme qe te flasim per ndeshjen kunder Tenerifes, keshtu sot kiliani dha nje mesazh per futbollistet e tije.
Pasi qe te shtunen do te ndeshemi me Tenerifen, une shpresoj qe te shoh ne fushe nje Real Madrid te perqendruar dhe te shfaqin nje loje ashtu siq dime.Ai gjithashtu tha se beteja ndaj ishulloreve nuk do te jete edhe shum e lehte andaj nuk bene te bejme gabim e te sigurohemi se ne jemi fitues. Keshtu u shpreh ne nje konference per shtyp Pellegrini.

Real Madrid kete vit edhe klub i rekordeve

Kete vit Real Madrid veq se ka filluar te rezultoje edhe me rekorde jo vetem me Rezultate.

Numrat gjithnje e me shume jane ka flasin per skuadren e drejtuar nga Pellegrini, pasi qe kete vit po na presin sfida te shumta me duket se edhe trajneri eshte duke e bere punen me te mire me lojtaret te cilet i ka ne dispozicion.

Ne La Liga eshte nje ritem i jashtzakonshem per Real Madrid pasi qe vetem nje pike me Tenerifen do ta ndryshoje pak ca historine e klubit pasi qe Real Madrid ne 23 xhiro prej te cilave 18 Fitorem, 2 Barazime dhe 3 Humbje ka marre 56 pike .

Santiago Bernabeu

Ne kuader te La Ligas Real Madrid ne Bernabau ne 12 loje nuk din per tjeter rezultat pervec fitores, duke shenuar 41gola dhe duke pranuar 8.

Vetem Shaktar Donetsk eshte i afert pasi te gjitha lojat e te cilat i ka luajtur ne shtepi i ka fituar.

Skuader golashenuese ne Spanje dhe Eurpe

Skuadra ka nje koeficient te larte te shenimit pasi qe ka shenuar 59 gola ne 23 loje dhe mesatarja per loje eshte 2.56 gola per loje, kjo mesatare e ben Realin skuader golashenuesen me te mire ne Europe dhe ne Spanje.

Skuader ku te gjithe lojtaret japin gola

Nga 24 lojtare qe ka Reali 16 prej tyre kane shenuar gola duke u bere skuadra e pare ne lige ku ne realizimin e golave kane mare pjese me se shumti lojtare, e dyta eshte Malaga me 14 lojtare te cilet kane shenuar, ndersa vendnin e trete e ndajne Zaragosa me Barcelonen me nga 13 lojtare shenues.

France-Spanje, 6 lojtare te Real Madrid

Te Merkuren e ardhshme me 3 Mars ne stadiumin Saint Denis ne Paris do te ndeshen kombetarja Franceze dhe ajo Spanjolle, ky takim miqesore do te jete parapergatitje per Afrike e Jugut 2010.Selektori Spanjoll ka perzgjedhur 23 lojtare, prej te cileve 5 jane nga Real Madrid.Iker Casillas, Sergio Ramos, Raul Albiol, Alvaro Arbeloa dhe Xabi Alonso jane 5 lojtaret e Realit te cilet do te mbrojne ngjyrat e kombetares Spanjolle.Ndersa Raymond Domenech ka ftuar Lass dhe Benzema i cili per momentin eshte i lenduar.Perfaqsuesja Spanjolle perbehet prej:Casillas, Reina, Diego Lopez, Ramos, Albiol, Arbeloa, Pique, Puyol, Marchena, Capdevilla, Xabi Alonso, Senna, Busquets, Xavi, Cesc, Iniesta, Silva, Navas, Mata, Villa, Torres, Negredo dhe Guiza.Perfaqsuesja Franceze perbehet prej:Cedric Carrasso, Hugo Lloris ,Steve Mandanda, Aly Cissokho, Patrice Evra, Julien Escude, Rod Fanni, Bacary Sagna, Jean-Alain Boumsong, Michael Ciani, Adil Rami, Lassana Diarra, Yoann Gourcuff, Musa Sissoko, Jeremy Toulalan, Benoît Cheyrou, Nicolas Anelka, Sidney Govou, Thierry Henry, Florent Malouda, Loic Remy, Hatem Ben Arfa, Franck Ribery, Louis Saha dhe Benzema i cili eshte ende i lenduar.

Perez:Reali im me i fuqishem se ai i Calderonit?

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka dhen nje deklarat lidhur me fuqin e ekipit te tij , dhe presidentit te dikurshmit Reamon Calderon.
Perez-”Ekipi qe kam bere une , esht dhe do te jete pergjithmon ekip me i fuqishem se i Calderonit , ai humbi yjet e dikurshme te Real Madridit, shkatrroi tere ekipin sbashku me Mijatovic”
Perez erdhi ne krye te klubit kete vere , ai beri planin me Valdanon per te filluar nje epoke te re per klubin e Real Madridit, gje qe tregon qart se klubi i Real Madridit ka ndryshur tej mase.

Aguero:Reali me i fuqishem se Barca

Sulmuesi i Atletico Madridit Sergio Kun Aguero ka dhen nje deklarat lidhur me vendin dhe fuqin e ekipeve rivale ne Spanje,rasti esht per rivalin me te afert Real Madrid ne te cilen ka vetbesim te plot se kete vite fjalen e fundit do te thot po ky klub.
Aguero disa jave me pare kishte dalur me nje deklarat ku ne te cilen thonte se “Nuk e di , qe egziston klub me emrin Real Madrid” , e qe pas kesaj deklarat reaguan disa nga lojtaret dhe yjet e po ketij klubi.
Aguero ishte ne qender te vemendjes nga zyrtaret e Realit, por si duket ky i fundit ka terhequr vemendjen dhe nuk esht i perkushtuar qe te transferoj at ne Bernabeu, dhe te ushtroj presing mbi Agueron dhe Drejtuesit e Atleticos.
Ne kerkim te Agueros nuk jane vetem dy klube , si Chelsea dhe Real , por edhe disa klube italiane , duke vequar Interin qe po ndjek hapin e dy klubeve me lart.

Vargas: Fiorentina është e ardhmja ime

Lojtari i kombëtares së Perus Manuel Vargas, tha se ai nuk do të largohet nga Seria A dhe AC Fiorentina.
Ish lojtari i Catanias, para se të vijnë në Fiorentina, ishte vënë re nga klubet e mëdha për aftësit e tij.
Menaxhimi i Fiorentinës është ende pak agresive, duke refuzuar ofertat, negociatat, si dhe transferimin. Real Madrid dhe Chelsea janë të vetmit në një seri e klubeve që janë në linjë për këtë lojtarë që edhe këtë sezon luanë me të vërtetë shumë mirë.
Sa për Vargas, ai tha se nuk e sheh veten në një klub tjetër, dhe kjo njofton se ai do të qëndrojë në Fiorentini në të ardhmen e tij.
- Nuk kam ndërmend të largohet nga Fiorentina përveç nëse Administrata e klubit vendos të me largoj mua se per ndyshe nuk largohem. Ne kemi një ekip të mirë, lojtarë të mirë, duke luajtur luajtur shumë mirë, dhe sigurisht që të ardhmen time e shohë në këtë ekip. – Tha Vargas.
Menaxhimi i Klubit Mbretëror, i cili ka kërkuar një kohë të gjatë këtë lojtarë jan duke përgatitur një ofertë prej € 20 milion.

Joviçi i FFK’s

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e vet të mbajtur të enjten e ka emëruar edhe nënkryetarin e tretë të kësaj federate. Ai është serbi Predrag Joviç, i cili vjen nga radhët e minoriteteve që jetojnë në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media nga FFK-ja, por edhe nga vetë Predrag Joviç, i cili rrëfeu se si ka ardhur deri tek emërimi i tij në këtë post.

“Unë jam mik me kryetarin Fadil Vokrri dhe me sekretarin Eroll Salihu. Unë jam konsultuar me të dy këta rreth angazhimit tim në postin e nënkryetarit. Meqenëse ajo pozitë ishte e zbrazët, atëherë unë pranova të bëhem nënkryetar. Pastaj Vokrri më propozoi edhe në Komitetin Ekzekutiv, organ ky që e aprovoi propozimin e Vokrrit, dhe tashmë unë jam nënkryetar”, deklaroi Joviç i cili pohon të ketë jetuar kaherë në Obiliq.

Edhe pse Serbia pretendon se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në mënyrë jo legjitime, Joviç nuk beson se do të ballafaqohet me presionin e mundshëm nga Serbia për të mos qëndruar në postin e nënkryetarit të FFK-së.

“Nuk e di pse duhet të kem presion. Një gjë duhet kuptuar se futbolli duhet të ndahet nga politika”, theksoi Joviç, i cili kujtoi se në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë sekretar i klubit Mladi Radnik, anëtar i ish Lidhjes Rajonale të Prishtinës.

Joviç pohoi se si nënkryetar i FFK-së do ta shfrytëzojë autoritetin e tij për t’i stimuluar ekipet serbe të Kosovës për të hyrë nën ombrellën e shtëpisë së futbollit kosovar.

“Unë besoj se brenda pak ditëve, klubi i Shtërpcës do të regjistrohet në FFK dhe ky klub do të garojë në garat e organizuara nga FFK-ja”, shtoi ai.

I pyetur se a do të angazhohet personalisht rreth anëtarësimit të futbollit kosovar në FIFA e UEFA, Joviç është përgjigjur: “Duhet të punohet prej rregullimit të stadiumeve, organizimit të garave, të punohet me të gjitha grupmoshat, etj. Unë shpresoj se me angazhim të përbashkët do të shkojmë ka integrimi. Vetë fjala integrim e nënkupton këtë. Pra, politika duhet të ndahet nga sporti dhe gjithçka duhet të lëvizë rreth topit”, tha ai.

Përveç FFK-së edhe federata e tjera sportive në vend kanë angazhuar njerëz nga radhët e minoriteteve. Federata e Basketbollit e Kosovës në postin e nënkryetarit e ka emëruar serbin Miomir Dashiç. Kurse Federata e Hendbollit e Kosovës anëtare të bordit e ka emëruar Mirjana Cvetkoviç. Por, edhe disa federata tjera në bordet e tyre kanë angazhuar individë që vijnë nga minoritetet që jetojnë në Kosovë.

Refuzoi Finlandën për Swansean

Sulmuesi kosovar, Shefki Kuqi e ka refuzuar ftesën e selektorit Stuart Baxter për të luajtur me Kombëtaren e Finlandës më 3 mars në ndeshjen miqësore ndaj Maltës, sepse ai dëshiron të jetë në dispozicion të plotë të klubit të tij, Swansea, skuadër kjo që synon inkuadrimin në Premierligën angleze.
Sulmuesi 33 vjeçar ka dëshirë që t’i ndihmojë Swanseas në derbin ndaj Nottingham Forest, që është ndeshja e parë nga shtatë sosh që Swansea do t’i zhvillojë brenda muajit mars.
“Unë kam biseduar me trajnerin e Finlandës dhe ai e ka kuptuar situatën time”, ka thënë Kuqi për ueb faqen zyrtare të Swanseas.
“Ne kemi shtatë ndeshje në mars, prandaj është shumë kohë e zënë. Këtu përfshihen edhe shumë udhëtime, ndërsa ndeshja me Maltën ishte vetëm një miqësore, prandaj e pyeta nëse mund të mbetem jashtë skuadrës. Ai ishte i lumtur për kërkesën time dhe për këtë i jam shumë mirënjohës”, ka theksuar Kuqi.
Me këtë rast, trajneri i Swanseas, Paulo Sousa, e ka falënderuar Kuqin për vendimin që e ka marrë. Sousa ndihet mirë tani kur e di se sulmuesi vushtrrias do të jetë në dispozicionin e tij për takimin e radhës të Swanseas.
“I jam mirënjohës Shefkiut që do të qëndrojë me ne, sepse mund të përparojmë me të. Ky është një vendim i rëndësishëm për ne, përkatësisht për sfidat që na presin në muajin mars. I jam mirënjohës edhe Finlandës që na ka mirëkuptuar”, ka deklaruar Sousa.
Prej kur u transferua në Swansea në muajin e kaluar nga TUS Koblenz, Kuqi i ka realizuar dy gola me ekipin e tij të ri, me ç’rast Swansea i ka fituar gjashtë pikë.
Aktualisht Swansea zë vendin e katërt në Championship me 53 pikë të tubuara dhe ky ekip objektiv kryesor e ka inkuadrimin në Premierligë.

Anderson përfundon sezonin

Mesfushori i Manchester Unitedit, Anderson do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, pas lëndimit në ligamentet kryesore të gjurit në ndeshjen kundër West Hamit të martën...
Braziliani ishte dëmtuar pas 19 minutave lojë në fitoren 3-0, që ishte paraqitja e tij e parë pas më tepër se një muaji. 21 vjeçari pritet të mungojë në Kampionatin botëror. “Është lajm i keq që Anderson ka lënduar ligamentet kryesore të gjurit dhe do të mungojë në vazhdim të sezonit. Është fat i keq për djaloshin, goditje e rëndë. Ai është zgjatur për të pasuar topin dhe gjuri i kërceu”, tha menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson.
“Është lajm i keq për të sepse ai sapo ishte kthyer në ekipin e parë, pas mungesës për disa javë. Ai tregoi energji të mirë gjatë ndeshjes. Por, tani duhet të operohet dhe kjo do të kryhet pas dy javëve. Shpresoj të jetë në dispozicion për fillimin e sezonit të ri. Por, është goditje e rëndë për ne e sidomos para ndeshjes me Milanin sepse Michael Carrick është i suspenduar”, përfundoi ai.

Ronaldo e thërret Rooneyn

Cristiano Ronaldo ka thënë se dëshiron të ripërtërijë partneritetin e tij sulmues me Wayne Rooneyn.
Ylli portugez ka shënuar 12 gola deri më tani në sezonin e tij të parë me Real Madridin pas transferimit në klubin spanjoll, por ende dëshiron të bashkohet me Rooneyn, të cilin e la pas vetes në Manchester United.
“Shpresoj që një ditë të luajmë përsëri së bashku. Gjithçka është e mundshme. Jam shumë i lumtur për të dhe për sezonin që është duke kaluar, por edhe për futbollistët e tjerë në Manchester”, tha Ronaldo...

Mancini i qetë

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka përjashtuar sugjerimet se presioni ndaj tij është shtuar pas eliminimit nga FA Cup të mërkurën pas humbjes nga Stoke me rezultat 3-1.
Pavarësisht se ekipi i tij ka fituar vetëm dy nga tetë ndeshjet e fundit, Mancini ka insistuar se nuk ndihet i rrezikuar në pozitën e tij.
“Kemi pasur rast të mirë të kalojmë në rrethin tjetër dhe në finale, por ky është futbolli. Ne duhet të përmirësohemi. Sa më përket mua, nuk ndihem në diskutim”, tha Mancini.

Buffon: Juves i duhet portier i ri

Gianluigi Buffon ka sygjeruar drejtuesit e Juventusit që të blejnë një portier të ri, duke bërë shaka mbi lëndimin e tij në kofshë.

Për shkak të muskulit të zgjatur të kofshës, Buffon do të mungoj një muaj, por ai mbetet optimist për të ardhmen.

“ Lëndimi im? Juventusi duhet të blej një portier më të ri…ishte shaka.”

“ Këto janë gjëra që ndodhin, por më me rëndësi është që ekipi të kaloj mirë gjatë momenteve të krizës.”

Alex Maninger do ta zëvëndëoj Buffonin në ndeshjet e radhës, duke filluar që nga e diela ndaj Palermos.

Shtypi anglez: Çelsi u “vra”…!

Gazetat britanike kundërshtojnë padrejtësinë e gjyqtarit, që i mohoi një 11-metërsh Kalusë
Karlo Ançeloti ndoshta nuk e ka më zakon të flasë për vendimet e arbitrave, siç pohoi vetë pas ndeshjes së luajtur në “San Siro” mes Interit dhe Çelsit, por duke u nisur nga reagimet e shtypit anglez dhe të frazave të Ançelotit të cituara nga gazetat angleze, është e qartë se anglezëve u djeg shumë që arbitri spanjoll Mejuto Gonzalez nuk dha penallti për faullin e Samuelit ndaj Kalusë.
Vrasje blu - Gazeta “The Sun” është e drejtpërdrejtë dhe shkruan për “vrasje blu”, duke iu referuar mosdhënies së penalltisë për Çelsin në rastin e pengimit në zonë të Kalusë, ndërsa në artikull jepet edhe mendimi i Ançelotit, që sipas tyre ka thënë se ishte “penallti e pastër”. Duke qenë se fotot shprehin shumë, gazetat angleze i shoqërojnë artikujt me foto të bukura dhe nuk harrojnë t’i japin meritën edhe Hoze Mourinjos, i cili “shijon një fitore speciale” kundër ish-skuadrës së tij.
Hoze, i veçantë - Sipas “Daily Mail”, Mourinjo meriton një Oscar për mimikën e fytyrës së tij dhe fotot e botuara krijojnë një galeri interesante, duke qenë se ai ka treguar edhe një herë atë “magji” që e dallon nga të tjerët, siç komenton Stiven Hauard, editorialist në gazetën “Sun”. Sipas tij, Hoze është përherë “kaq i veçantë”. Për sa u përket titujve të bukur, mund të veçohet ai i “Daily Mail” (”Special 2 1″), ndërsa gazetës “Daily Telegraph” i takon merita për foton më origjinale, atë të Didië Drogbasë që ha thonjtë pas traversës së goditur prej tij nga goditja e lirë (me diçiturën “gjuajtje, që të bën të hash edhe thonjtë”).
Shpresat - Por duke lënë mënjanë ankesat e londinezëve, është e qartë se goli i barazimit momental në “San Siro” u jep anglezëve një lloj ngrohtësie dhe force për ndeshjen e kthimit, edhe pse “Guardian” shkruan se “Çelsi u plagos, por merr frymë ende”, duke iu referuar golit në transfertë. “Daily Sport” shkruan se “rezultati nuk është aq i keq”, ndërsa “Daily Star” lavdëron “performancën e guximshme të bluve” dhe “golin vendimtar në trasfertë të Kalusë”, që bëhet “jetik” për “Daily Express”. Pra, anglezët mund të kishin bërë gjumë të qetë nëse nuk do të kishte qenë dëmtimi i Piter Çehut, i cili sipas disa gazetave angleze ishte i pasigurt në disa momente.
Frika - Nëse Çeh nuk e merr veten shpejt, pas dëmtimit në pulpë, kjo mund t’i komplikojë shumë gjërat për Ançelotin jo vetëm për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Interit (ndërkohë që Mourinjo ka thënë, sipas “The Independent”, se do ta eliminojë Çelsin, aq më shumë nëse nuk luan Çeh), por edhe në kampionat. Por për këtë tjetrën Ançeloti ka më shumë kohë për t’u menduar.

“Në Angli më vlerësojnë më shumë se në Itali”

Trajneri Fabio Kapelo: Nuk më kanë thërritur asnjëherë në Koverçano për të folur me trajnerët e rinj

Atmosfera duket elektrizuese. Zherom Valcke, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s ka qortuar komitetin organizator: “Afrika e Jugut është mbrapa. Nëse Botërori do të fillonte tani nuk do të ishim gati. Mungojnë pak më shumë se 100 ditë para fillimit, do të duhet të punohet ditë-natë”. Aty afër, Fabio Kapelo qëndron mendueshëm. Ka shprehjen e atij që e kishte parashikuar këtë.

- Kapelo, buzëqeshni, të paktën në Angli nuk iu vënë nën presion në lidhje me lojtarët, që duhet të grumbulloni siç i ndodh Lipit me Kasanon?

- Në fakt, një emër që kërkohet nga shtypi ekziston. Eshtë Ouen. Nga ana tjetër është golashënuesi anglez më i mirë i të gjithë kohërave, por nëse nuk luan nuk mund ta grumbulloj.

- Mund të ngushëlloheni me Runin, ai dhe Mesi janë më të mirët?

- Janë dy lojtarë të rinj që të gjithë do t’i donin në skuadër, bashkë me Kristiano Ronaldon. Uejn është i jashtëzakonshëm, ka talent dhe dëshirë për të mësuar. Fergusoni i ka mësuar shumë, puna ime ka qenë më e lehtë, i kam thënë se golat shënohen duke luajtur 12 metra larg portës dhe ai duhet të godasë portën. Më pas largimi i Ronaldos i ka dhënë më shumë përgjegjësi, tani ai është më i rëndësishëm për Mançesterin.

- Duket një dënim për Milanin. Po skuadrat e tjera italiane si do të paraqiten?

- Ngadalë, Milani ende nuk është eliminuar. Sigurisht, është e vështirë të dalësh nga “Old Traford” pa pësuar gol, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Për pjesën tjetër, gabimin e bërë në dëm të Fiorentinës e ka parë gjithë bota, por përmbysja e rezultatit është e mundur, sepse mjafton një gol i vetëm.

- Interi?

- Them se ka 50% të mundësive.
- Në Botëror, misioni do të ishte i përmbushur nëse Anglia do të përfundonte midis 4 të parave?
- Do të ishte një gjë e mirë, por unë nuk kënaqem kurrë, edhe pse në Premier Ligë kam vetëm 38% të lojtarëve që mund të grumbulloj, kundër 67% të Italisë dhe 63% të Spanjës. Në lidhje me rivalët, them se skuadrat që më kanë bërë përshtypje janë Brazili dhe Spanja.
- Domethënë, futbolli italian është në krizë.

- Jo futbolli jonë është reaktiv, por të gjithë më pyesin: “Pse stadiumet janë të boshatisur?”. Anglezët janë të apasionuar mbas futbollit, ndërsa ne jemi në dorë të ultrasve dhe të televizionit. Kjo ndodhte edhe kur unë luaja futboll.

- Po ju nuk keni patur asnjëherë marrëdhënie me ultrasit?

- Kurrë. Momenti më i trishtë i karrierës time ka qenë kur në Romë, pas një eleminimi nga Kupa e Italisë jam detyruar nga klubi të takohesha me kryetarët e tifozëve ultras për të dëgjuar fyerjet e tyre, sepse 4000 persona protestonin.

Kam repsekt të madh për tifozët, por jo për ata që e kanë kthyer në biznes të qenit tifoz. Ndërsa ka nga ata që i intervistojnë, që inkuadrojnë pankartat e tyre. Kujtojnë se janë ata që luajnë. Mendoni për derbin e ndërprerë në Romë ku pavarësisht se përgjegjësit kishin thënë se mund të luhej, ne jemi dorëzuar.

- Jeni i kënaqur tani që trajnerët italianë janë në modë edhe në Angli?

- Pas epokës së Vialit dhe Ranierit, i kam hapur rrugën Zolës, Ançelotit dhe Mançinit. Në Angli vlerësohet shkolla italiane, tek ne jo shumë, duke parë se në Koverçiano nuk më kanë ftuar asnjëherë për t’u folur trajnerëve të rinj. Ndoshta nuk kam shumë eksperiencë.
- Thuhet se tek Milani, ju keni qenë paraardhësi i Guardiolës, Leonardos dhe Ferrarës.
- Jo tamam. Unë kisha bërë 6-7 vite në sektorin e të rinjve.

- Eshtë e vërtetë se në Itali të rinjtë mendojnë menjëherë për femra dhe makina?

- Jo, situata është e njëjtë kudo, nëse je i aftë mund të konfirmohesh. Por në Angli dhe Spanjë besojnë më shumë tek të rinjtë.

- Spektakli dhe fitorja janë dy gjëra që përshtaten me njëra-tjetrën?

- Çdo kombëtare luan sipas karakteristikave që ka dhe tipit të spektaklit që pëlqen. Boniperti thoshte: “Fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi”.

- Jeni dakord me ndëshkimet për ata që blasfemojnë?

- Po, por nëse vlen prova e imazheve televizive për këtë, duhet të vlejë për të gjitha gjërat që ndodhin në fushë.

- Pa iu drejtuar provës televizive, është e vërtetë se ju i lyeni flokët?

- Jo, fatkeqësisht për ata që e mendojnë këtë, nuk kam nevojë. Më pas, kam edhe flokë të bardhë.

Vidiç beson te titulli

Mbrojtësi i Mançester Junajtid Nemanja Vidiç beson se fitorja 3-0 e marrë kundër Uest Hemit tregon se lojtarët e Sër Aleks Fergusonit mund ta fitojnë titullin në Premier Ligë. Serbi është rikthyer pas një dëmtimi në gju dhe zërave që kanë folur për një dëshirë të tijën për t’u larguar nga “Old Traford”. “Ne besojmë se mund ta fitojmë titullin”, ka thënë ai. “Çelsi mund të shkojë katër pikë larg (me një ndeshje më pak), por ata duhet të vijnë në fushën tonë prill.
Ne mund t’ia dalim, veçanërisht me rikthimin e disa lojtarëve të rëndësishëm nga dëmtimet. Unë mendoj se do të paraqitemi mirë në pjesën tjetër të sezonit”. Mbrojtësi serb, gjithashtu, mendon se fitorja kundër Uest Hemit ka qenë më bindëse nga sa është dukur. “Ka përfunduar 3-0, por ne mund të kishim shënuar më shumë gola”, ka shtuar ai. “Kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë. Në fillim nuk ka qenë një takim i lehtë. Ata kanë luajtur me dy sulmues dhe kanë provuar të shënojnë. Kanë krijuar disa raste të mira, por ne kemi reaguar në mënyrën e duhur dhe i kemi merituar tri pikët”.

Mançester, fitorja me “pasoja”

Ferdinand dhe Anderson, të dëmtuar ndaj Uest Hemit, nuk do të luajnë në finalen e Kupës së Ligës
Sër Aleks Ferguson nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë të rëndësishëm në prag të finales së Kupës së Ligës kundër Aston Vilës pasi Rio Ferdinand dhe Anderson kanë probleme fizike. Ferguson ka bërë të ditur ditën e martë pas fitores 3-0 kundër Uest Hemit se Ferdinand ka një shqetësim në shpinë, që do ta detyrojë mbrojtësin të mungojë edhe në miqësoren, që Anglia do të zhvillojë kundër Egjiptit në “Uembli” javën e ardhshme. Ai duhet të ritkhehej pasi ka munguar në takimin kundër Uest hHmit për shkak se ka qenë i skualifikuar, por është ndalur sërish pasi ka dëmtuar shpinën në stërvitje.
Gjithashtu, mesfushori brazilian Anderson, mund të mungojë për finalen e Kupës së Ligës pas dëmtimit të pësuar në gju kundër Uest Hemit. “Rio ka ndier një shqetësim në shpinën e tij të martën në mëngjes”, ka thënë Ferguson pas fitores 3-0 të marrë të martën në kampionat, që i ka çuar “Djajtë e Kuq” një pikë larg Çelsit. “Nuk mund të rrezikojmë me Rion. Ai nuk do të jetë gati për të dielën. Përsa i takon Andersonit do të zhvillohen analiza të mëtejshme. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze, por situata nuk duket e mirë”.
Të paktën, Junajtid do të udhëtojë drejt “Uemblit” me moralin lart pasi janë rikthyer tek fitorja pas humbjes 3-1 të marrë të shtunën e kaluar kundër Evertonit, që Ferguson e ka justifikuar me lodhjen e lojtarëve të tij pas ndeshjes së Championsit kundër Milanit. Runi ka bërë një paraqitje të mrekullueshme duke shënuar dhe shkuar në kuotën e 27 golave të realizuar në këtë sezon, 23 nga të cilët në Premier Ligë. “Runi është si mbreti Mida. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar”, ka thënë trajneri i Uest Hemit, Xhianfranko Zola.
“Unë mendoja se po zhvillonte një ndeshje normale, por megjithatë ka shënuar dy gola dhe në fund mund të kishte realizuar edhe një tjetër. Kjo tregon se ai është në një formë të shkëlqyer”. Edhe Ferguson nuk i ka kursyer komplimentat për golashënuesin e tij më të mirë. “Uejn ka bërë një punë të mirë. Duhet ta ketë marrë videon, që i kam dërguar. Po kalon një formë të mirë për momentin dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu.
Ne duhej të fitonim. Humbja e së shtunës ka qenë shumë zhgënjyese. Por kemi reaguar shumë mirë kundër Uest Hemit. Duhej të kishim shënuar më shumë”, ka thënë Ferguson. Trajneri skocez ka bërë të ditur se duhet të bëjë disa ndryshime për finalen e “Uemblit” dhe se mbrojtësi Rafael Da Silva do të jetë titullar kundër Aston Vilës. Ndërkohë, Uest Hemi vazhdon të qëndrojë në vendet e fundit të renditjes, por Zola është shprehur i bindur se ekipi i tij mund të qëndrojë sipër tri skuadrave të fundit. “Nuk është e lehtë të luash kundër Mançester Junajtid. Por nuk ka justifikime. Ne duhet të luajmë më mirë nga sa kemi bërë të martën”, ka thënë trajneri italian.

Fiorentina akuzon Rozetin: Skandaloz!

Zëvendëspresidenti i klubit vjollcë, Andrea Dela Vale: Nuk na duan në Champions
Andrea Dela Vale ka ndërhyrë në mënyrë të ashpër dy ditë pas ndeshjes së kampionatit, që Fiorentina humbi me Milanin. Zëvendëspresidenti vjollcë ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes: “Gjykimi i Rozetit ka qenë skandaloz, - tha ai, - por nuk do të kërkoj përgjigje për këtë, sepse nuk i dua. Pyes vetëm sesi Kolina caktoi pikërisht këtë gjyqtar për ndeshjen, pasi, duke parë precedentët, nuk ishte shumë i qetë. Ndoshta Fiorentina ka filluar të shqetësojë ndonjë…”. Andrea Dela Vale është një “lumë i fryrë” dhe duhet kuptuar.
Ai shpjegon: “Besoja se pas padrejtësisë në Mynih, kisha parë gjithçka, por s’është kështu. 11-metërshi ndaj Montolivos ishte i saktë”. Aksioneri i klubit vjollcë vazhdon: “Me ndeshjen ndaj Milanit besoj se këtë vit ka dështuar përfundimisht mundësia e kualifikimit në Ligën e Kampioneve. Kthimi për të katërtin vit radhazi në Champions ose lufta për vendin e katërt, mund të shqetësonte dikë… Një qëndrim nga ana jonë në këtë pikë është i detyrueshëm, na është prekur dinjiteti ynë, i skuadrës, i qytetit. Unë jam shumë i inatosur, i indinjuar, siç është dhe vëllai im Diego.
Mbizotërimi ynë ka qenë absolut dhe e meritonim të fitonim. Nuk pretendoj përgjigje, por pyes sesi u caktua sërish Rozeti të gjykojë Fiorentinën pas rasteve të mëparshme?”. Të mërkurën në mbrëmje dikush u përpoq të shpjegojë mungesën e dhënies së 11-metërshit me vendimin e Rozetit për të lejuar rregullin e avantazhit.
“Nuk është kështu, sepse Rozeti i tha Montolivos ‘çohu’. Dhe ai i Keirrisonit nuk ishte absolutisht një rast i qartë për gol. Nëse ka gjyqtarë jo të të qetë për të gjykuar Fiorentinën, si Rozeti, besoj se mund të mos caktohej. Të gjithë e panë 11-metërshin. Tani duhet të shohim për objektiva të tjerë. E përsëris, nuk dua shpjegime, dua të kuptoj ç’të keqe ka bërë Fiorentina. Doja vetëm të kujtoja që klubi është këtu, që nuk mund t’ia hedhë asnjë”.

Milani i Leos, si ai i Zakeronit në ‘99

Pa derbin, Milani do të ishte në krye të renditjes. Pas një ecurie të gjatë ndjekjeje, verdikti i Firences thotë pikërisht këtë: pa konsideruar 6 pikët e humbura në derbin e Milanos, Milani duhej të ishte +2 mbi “kushërinjtë”.
Një renditje imagjinare, por është shumë domethënëse. Në 23 javët e fundit, hiq derbin, skuadra e Leonardos ka grumbulluar dy pikë më shumë në krahasim me atë të Mourinjos. Pas ndeshjes me Mançesterin “plasi” diçka: dukej gjithçka e humbur (me kualifikimin e vështirë në Champions dhe largësinë në kampionat), por mjaftuan sfidat në Bari dhe Firence për të rikthyer kuqezinjtë. Tani është -4, me një grup që s’dorëzohet asnjëherë.
Pasimet e Ronaldinjos, dygolëshat thuajse të sajuar të Nestës e Huntelarit kundër Kievos e Katanias, 11-metërshi i pritur nga Abiati pas një sezoni si spektator, dëshmojnë se ky Milan nuk dorëzohet asnjëherë. “Ky Milan nuk dorëzohet kurrë”, shpjegon vetë Abiati. Si ai i vitit 1999-të, kur Milani i Zakeronit arriti të bëjë një përmbysje të papritur ndaj Lacios. Atë vit nuk kishte fenomenë në atë skuadër, por një grup luftëtarësh të gatshëm të jepnin gjithçka për fanellën. Aktualisht si Gatuzo, Ambrozini e pikërisht Abiati. Gjithsesi këtë herë është ndryshe dhe përmbysja është e mundur.

Kampioni mysafirë i liderit

Kampioni i Zvicrës, Zurich, me dy shqiptarët, Adrian Nikçin dhe Admir Mehmedin do të jenë mysafirë i liderit të tabelës, Young Boysit, në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Zvicrës në futboll. Nikçi dhe Mehmedi pritet të jenë titullar dhe shpresojnë se do të kthehen me rezultat ta favorshëm. Young Boysi i prin tabelës me 47 pikë, ndërsa Zurich është në vendin e tetë me 25 pikë të tubuara. Zurich lufton me të gjitha forcat që ka të shmanget nga pjesa e poshtme e tabelës dhe shpreson të zërë trenin e fundit pra vendin e tretë, që tash për tash renditet Luzernin me vetëm 35 pikë. Ndeshja Young Boys-Zurich zhvillohet të shtunën në orën 17.45.

BundesLiga: Ndeshja kryesore në Munih

Bayerni nga Munihu me këmbëngulje kërkon titullin e kampionit në Gjermani. Ata radhiten në vendin e dytë me 49 pikë aq sa ka edhe lideri i tabelës, Leverkuseni. Futbollistët e Bayernit para adhuruesve të vet kanë njëri prej sfidave më të vështira përballë Hamburger SV në kuadër të javës së 24-të të Kampionatit të Gjermanisë. Bayerninuk i shkon si vendas me Hamburgerin, por këtë herë ata besojnë se tri pikë do të ngelin në Munih. Nga 21 dhjetori i vitit 2005 e këndej Bayerni ka luajtur nëntë ndeshje me Hamburgerin, nga të cilat vetëm një fitore e ka dhe atë në Hamburger me rezultat 2:1 pikërisht me 25 nëntor të vitit 2006. Bayerni i ka katër barazime dhe ka pësuar katër humbje. Këto janë të dhënat në pesë vitet e fundit, por kjo nuk do të thotë se bavarezët kësaj here nuk do të jenë të zotë që të shënojnë fitore. Hamburgeri zë vendin e katërt me 40 pikë dhe ende ka gjasa për titull. Karakteristikë tjetër është se nga bastet Bayerni është favorizuar së tepërmi, disa e kanë dhënë koeficientin 1.50, disa 1.45, ka prej tyre edhe 1.40. Në të gjitha pikëpamjet Bayerni llogaritet favoritë i plotë. Të shtunën pritet ndeshje interesante në mes skuadrave që luftojnë për mbetjen në ligë, Bochumit që luan Mërgim Mavrajt dhe Nurnbergut që paraqitet sulmuesi më i mirë, Albert Bunjaku. Kjo ndeshje pritet të jetë cilësore dhe Bunjaku me skuadrën e tij shkojnë të importojnë pikët e shpresës. Skuadra lidere e tabelës, Leverkuseni llogarit në tri pikë të reja ndaj Kolnit të papërshtatshëm. Duhet theksuar se Leverkuseni në gjashtë takimet e fundit, po aq herë edhe e ka mposhtur Kolnit, prandaj edhe këtë përballje presin pikë të plota.

E shtunë

Hertha - Hoffenheim 15:30
Mainz – Werder 15:30
Stuttgart – Frankfurt 15:30
Moenchengladbach – Freiburg 15:30
Bochum – Nurnberg 15:30
Leverkusen - Köln 18:30

E diel

Hannover – Wolfsburg 15:30
Bayern – Hamburger 17:30

Fazliu sërish shënoi për Prishtinën

Skuadra e futbollit Prishtina në ndeshjen miqësore të zhvilluar të enjten në mesditë luajti baras 1:1 me Jedinstvon e Bjello Poles nga Mali i Zi. Astrit Fazliu ka shënuar në minutën e 20-të golin e epërsisë për kampionin, ndërsa malazezët barazuan në finish të ndeshjes. “Ka qenë lojë e mirë dhe Prishtina dëshmojë vlerat e veta. Ky ishte goli i tretë i imi në ndeshjet miqësore dhe sikur të kishim më shumë fat edhe do të mposhtnim Jedinstvon. Tashmë na pret ndeshja e radhës miqësore të shtunën kundër Vllaznisë në Shkodër”, tha pas ndeshjes, Astrit Fazliu. Prishtina tash e sa ditë është në Ulqin në kuadër të përgatitjeve për edicionin pranveror në futboll.

Xhaka, Kasami e Veseli ftohen në Zvicrën U-18 kundër Rumanisë

“Së shpejti pritet të zë vend në përbërjen e parë të skuadrës së Baselit, e cila ka gjasa shumë të mëdha që të bëhet kampione e Zvicrës”, tha talenti i madh shqiptar, Granit Xhaka.
Futbollisti Granit Xhaka është ftuar në kombëtaren e Zvicrës U-18 nga përzgjedhësi Claude Ryf. Përveç Xhakës në kombëtaren U-18 kundër Ramanisë U-18 janë ftuar edhe dy shqiptarë të tjerë: Frederik Veseli e Pajtim Kasami. Këta tre futbollist shqiptarë janë më së të merituarit për titullin e kampionit të botës të Zvicrës U-17 vitin e kaluar që u mbajt në Nigeri. Granit Xhaka, njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit tha se ndihet shumë i lumtur që është ftuar në kombëtaren zvicerane për ndeshjen miqësore kundër rumunëve. “Ndihem shumë mirë që jam ftuar në kombëtaren U-18 dhe njëherësh jam i gëzuar. Më të vërtetë është kënaqësi jo vetëm për mua, por për secilin futbollist që ftohet në kombëtaren e Zvicrës U-18 kundër Rumanisë U-18. Prandaj, nga 29 marsi e deri më 1 prill do të qëndrojmë në Rumani, ku edhe do të zhvillojmë ndeshje miqësore. Pastaj më 19 prill e deri me 22 prill do të shkojmë në Lisbonë të Portugalisë, ku do të zhvillojmë ndeshje miqësore me Portugalinë U-18. Premtoj se do të jap maksimumin sikurse për Zvicrën U-17 edhe më Zvicrën U-18 dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”, tha Xhaka. Mesfushori i shquar, që herë-herë luan edhe në pozitën e krahut të majtë dhe të djathtë, thotë se grupi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-18 nuk do të jetë aq i lehtë. “Në grup kemi kombëtaren e Gjermanisë, Danimarkën dhe Serbinë. Mirëpo, Zvicra U-18 do të jetë shumë e fortë për të gjitha kombëtaret dhe besojmë në fitore”, tha Xhaka. Granit Xhaka gjatë ndeshjeve miqësore me Baselin nga trajneri Thorsten Fink është llogaritur njëri prej talenteve më të mëdha dhe që pret shumë. Xhaka në ndeshjet miqësore pati treguar lojëra të mira dhe nuk i kanë munguar edhe golat. Ai shpreson se shpejti të zë vend në përbërjen e parë të skuadrës së Baselit, e cila po lufton për titullin e kampionit të Zvicrës. “Në Basel punët me shkojnë si është më së miri. Përgatitem maksimalisht me skuadrën e parë dhe është kënaqësi kur je në mes me futbollistët shqiptarë, si Beg Feratin, Xherdan Shaqirin, si dhe vëllai im, Taulanti. Do të mundohem që sa më shpejt të zë vend në përbërjen e parë dhe të luajë sa më mirë. Ajo që më bënë edhe më krenar në klub, është se bashkëlojtarë më thonë: Ku je Granit Xhaka, futbollisti më i mirë dhe kampion i botës. Vazhdimisht kam komplimente të forta nga të gjithë në klub, për çka më motivojnë më shumë për lojëra edhe më të mira. Synimi im është tashmë të përqendrohem te Baseli, të zë vend në përbërjen e parë dhe t’i ndihmojë skuadrës në realizimin e synimeve që ka para vetes – titullin e kampionit. Duhet përmendur Shaqirin e Feratin, të cilët sa herë kam nevojë për diçka, konsultohem me ta dhe më ndihmojnë shumë”, përfundoi Xhaka. Skuadra e Baselit në kampionatin zviceran renditet në vendin e dytë me 43 pikë dhe gjendet katër pikë larg liderit të tabelës, Young Boysit. Të dielën, në orën 16.00, Baseli takohet si mysafir me Bellinzonën.

Zotohen për rregullshmëri të garave

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrrit në mbledhjen e vet të radhës, debatuan për shumë çështje me rëndësi që kanë të bëjnë me futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizoi në tërësi situatën para fillimit të stinorit pranveror te garave dhe sipas tyre, punët shkojnë sipas dinamikës së paraparë. Ata vunë në pah edhe një herë gatishmërinë dhe u zotuan që në stinorin pranveror nuk do të lejojnë çfarëdo prishje dhe shkelje të Rregulloreve dhe akteve normative të FFK-së që cenojnë rregullshmërinë e garave. Po ashtu KE shqyrtoi edhe një raport të Komisionit të garave me masat propozuese për stinorin pranveror.

Istrefi: Më rëndësi të mos pësojmë gol!

Mbrojtësi i skuadrës së futbollit Ballkani nga Theranda, Agron Istrefi, tha se me gjithë lojën e mirë pësuan humbje 2:0 në Pejë nga Besa, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës. “Rezultati 2:0 nuk është aspak i mirë, por jo edhe i pathyeshëm. Në Pejë luajtëm mirë, patëm raste për gola, por fati nuk na priu që të shënojmë. Parësore është në ndeshjen e të dielës në Therandë të mos pësojmë gol dhe të shënojmë ne në pjesën e parë. Nëse kjo ndodh, atëherë besoj se në pjesën e dytë të lojës mund të përmbysim rezultatin. Si do që të jetë, do të jetë shumë vështirë sepse Besa është skuadër e fortë dhe që ka futbollistë cilësorë”, tha Istrefi.

Formohet KO për turneun “Adem Jashari”

Në mbledhjen e FFK-së u formua Këshilli Organizativ për mbajtjen e turneut “Adem Jashari” në futboll, në kuadër të manifestimeve “Jetojmë me lavdinë tuaj”. Sipas kreut të FFK-së, në këtë kohë turneu do të mbahet në futboll të vogël. Komisioni përbëhet nga nënkryetarët: Agim Ademi e Bekim Haxhiu, si dhe Adem Çollakaj. “Përgatitjet shkojnë në një rrjedhë normale dhe tashmë FFK-ja ka arritur të sigurojë mbështetjen financiare nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe DSK-ja. Gjatë fundjavës pritet të konfirmohen edhe skuadrat pjesëmarrëse, ku janë ftuar: Turqia, Kroacia dhe Shqipëria si dhe kombëtarja e Kosovës në futsall”, njoftoi zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha...

Liga e Evropës, zbardhen emrat e fazës së 1/8-ve

Liga e Evropës, Roma e Shakhtari jashtë gare

Liga e Evropës ka përcaktuar tetë ekipet e parë që kalojnë për në 1/8-t e finaleve.
Surprizat nuk kanë munguar që në këtë tur, ku italianët e Romës janë eliminuar nga athinasit e Panathinaikosit. Skuadra e Klaudio Ranierit është mposhtur 3-2 brenda në “Olimpiko”, të njëjtin rezultat që pësoi edhe në Athinë.
Kampionët e në fuqi të Shakhtar Donetskut janë eliminuar nga anglezët e Fulhamit, të cilët me rezultatin 1-1 arritën të mbronin fitoren që patën arritur një javë më parë. Jashtë garës do të jetë edhe Gallatasaraj i Stambollit, i cili u mposht 2-1 në shtëpinë e vet nga spanjollët e Atletikos së Madridit, megjithëse në ndeshjen e parë barazuan 1-1.
Më poshtë do të paraqesim rezultatet e plota për tetë nga çiftet e 1/16-ve të Ligës së Evropës, ndërsa tetë çiftet e tjera sapo kanë nisur përballjet mes tyre.

Anderleht – Atl. Bilbao 4-0 (1-1)
Roma – Panathinaikos 2-3 (2-3)
Gallatasaraj – Atletiko Madrid 1-2 (1-1)
O. Marsej – FC Kopenhagen 3-1 (3-1)
PSV Eind’hoven – Hamburg 3-2 (0-1)
Shakhtar – Fulham 1-1 (1-2)
Unirea Urziceni – Liverpul 1-3 (0-1)
Benfika – Herta 4-0 (1-1)

Liga e Evropës ka mësuar mbrëmë edhe tetë skuadrat e tjera që kalojnë për në 1/8-t e finaleve.
Juventusi nuk hasi shumë vështirësi përballë Ajaksit të Amsterdamit, duke marrë një rezultat të bardhë 0-0 në ndeshjen e kthimit, ku të parën në Holandë e pati fituar 2-1. Me të njëjtin rezultat (0-0) ruajtën fitoret e para edhe skuadrat e Rubin Kazanit dhe Standardit të Liezhit.

Francezët e Lile arritën të merrnin një barazim 1-1 përballë Fenerbahces, duke siguruar kualifikimin pasi në ndeshjen e parë patën fituar 2-1. Sportingu i Lisbonës shpartalloi 3-0 Evertonin, ndërkohë që anglezët e patën fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

Me rezultatin 3-0 fituan edhe spanjollët e Valencias, të cilët eliminuan Bruzhin. Më poshtë do të paraqesim rezultatet e mbrëmshme, ndërkohë që të paracaktuara ishin edhe ciftet që do të përballen në 18-t e finaleve.

Fenerbahce – Lile 1-1 (1-2)
Hapoel – Rubin Kazan 0-0 (0-3)
Juventus – Ajaks 0-0 (2-1)
Salsburg – Standard 0-0 (2-3)
Sportin Lisbon – Everton 3-0 (1-2)
Valencia – Bruzh 3-0 (0-1)
Bremen – Tuente 4-1 (0-1)
Volfsburg – Vilareal 4-1 (2-2)

Përballjet e 1/8-ve të Ligës së Evropës (11 mars – 18 mars)

Anderleht – Hamburg
Atletiko Madrid – Sporting L.
Juventus – Fulham
Liverpul – Lile
O. Marsej – Benfika
Panathinaikos – Standard
Rubin kazan – Volfsburg
Valencia - Bremen

Alves: Barcelona gjithmonë zgjidhja e parë

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se ai është shumë i lumtur në Camp Nou dhe se është i gatshëm ta vazhdojë besimin nëse këtë e dëshiron udhëheqja e klubit.
Braziliani ka marrëveshje me Barcelonën deri në vitin 2012 dhe në mungesë të negociatave për vazhdim e saj, mediat spekuluan se ai mund të kalojë në Ligën Premier. Por braziliani e mohon këtë.
“Drejtuesit e klubit e dinë se unë dhe familja ime jemi të lumtur këtu. Shpresoj të jem këtu sa më gjatë. Zgjidhja ime e parë gjithmonë do të jetë Barcelona”.
“Nëse jam i shqetësuar që lojtarë të tjerë i kanë rinovuar marrëveshjet? Jo kjo është diçka që nuk më shqetëson. Kur kam ardhur kam nënshkruar një marrëveshje që vlen ende. Jam i lumtur në Barcelona dhe ndjehem komfort këtu”, ka thënë Alves./

Alegri: Nuk i kemi mbyllur llogaritë

Masimiliano Alegri duket i zhgënjyer. Megjithatë trajneri i Kaljarit nuk e dramatizon situatën pas humbjes me Udinezen: “Ata luajtën një pjesë të dytë të rëndësishme. E nisëm mirë, shënuam, por për fat të keq nuk ishim në gjendje për ta mbyllur ndeshjen, - deklaroi trajneri kuqeblu.
- Duhet të kishim shënuar golin e dytë që të merrnim pikë në Udine, na barazuam dhe kaluan në epërsi për pak minuta. E pranojmë këtë rezultat, në fund të pjesës së parë mund ta kishim mbyllur ndeshjen. Sidoqoftë nuk kam asnjë kritikë për skuadrën. Kemi marrë rezultate të rëndësishme kohët e fundit, ndaj duhet të jemi gati për gjithçka”.

Marino: Jam shumë i lidhur me këtë klub

Nuk mund të ëndërronte një rikthim kaq të mirë. Paskuale Marino shijon fitoren e Udinezes ndaj Kaljarit. “Një ndeshje e vështirë, për fat na shkoi mirë. Kur vjen nga një periudhë pa rezultate, morali është në tokë dhe të ndëshkohesh që në fillim e ke të vështirë.
U druajta se mos djemtë shpërqendroheshin, por reaguan mirë. Në pjesën e dytë reagimi ishte më i madh, - vazhdon trajneri friulan. - Jam shumë i lidhur me këtë klub, dy vjet e gjysmë punë s’mund të harrohen, jemi rritur bashkë me këtë grup djemsh të jashtëzakonshëm. Kam bërë tifo për Udinezen edhe jashtë, por tani jam kthyer dhe do të përpiqem të jap gjithçka”.

Leonardo: Ishte 11-metërsh për Fiorentinën

Trajneri pranon se Rozeti gaboi në episodin ndaj Montolivos. Pato: Fitore për të gjithë
Milani ka rihapur luftën për titull dhe pas fitores në fund të ndeshjes kundër Fiorentinës, Leonardo lavdëron skuadrën për këtë rezultat: “Dhamë në fushë të gjithë karakterin tonë, është një fitore që vjen nga taktika dhe teknika jonë, thotë trajneri i Milanit.
- Ishte shpirti i garës, që na çoi te kjo fitore”. Për sa i përket 11 metërshit të dyshimtë që kërkoi Fiorentina, por që nuk u vërshëllye nga Rozeti, Leonardo pranon: “Sipas meje ishte 11 metërsh, sepse ishte një faull ndaj Montolivos dhe ndoshta gjyqtari lejoi epërsinë e aksionit, duke parë që në të vërtetë Keirrisoni arriti të godasë, por Abiati u tregua i zoti duke e devijuar topin dhe duke na shpëtuar”.
Leonardo nuk vlerëson një ose dy lojtarë, por të gjithë grupin: “Sot (dje) është për t’u lavdëruar e gjithë skuadra. Hyrja në fushë e Flaminisë ka qenë e shkëlqyer, luajti një ndeshje të madhe, mbrojtja vuajti pak, por gjithsesi qëndroi siç e donim.
Ronaldinjo ishte shumë mirë po ashtu, ishte vendimtar. Pirlo pati vështirësi, sepse markohej nga afër, por e dinim që duhej edhe të vuanim”. Ndoshta protagonisti kryesor i ndeshjes ndaj vjollcëve, Aleksandro Pato, komenton suksesin, që mori Milani “in extremis”. “Fiorentina luajti një ndeshje të madhe, por fituam ne, shpjegon braziliani.
- Është bukur të fitosh duke marrë këto pikë kaq të rëndësishme. Ndjekja ndaj Interit? Them vetëm të mendojmë për të fituar, të gjitha rezultatet varen nga ne, jemi gati të vazhdojmë të punojmë. Milani luan thjesht dhe për të shënuar. Leonardo? Jemi me të dhe me të, jemi të bashkuar, nënvizon Pato. Duhet të bëjmë të pamundurën për gjithçka, për tifozët që ishin në Firence. Kjo skuadër luan dhe fiton për të gjithë”. Ndërkohë Fiorentina ka vendosur heshtje shtypi për shkak të gjykimit të Rozetit.

Rekuperimi i Kasanos kthehet në mister

Të dielën në Parma, Sampdorias do t’i mungojnë për shkak të skualifikimit si Xhiampaolo Pacini ashtu edhe Nikola Poci, por nuk do të jetë as Antonio Kasano. Fjalët optimiste të thëna nga përgatitësi atletik i klubit (”Lojtari është i karikuar dhe ka dëshirë të luaj”) janë pasuar nga një mbledhje që është zhvilluar dje midis stafit teknik dhe atij mjeksor ku është vendosur se për shkak të pubalgjisë Kasano nuk mund të rikthehet akoma të jetë pjesë e skuadrës.
Madje, duke parë se vetë klubi ka folur për “një rritje progresive të ushtrimeve që do të zhvillojë lojtari për të përmirësuar gjendjen fizike dhe për të përshpejtuar rekuperimin”, duket se do të duhet akoma pak kohë për ta riparë barezin në fushën e lojës. Megjithatë, ndjesia është se shkaku për mungesën e Kasanos është nga njëra anë pubalgjia dhe nga tjetra vendosmëria e Del Nerit.
Trajneri deri në këtë moment ka patur të drejtë, duke i treguar të gjithëve se mund të luhet edhe pa talentin nga Bari. Dhe gjithashtu bën përshtypje edhe fakti se, disa ditë para zhvillimit të mbledhjes së djeshme teknike, Del Neri, pas përfundimit të takimit në “San Siro”, i ka siguruar të gjithë për “mungesën” e Kasanos. Të dielën në “Tardini” duhet të luajnë në sulm Guberti dhe i riu Skepoviç.

Idea e Lipit: Në Botëror me 30-vjeçarët

Trajner i Italisë beson se përvoja është gjëja më e rëndësishme në një kampionat prestigjioz futbolli
Kur mungojnë edhe katër muaj nga fillimi i Botërorit afrikanojugor Marçelo Lipi duhet të zgjedhë edhe 5-6 lojtarë për të kompletuar përfundimisht listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Italinë në Kupën e Botës, verën e ardhshme. “Duhet vetëm të kompletoj listën. 16-17 futbollistë janë të sigurtë, më mungojnë edhe 5-6 të tjerë për të plotësuar grupin”, ka thënë Lipi, i cili gjithashtu ka pranuar se Brazili do të jetë ekipi favorit në Afrikën e Jugut.
“Në Botëror gjithçka mund të ndodhë. Brazili është skuadra favorite, por Spanja, Gjermania, Anglia, Franca dhe Italia janë kombëtare në gjendje për të arritur çdo objektiv”. Në lidhje me kualifikimin e Francës pas çështjes Henri: “Çështja është mbyllur, FIFA ka vendosur të mos marrë asnjë masë, me të drejtë, përndryshe do të ishte krijuar një precedent.
Them vetëm se do të kishte qenë një mesazh shumë i bukur nëse Federata Franceze do të kishte kërkuar përsëritjen e takimit me Irlandën”. Përsa i takon kapitullit të arbitrave, që kohët e fundit është diskutuar shumë si në Serinë A, ashtu edhe në Champions Ligë: “Nuk njoh njerëz që nuk gabojnë. Ata që kritikojnë vendimet e arbitrave janë duke ekzagjeruar. Në të kaluarën më ka ndodhur edhe mua”.
Më pas, trajneri i “axurrëve” është shprehur dakord me Ançelotin për mënyrën sesi e ka trajtuar çështjen Terri: “Unë do të kisha bërë si Karlo, sepse nuk futem tek jeta private e lojtarëve. Por nuk kritikoj Kapelon, ai duhej të përballej me gjëra të ndryshme”, ka thënë Lipi, që në vazhdim është shprehur optimist për ecurinë e skuadrave italiane në Champions Ligë. “Milani nuk meritonte të humbte, - ka thënë ai, -por mund të përmbysë gjithçka në Mançester. Fiorentina është ndëshkuar nga një gabim absurd, por asgjë nuk e ndalon të mposhtë Bajernin në fushën e vet. Interi ka 50% të mundësive të kualifikohet”.
Ndërkohë, duket se Zakeroni ka ringjallur Juventusin: “Ka patur një reagim pozitiv nga skuadra, lojtarët e kanë kuptuar që kishte ardhur momenti për të dhënë gjithçka. Një nga problemet kryesore të bardhezinjve kanë qenë dëmtimet, por Zakeroni ka rikthyer qetësi dhe eksperiencë”. Një problem ky që shqetëson edhe trajnerin e Italisë në pritje të Botërorit: “Rekuperimet e lojtarëve nga dëmtimet e ndryshme nuk janë të shpejta.
Mendoj për Iakuintën, Kamoranezin. Toti? Mendoj edhe për të, megjithatë më 3 mars kundër Kamerunit do të ketë ndonjë emër të ri (Bonera?)”. De Rosi ka thënë se është më mirë të shkohet në Botëror me 30-vjeçarë se me 18-vjeçarë. “Nuk do të jetë një problem për të, do të ketë shumë lojtarë sipër të tridhjetave sepse në një muaj sa zgjat botërori një apo dy vite më shumë nuk ndikojnë, teksa eksperienca është e rëndësishme. Nesta?
Kam folur me të dhe do të flas përsëri gjatë kësaj jave. Kë do të doja si pasardhësin tim? Unë mendoj vetëm për Kupën e Botës dhe nuk mund të përqendrohem tek ajo që mund të ndodhë më pas. Kam një marrëdhënie të mirë me presidentin e federatës, Abete, dhe kam folur qartë me të. Edhe pse, nëse Lipi do të qëndrojë ose jo kur Botërori të përfundojë, nuk ka asnjë rëndësi”, ka thënë tekniku i “axurrëve”.

Guidolin premton: Do të ringrihemi

Françesko Guidolin ka provuar të qetësojë lojtarët e tij dhe tifozët, pavarësisht rezultateve negative, të marra në këtë fillim të vitit: “Skuadra duhet të qëndrojë e qetë, sepse në këtë moment nën presion duhet të jetë trajneri, - ka shpjeguar tekniku i Parmës.
- Një trajner që merr 2 pikë në 9 ndeshje është normale që të jetë nën presion, normale që të jetë nën vëzhgim, normale që të kritikohet dhe është normale që të vihet në diskutim. Skuadra duhet të qëndrojë e qetë, duhet të vazhdojë të punojë siç ka bërë gjithmonë, duhet të rigjejë rrugën e duhur dhe kësisoj do t’i kthehemi rezultateve pozitive”.

Ventura rinovon edhe një vit me Barin

Në një sezon ku ka ardhur edhe rekordi për numrin më të madh të trajnerëve të ndryshuar, Bari ka shkuar kundër rrymës dhe, siç është lajmëruar nga drejtori sportiv Perineti, ka rinovuar kontratën e Xhiampiero Venturës.
Tekniku i bardhekuqve, që, me përjashtim të humbjes kundër Milanit, të dielën e kaluar, ka marrë deri tani rezultate shumë të mira duke e çuar Barin në zonën e Ligës së Europës ka gjetur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm. “Eshtë parashikuar edhe një rinovim tjetër deri më 2012-ën në rast se do të sigurojmë qëndrimin në Serinë A”, është shkruar në saitin zyrtar të klubit.

Futbolli Shqiptar ne GrandeJuve

“S’jam unë fajtori, Dimraj po shkatërron Tiranën”

Sipas Devi Mukës, shefi i klubit, Rauf Dimraj, me deklaratat në media po prish klimën në ekip
Pas akuzave që ka bërë një ditë më parë në media shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, në adresë të trajnerit dhe njëkohësisht kapitenit të skuadrës së Tiranës, Devi Muka, ku e akuzonte hapur këtë të fundit si shkaktar të skualifikimit nga kupa, dje ka reaguar Muka.
Nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Dimrajt, ndërkohë që kur e pyet Mukën për akuzat e drejtorit të klubit në adresë të tij, “labi” i bardhebluve për “mikrofonin” e “Sportit shqiptar”, thotë: “Në radhë të parë, kam 3 ndeshje që e drejtoj ekipin e Tiranës dhe kam arritur 2 fitore dhe 1 humbje, madje kemi shënuar jo pak, por 4 gola ndaj Besës. Para sfidës së kupës deklarova në media se do të luaja me 4 sulmues dhe kështu veprova.
Deklaratat që Dimraj ka thënë në media, një ditë më parë për mua janë tendencioze, ai ka qenë thjesht një atlet dhe nuk më jep dot mend mua në aspektin e drejtimit të ekipit, sepse nuk di. Një njeri që ka vetëm 6 muaj te Tirana nuk mund të më akuzoj dot mua, që kam një jetë këtu dhe kam derdhur gjakun dhe djersën time vetëm që kjo skuadër të jetë në nivelet më të larta.
Kurse Dimraj, me deklaratat e tij herë pas here, më shumë se e ka ndihmuar këtë ekip e ka shkatërruar. Ai është i rrjedhur dhe nuk diskuton dot mua taktikisht. Në qoftë se kishte ndonjë gjë personale me mua, të vinte dhe të më takonte para ndeshjes dhe të bisedonim.
Se kush është Devi Muka dhe sa kam bërë unë për këtë Tiranë, e di një kryeqytet dhe Shqipëri e tërë, ndaj faktet nuk mohohen, sepse janë trofetë të arkivuara në klub. Unë u bëj thirrje këtyre njerëzve të këqinj e xhelozë, që të rrinë sa më larg Tiranës dhe të na lënë të punojmë të qetë,” - pohoi fillimisht trajneri dhe lideri i kampionëve, Devi Muka, që më pas do të shtonte: “Sa të jem gjallë, do të bëj më të mirën për klubin e Tiranës.
Edhe sikur të më çojnë mirëmbajtës në klub, do ta bëj pa lëkundjen më të vogël. Unë jam trajnerë jo për interesa, por sepse ishte zgjidhja më e mirë e momentit dhe, pavarësisht vështirësive që kishim, pranova ta bëjë një detyrë të tillë menjëherë, sepse më dhimbset Tirana.
Rolin e trajnerit, sa për dijeni të Dimrajt, di ta bëj më mirë se ai, edhe pse kam deklaruar para sfidës me Besën se nuk e bëj dot një gjë të tillë për arsye emocionale dhe nuk kam ndër mend që të bëhem trajnerë, për këtë të flenë të qetë Dimraj me shokë.
Por edhe pse na sulmojnë, unë prapë garantoj se kjo Tiranë është brenda objektivave, jemi në vend të 3-të dhe nuk po biem nga kategoria, dhe deri në fund do të jemi të dytët, pasi është edhe një fazë në lojë. Ne e kemi nisur garën si burra, pavarësisht problemeve që kemi pasur me dëmtimet e shumta, dënimet me apo pa shkak, dhe ashtu do ta përfundojmë.
Tirana të kafshon edhe kur nuk e pret. Ndaj, ziliqarë si Dimraj apo të tjerë të na lënë rehat të punojmë, madje bëjnë mirë të plaken me hallet e tyre dhe jo të botës,”- përfundoi deklaratën e tij për “Sportin shqiptar” kapiteni i Tiranës, Devi Muka.

Shpërthen Abilaliaj: Luaj se e meritoj!

Sulmuesi Arbër Abilaliaj ka mbetur i shokuar nga ajo që ka thënë shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, në media se trajneri Muka mbajti në fushë Abilaliajn vetëm sepse e ka patriotin e tij.
Sulmuesi vlonjat dje ka “shpërthyer” dhe nuk e ka duruar dot akuzën e shefit të klubit, duke thënë: “Unë qëndrova në fushë falë këmbëve të mia dhe nuk më mbajti Devi Muka. Madje dhe Plakun e kam ndihmuar gjatë ndeshjes, i kam dhënë asist gjatë momentit kur mori penalltinë dhe shënoi golin.
Nuk jam te Tirana me asnjë ndërhyrje, por falë asaj çfarë unë kam dhënë në fushën e lojës. Tirana ndodhet në këtë gjendje vetëm për faj të Dimrajt, sepse e ka nisur me sherre dhe debate me tifozët, lojtarët, dhe konkretisht me Osmanin, që e ka fyer edhe në media. Ai nuk duhet të merret me lojtarët që derdhin djersë në fushën e lojës, por duhet të përgjigjet për atë çka bën vetë.
Dimraj duhet të mbajë kronometrin, të vejë të bëjë vrapime 3200 m dhe të stërvisë fëmijë nga Liqeni Artificial, se për këtë është i aftë. Ndaj mos të përgojojë prapa shpine dhe të hedhë poshtë djersën e lojtarëve. Ai duhet të merret me anën fizike dhe nuk i takon të flasë për taktikë,”- deklaroi i revoltuar autori i 5 golave me Tiranën në kampionat, Arbër Abilaliaj.

Bardheblutë katandisen në 7 veta!

Dje, skuadra e Tiranës nuk ka bërë pushim, por ka zhvilluar normalisht stërvitje edhe pse të mërkurën luajti për kupë dhe u skualifikua nga Besa. Seancën e djeshme e kanë drejtuar Luan Sengla dhe përgatitësi atletik, njëkohësisht edhe shefi i klubit, Rauf Dimraj.
Por edhe pse ishin lajmëruar që dje të ishin në stërvitje të gjithë lojtarët, nën urdhrat e dyshes Sengla-Dimraj, kanë qenë vetëm 7 veta, kryesisht futbollistët e stolit, Bici, Karabeci, Lilaj, Sorra, Muça dhe dy lojtarë nga të rinjtë e klubit. Pritet që në seancën e fundit stërvitore, që do të zhvillohet sot pasdite në “Skënder Halili”, grupi të plotësohet dhe skuadra të vijojë normalisht stërvitjen për t’u përgatitur për javën e parë të fazës së 3-të.

Muka shlyen dënimin

Me ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë me kavajasit ka përfunduar pezullimi prej 6 javësh i Devi Mukës, që i dha disiplinori pas incidenteve në derbi. Duket se kapiteni i bardhebluve javën e ardhshme do të jetë në fushë. Muka, edhe pse ka qenë i pezulluar dhe ka bërë detyrën e trajnerit, nuk e ka ndërprerë stërvitjen. Rikthimi i Mukës do t’u shërbejë shumë bardhebluve në fazën e 3-të të kampionatit.

Osmani dhe Dabulla, gati për lojë

Më në fund, Tirana do të jetë e plotë në javën e 1-rë të fazës së 3-të, pasi do të jenë gati Osmani dhe Dabulla, i pari jo në gjendje të mirë shëndetësore ditët e fundit dhe i dyti kthehet pas një dëmtimi të gjatë, edhe pse bardheblutë kanë dështuar në dy objektivat e tyre kryesore, titull dhe kupë. Rikthimi i tyre në formacion do ta rritë akoma më tepër konkurrencën në mbrojtje, pasi dihen vlerat e “Dabit” dhe kontributi që ka dhënë për Tiranën.

Dinamo ia faturon humbjen gjyqtarit dhe terrenit

Blutë kundërshtojnë arbitrin Sokol Çekaj për gjykimin në kupë dhe kushtet e fushës në Peqin
Blutë janë të qetë edhe pas humbjes në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë përballë Shkumbinit në aspektin e kualifikimit. Por në krahun tjetër, duke iu referuar vetëm 90 minutave të luajtura në fushën e “b(altosur)lertë”, trajneri Shkëlqim Muça ka ngritur zërin në emër të klubit kryesues të kampionatit të 71-të kombëtar.
Sigurisht, kontestimet e bluve shkojnë si për gjyqtarin kryesor, Sokol Çekaj, por edhe për terrenin në të cilin është zhvilluar kjo sfidë. Në fakt, ankesa ndaj arbitrit laçian nuk konsiston vetëm në dhënien e dy 11-metërshave kundër bluve, por për drejtmin e lojës në përgjithësi nga arbitri në fjalë.
Dhe kur dinamovitët kujtojnë ndeshjen e javës së 8-të në kampionat përballë Skënderbeut, në mendje i vjen mosakordimi i 11-metërshit ndaj Diopit në minutat e fundit të ndeshjes, kur kjo sfidë arbitrohej pikërisht nga Sokol Çekaj, të cilit i punoi bilbili duke akorduar dy penallti për vendësit.
Fusha e Peqinit: “Dihet që fusha e Peqinit është e papraktikueshme dhe është e kotë ta diskutosh si temë. Meqë ishte shtyrë dhe ndeshje e parë, nga arbitri u pa e arsyeshme që kjo ndeshje të paktën të zhvillohej. Sepse ashtu u vendos prej tij. Ne si skuadër ishim jashtë kësaj gjëjë, sepse nuk e kishim ne në kompetencë për ta vendosur moszhvillimin e ndeshjes.”
Goli i rëndësishëm: “Nuk kam çfarë të kërkoj më tepër, aq më shumë që kemi shënuar një gol, i cili është shumë i rëndësishëm për ndeshjen e kthimit. Edhe formacionin e ndërtova me ata futbollistë, të cilët i përshtateshin atij terreni. Ata që ishin në fushë dhanë maksimumin dhe nuk mund të jepnin më shumë”. Arbitri protagonist: “E kam kundërshtuar pas ndeshjes, por nuk ia vlen të flasësh më për të.
Gjyqtari ishte protagonist në atë ndeshjen dhe nuk ke ç’i thua më. Aq më tepër që kemi dhe një ndeshje kthimi përpara. Duhet të kuptojmë se, përderisa Dinamo e ka përfunduar deri diku kampionatin, atëherë dhe gjykimet do t’i kemi kundër.”
Disiplina e skuadrës: “Asnjëherë nuk ka për të dalë Dinamo jashtë natyrës së vet. Pati kontestime nga futbollistët tanë, por brenda normave të lejuara. Unë i kisha porositur futbollistët që në një terren të tillë e rëndësishme është të luash fort e të mos hapesh rrugë. Vetëm se nuk mund të luanin kundër arbitrit, që ishte i njëanshëm në të gjithë drejtimet. Unë nuk e kap vetëm te penalltitë, por në tërësi te loja. Arbitri ndikoi në rezultatin e lojës.”
Pauza e kampionatit: “Lojtarët do të kenë një frymëmarrje më tepër, të shtunë e të diel. Ata që kanë pasur lodhje do të bëjnë një stërvitje normale, nuk është periudha për t’i dhënë ngarkesë futbollistëve. Do të mbajmë ritmin e garës. E rëndësishme është se nuk kemi asnjë dëmtim”
Formacioni vs Shkumbin: “Ne nuk patëm mungesa, por ishin zgjedhjet e mia për shkak të terrenit. Sepse futbollistët që janë teknikë nuk mund të japin në atë terren dhe unë nuk kam se çfarë t’i kërkoj. Bakaj, Soza, apo Ferraj e kishin të vështirë në atë fushë,”- përfundon deklaratën e tij trajneri i bluve, Shkëlqim Muça.

Blutë stërviten “gjysmagjel” pas Peqinit

Stërvitja e djeshme e Dinamos është zhvilluar në ritme të lehta. Në këtë seancë kanë munguar ata futbollistë që janë aktivizuar ndaj Shkumbinit. Tashmë dinamovitët janë më të qetë në pritje të kalendarit të fazës së tretë, pasi diferenca +14 nga vendi i dytë, Besa, është një favor i madh për skuadrën e drejtuar nga Shkëlqim Muça.

Haxhibuliçi mund të mbetet gjatë te Vllaznia

Sulmuesi Sead Haxhibuliç e sheh ekipin shkodran në 6 ekipet më të mira në fund dhe fitues të Kupës
Ka ardhur në merkaton e janarit si një nga përforcimet e rëndësishme të Vllaznisë dhe përgjithësisht është duke e justifikuar veten. Serbi me origjinë boshnjake, Sead Haxhibuliç, arriti të mbushte më së miri vendin e lënë bosh te kuqeblutë nga largimi i kapitenit Sinani. Ai erdhi nga Apolonia në formë huazimi deri në fund të sezonit, por sulmuesi 27-vjeçar duket qartë se dëshiron të qëndrojë edhe më gjatë në Shkodër.
I pyetur dje në lidhje me ambientin që ka gjetur te skuadra e tij e re, Haxhibuliçi ka deklaruar: “Ndihem shumë mirë. Më pëlqen skuadra, më pëlqen ambienti, tifozët dhe gjithçka tjetër. Duke qenë kështu, por edhe nga fakti se më respektojnë dhe e vlerësojnë punën time, nuk ka pse të mos mendoj të qëndroj më gjatë te Vllaznia sesa deri në fund të sezonit.
Megjithatë, kjo është një çështje që do të diskutohet në fund të këtij kampionati. E rëndësishme është që deri atëherë të bëj më të mirën për këtë skuadër, në mënyrë që ajo të arrijë objektivat që ka.” Trajneri Martini ka shumë besim te ky futbollist dhe mendon se me të dhe me Balën, problemi i shënimit të golave në portat kundërshtare është i zgjidhur.
Pak problem duket ndërkohë se krijohet në ndeshjet që Vllaznia luan jashtë. Kjo ngaqë stafi drejtues është duke aplikuar një skemë të tillë që skuadra të luajë me një sulmues të vetëm. Për këtë është duke u përdorur njëfarë rotacioni, teksa në njërën ndeshje luan Bala dhe në tjetrën Haxhibuliç. Për këtë të fundit nuk duket të ketë ndonjë problem nga ky rotacion.
Duke folur në lidhje me këtë gjë, ai do të shprehej: “Asnjëherë nuk e kam konsideruar ndonjë problem nëse luaj apo jo. E rëndësishme është të jem i gatshëm për trajnerin për çdo ndeshje dhe të jap më të mirën sa herë që të më kërkohet.
Nëse luan Bala, nuk ka asnjë problem për mua, sepse ai është një lojtar i talentuar, një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit dhe prandaj nuk më bën xheloz kjo gjë. Për të gjithë ne futbollistët duhet që Vllaznia të fitojë e të ecë përpara.”
Kuqeblutë, pas dënimit të fundit të Kastriotit, kanë ngjitur një vend në renditje, duke e mbyllur fazën e dytë në vendin e tetë. Duke folur për vazhdimësinë, për fazën e tretë të kampionatit, Sead Haxhibuliç do të shprehte besimin e tij se tani e tutje rezultatet e skuadrës, pjesë e së cilës ai është, do të njohim vetëm rritje.
“E filluam jo mirë këtë vit me dy ndeshjet e para të humbura, por këto gabime i korrigjuam shpejt, duke arritur radhazi katër ndeshje të tjera me rezultat pozitiv. Besoj se kemi një skuadër të mirë, e cila mund të fitojë çdo ndeshje dhe, duke qenë kështu, jam shumë i bindur se Vllaznia në fund të kampionatit do të jetë ndër gjashtë ekipet e para dhe mund të jetë një nga kandidatet kryesore për fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Kemi një mbështetje të zjarrtë nga tifozët, kemi një grup të mirë lojtarësh dhe po ashtu edhe një presidencë shumë korrekte, prandaj ne si futbollistë duhet t’ua shpërblejmë atyre me rezultatet e duhura,” ka thënë sulmuesi serb i Vllaznisë, Sead Haxhibuliç.

Konfirmohet miqësorja me Prishtinën

Ka marrë rrugë projekti për zhvillimin e një takimi miqësor në mes Vllaznisë dhe Prishtinës. Kjo miqësore do të luhet nesër në Shkodër, pikërisht në orët e pasdites në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Ka qenë vetë trajneri Martini që e ka pohuar një gjë të tillë në seancën stërvitore, që është zhvilluar sërish në një ambient të mbuluar. Dyshimi i vetëm për moszhvillimin e kësaj miqësoreje ishin kushtet atmosferike të cilat ditët e fundit kanë qenë të shoqëruar me shumë reshje shiu.
Por gjatë ditës së djeshme gjërat duket se janë përmirësuar, teksa pas shumë kohësh kanë dalë edhe rrezet e para të diellit. Duke qenë kështu, edhe nëse e njëjta situatë do jetë edhe sot e nesër, me siguri që në “Loro Boriçi” ka për t’u zhvilluar një aktivitet shumë i bukur, që do të vlejë më shumë sesa një miqësore mes dy skuadrave.
Megjithatë, trajneri Martini, më shumë se për gjithçka tjetër, është i interesuar që kjo miqësore të luhet, sepse futbollistët e tij kanë nevojë për të luajtur dhe për t’u përballur me një kundërshtar serioz, ngaqë ndërprerja e kampionatit këtë javë nuk ka qenë aspak e favorshme për ta.

Apolonia, ritëm tjetër në fazën e tretë

Pas fitores më Dinamon, fierakët kërkojnë të ngjiten në vendin e katërt, si më të mundshmin
Apolonia vazhdon përgatitjet e veta për fazën e tretë të kampionatit të superligës. Stafi teknik dhe futbollistët e skuadrës fierake ndihen më të motivuar dhe synojnë që në pjesën e tretë dhe të fundit të këtij evenimenti të propagandojnë Apoloninë më të mirë të mundshme.
Një fitore me rezultat të qartë ajo që është arritur kundër Dinamos, ka ardhur në kohën e duhur dhe ka bërë që bardhejeshilët të pretendojnë për të lënë pas një periudhë jo shumë të mirë për ta. Me suksesin e korrur ndaj Dinamos, Apolonia është ngjitur më fort me grupin e skuadrave që synojnë vendet e kreut.
Tashmë fierakët ndihen më të distancuar edhe nga zona e rrezikut, me tri pikë më shumë se shkodranët, që renditen të tetët. Megjithatë, bardhejeshilët kërkojnë të mos shohin më pas dhe të kenë si pikë orientimi vetëm shkallët e mësipërme në tabelën e renditjes. Eshtë kjo nisma e këtij ekipi që do të thotë vazhdim i pakompromis në realizimin e sa më të përafërt të objektivave që skuadra i ka besuar vetes në fillimin e këtij sezoni.
Dhe skuadra kërkon të jetë e qetë në këtë sfidë, kërkon sigurisht që të ketë edhe përkrahjen e pakursyer dhe maksimale të tifozërisë së saj, si një faktor të pandashëm të progresit që ka bërë Apolonia gjatë këtij sezoni. Ndërkohë, fierakët ndihen se po e përmirësojnë imazhin e tyre, por kanë ende shumë për të bërë, pasi një fitore ndaj Dinamos është pak dhe e pamjaftueshme.
Si kryepankina e fierakëve Lika, ashtu dhe ndihmësi i tij, Arben Ymeraj, kërkojnë nga skuadra që ta vlerësojnë fitoren që kanë marrë me Dinamon si shprehje të forcës së kolektivitetit dhe angazhimit të grupit, por assesi nuk do të dëshironin që kjo fitore të jepte doza vetëkënaqësie te futbollistët.
Kështu, është numri dy i pankinës së Apolonisë, Arben Ymeraj, ai që u rikujton edhe një herë futbollistëve të skuadrës së tij se gara ka ende shumë javë për të zhvilluar. “Ka përfunduar faza e dytë e kampionatit dhe ne jemi në gjendje që të bëjmë analizat, duke gjykuar me gjakftohtësi në lidhje me ecurinë e skuadrës sonë, është shprehur Ymeraj.
Apolonia ka zhvilluar një kampionat relativisht të mirë dhe është përpjekur në vazhdimësi që të ecë në ritmin e skuadrave që synojnë vendet e larta në tabelë. Sigurisht që nuk ka qenë kjo më e mira e pritshme nga ekipi ynë, pasi kemi lënë shumë pikë, të cilat nuk duhet t’i kishim humbur. Për momentin, ndodhemi në një grup me katër skuadra të tjera që janë vënë në një garë të fortë mes tyre, ku vetëm Tirana është paksa e shkëputur.
Ngjeshja e kampionatit ka bërë që marrja qoftë dhe e një fitoreje të vetme të të krijojë mundësinë e ngjitjes së disa shkallëve. Na ka ndihmuar fitorja që kemi arritur me Dinamon dhe ka qenë një ndeshje që i ka shërbyer mjaft skuadrës edhe në gjendjen psikologjike të saj,” është shprehur zëvendëstrajneri i Apolonisë, Arben Ymeraj.

Hoxha barazon Haxhon në portën fierake

Ai ka qenë portieri i fazës së dytë për Apoloninë dhe kjo është e veçanta te skuadra fierake. Dy “gardianët” e bardhejeshilëve e kanë “parcelizuar” kontributin e tyre për ekipin. Në fazën e parë, të 990 minutat në portë i ka mbuluar portieri Egland Haxho, ndërsa në fazën e dytë, po në të njëjtin minutazh, katërkëndorin e Apolonisë e ka mbrojtur Sulejman Hoxha. Në ndeshjen e fundit, Hoxha ka luajtur kundër ish skuadrës së tij, Dinamos dhe ka përjetuar emocione të forta në përfundim të një ndeshjeje të madhe të fierakëve, teksa kanë fituar pastër, 3 0.
Veç fitores, Hoxha ndihet mirë, pasi ka mbajtur dhe fjalën e thënë përpara këtij takim, për të mos pësuar gol. “Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur dhe një fitore impresionuese. Jam i kënaqur që nuk kam pësuar gol, por mos mendoni se është një meritë që do ta mbaja për vete.
Gjej rastin të shpreh vlerësimet më të mira për futbollistët mbrojtës të skuadrës sonë, që kanë zhvilluar një ndeshje fantastike dhe nuk kanë lejuar hapësira për sulmuesit e Dinamos. Na duhet të vazhdojmë kështu. Apolonia ka mundësi të shfaqet më dendur në këtë formë dhe në këto nivele,” ka thënë midis të tjerave portieri i Apolonisë, Sulejman Hoxha.

Flamurtari po bën llogari të tjera

Ekipi vlonjat tani kërkon shpëtimin direkt, pa ndeshje shtesë, pasi mundësitë janë
Ekipi i Flamurtarit është njohur tashmë me vendimin e komisionit të disiplinës pranë FSHF së dhe natyrisht e sheh veten në një pozicion edhe më të mirë, krahasuar me javët e mëparshme. Pikërisht për këtë fakt, përballja e Flamurtarit në fazën e tretë do të ndryshojë krejtësisht me ekipet e tjera, pasi tashmë kalendari e sheh ekipin vlonjat në vend të 9 të të renditjes.
Por gjithsesi, te Flamurtari janë të bindur se ende nuk mund të flitet për situatë të përmirësuar, për vetë faktin se në pozicionin aktual vlonjatët rrezikojnë akoma për të luajtur në “play-out” dhe diçka e tillë është kërkuar të evitohet nga drejtuesit e Flamurtarit, por mbi të gjitha në fazën e tretë të synohet të vijohet me serinë e rezultateve pozitive.
Eshtë tashmë mbrojtësi vlonjat Franc Veliu që ndalet pikërisht në qëllimet e Flamurtarit për pjesën e mbetur të sezonit dhe, sipas tij, faza e tretë do të jetë edhe më e vështirë jo vetëm për Flamurtarin, por për të gjitha ekipet në superligë. “Ekipi është në gjendje të mirë dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e fundit. Mendoj se ndaj Kastriotit, në takimin e një jave më parë, kemi ndërlikuar edhe vetë deri në momentin e fundit, pasi kemi pasur shumë mundësi për të shënuar golin e dytë.
Po të shohësh kronologjinë e lojës, vërehet qartë që Flamurtari ka qenë mjaft superior ndaj kundërshtarit gjatë gjithë takimit, por tashmë na duhet ta lëmë pas atë takim dhe natyrisht të mendojmë për fazën e tretë. Jemi aktualisht në vend të 9 të të renditjes dhe natyrisht synimi ynë është për t’u ngjitur më shumë në renditje, sepse i kemi mundësitë. Duke parë edhe renditjen, ekipet nuk janë shumë larg, madje deri te vendi i katërt apo i pestë nuk janë më shumë se gjashtë pikë diferencë nga vendi ku edhe ndodhemi aktualisht.
Kjo tregon se kampionati është i hapur dhe renditja mund të ndryshojë çdo javë, pasi asnjë ekip nuk e ndien veten të siguruar për të qëndruar në superligë. Ne e kemi shprehur tashmë objektivin tonë, që mbetet natyrisht qëndrimi pa ndeshje shtesë dhe besojmë se do t’ia arrijmë qëllimit,” deklaron mbrojtësi vlonjat Franc Veliu.

Vlonjatët, edhe në Frakull për stërvitje

Veç fushës së aneksit pranë stadiumit dhe në raste reshjesh pallatin e sportit, ekipi i Flamurtarit ka zgjedhur edhe fushën e Frakullës gjatë kësaj periudhe për t’u përgatitur. Bëhet fjalë për një ambient shumë të mirë për të kryer seancat stërvitore dhe diçka e tillë u ka pëlqyer drejtuesve të ekipit vlonjat, ndërsa në dy ditët e fundit stërvitjet janë kryer gjatë pasdites pikërisht në këtë ambient.

Krutanët: Eshtë e kotë edhe po të apelojmë

Eshtë komentuar me nota aspak pozitive vendimi i komisionit të disiplinës në ambientet e tifozërisë krutane, që ka shkaktuar një valë pakënaqësish ndaj vendimit të marrë në dëm të skuadrës së tyre. Sportdashësit krutanë kanë fajësuar gjyqtarin kryesor Sokol Jareci si shkaktarin kryesor të gjithë këtij ndëshkimi. Përveç fitores në tavolinë, që i është dhënë skuadrës vlonjate, klubi krutan ka marrë si ndëshkim pagimin e një “fature” të rëndë, duke iu hequr edhe një tripikësh, pa harruar gjobën 1-milionëshe.
“Vendimi i disiplinorit ishte absurd. Nuk arrij të kuptoj se si anëtarët e këtij komisioni marrin vendime të kësaj natyre. Një vendim i tillë është tejet kontradiktor me provat e paraqitura. Kaseta filmike e paraqitur si provë nga ana jonë nuk është marrë parasysh.
Pamjet tregojnë qartë se fusha nuk është braktisur, gjyqtari ka gabuar jo vetëm në dhënien e 11-metërshi, por gabimi teknik thellohet në përfundimin e ndeshjes para kohe,” - shprehet kreu i ekzekutivit krutan dhe trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu.
Ndërkohë, sipas drejtuesve të skuadrës krutane, mësojmë se ata nuk do ta apelojnë vendimin e disiplinorit, pasi komisionet juridike tashmë e kanë humbur besimin. “Nuk kemi përse ta apelojmë një vendim të tillë, pasi dihet fare mirë se si do të veprohet. Prandaj është e kotë ta bëjmë një veprim të tillë. E përsëris edhe një herë, vendimi është krejtësisht absurd dhe i njëanshëm,” - thotë presidenti i skuadrës krutane, Artan Djala.

Përvoja, ajo që kualifikoi Besën në Kupë

Mancaku e Xhafaj përsëritën atë që bënë në Kavajë në ndeshjen e parë, pavarësisht se humbën
Nuk është rastësi, por fakt dhe madje më shumë se i merituar, që dy sulmuesit përcaktojnë fatin e kualifikimit të Besës në të dy takimet. Ata që kanë parë takimin e parë janë bindur se edhe golat shpëtimtarë të Besës në Tiranë janë shënuar “fotokopje” e atyre në Kavajë. Në sfidën e parë të fituar në stadiumin “Besa” ka qenë Daniel Xhafaj, që fitoi 11-metërshin dhe Mancaku e ktheu në gol.
Më pas, vetë Xhafaj sigloi golin e dytë. E njëjta pamje edhe në kthim, ku në rastin e parë Xhafaj merr 11-metërsh dhe Mancaku ekzekuton përsëri, ndërsa Xhafaj që ruan “Tatën” në gabimin e tij dhe shënon golin e dytë të Besës, ashtu si në Kavajë. Pra, kjo dyshe “fotokopjon” në fushë sfidën e Kavajës, me ndryshimin e vetëm se nëse në Kavajë fitorja ishte e pastër, në Tiranë ajo ishte mëse dramatike. I pyetur rreth këtij fakti, sulmuesi durrsak Bledar Mancaku shprehet: “Së pari, dhe më kryesorja, Besa u kualifikua me plot meritë.
Gjatë 45 mintave të para u kujdesëm të mos pësonim gol dhe ia arritëm. Se çfarë ndodhi me fillimin e pjesës së dytë, askush s’jep përgjigje dhe ishte një shock psikologjik, që e vuajtëm për minuta të tëra që për pasojë solli edhe pësimin e golit të katërt.
Përvoja na dha kualifikimin. Madje golin e dytë duhet ta kishim shënuar më parë, kur topi i gjuajtur nga Danieli mbeti në baltë në vijën fatale. Ishte kualifikimi më emocionues dhe besoj se Besa e meriton të ketë ndonjëherë edhe fatin me vete.” Nga ana tjetër, për koincidencë, futbollisti durrsak deklaron se shyqyr që ndaj Tiranës u bënë 11 veta në fushë për Besën.
Dëmtimet e shumta dhe dënimi i Arapit bëri që Besa ndaj Tiranës të kishte stolin më të dobët që nga shtatori. “Reparti i mbrojtjes ishte i improvizuar. Mungonin Dragusha, Arapi, Babamusta, Hoxha dhe as Dhëmbi, që kryen në raste halli atë rol.
Ndërsa në stol, kur hidhje sytë, kishte djem të rinj, që përballë nevojës që kishte Tirana për të fituar dhe eksperiencës, nuk mund të bënin atë që bëri Daniel Xhafaj. Për këto arsye, e vlerësoj këtë kualifikim si ndër më të rëndësishmit dhe më të vështirët.
Tani jemi të qetë, edhe për faktin se mbaroi “muaji i torturës” për Besën e nuk ka më ndeshje çdo tri ditë. Ndërprerja e kampionatit për një javë do të na shërbejë për rikuperimet e lojtarëve të dëmtuar. Pjesën e mbetur të sezonit dhe faktin që tashmë jemi gjysmëfinalistë të Kupës na bën të kthehemi në atë Besë që presin e njohin të gjithë. Jemi brenda objektivave të klubit si në kampionat, ashtu dhe në kupë,” përfundon prononcimin e tij durrsaku Bledar Mancaku.

Skënderbeu, tashmë ka të drejtë të shpresojë

Korçarët, pas plot 18 javësh, rikthehen te fitorja, ndërkohë që shpresat për mbijetesë shtohen
Skënderbeu Teuta 3 0
Shënues: Roshi 51′, 66′, Guerrib 92′
Skënderbeu: Llapanji, Lako, Çajku, Markoviç, Malindi (Doku 85′), Grizha, Roshi, Asllani (Frashëri 70′), Leskaroski, Lika, Guerrib. Trajner: M.Josa.
Teuta: Rizvani, Jakupi, Likmeta, Dushku, Ymeraj, Stafa, Hoxha, Hodo, Caca (Dosti 62′), Deliallisi (Rakipi 59′), Çota (Xhemali 83′). Trajner: Y.Shehu.
Gjyqtarë: K.Meta, E.Doda, D.Rexha (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Lika, Caca, Hoxha
“Radiografia”
11′ Çajku, nga e majta, shërben mirë për te Guerrib, por është Rizvani që ia heq topin nga koka sulmuesit korçar.
16′ Goditje këndi për Skënderbeun. Roshi çon një top të saktë te Lika, por ky i fundit nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.
20′ Asllani për vendasit nxjerr të lirë Guerribin, i cili gjuan saktë, por është Rizvani që zhytet në baltë, duke shpëtuar portën.
21′ Kroati Guerrib sërish është protagonist, ku i vetëm përballë portës mike, gjuan dhe portieri durrsak bën mrekullinë.
29′ Në këtë minutë do të vinte edhe rasti i parë për miqtë. Hodo, pas një goditjeje dënimi, e çon topin në zonë, Llapanji gabon në grushtim, por asnjë nga futbollistët miq nuk arrin të përfitojë.
32′ Pas një goditjeje nga këndi për korçarët, Çajku me kokë nuk arrin të shënojë golin e avantazhit, pasi topi përfundon jashtë.
39′ Malindi, në një zbritje të shpejtë, del i vetëm përballë portës durrsake, por është Rizvani që bën mrekullinë.
48′ Asllani gjuan fuqishëm në hyrje të zonës, por është portieri mik që sërish bëhet protagonist me pritjen e tij.
51′ Roshi lëshon një “predhë” në hyrje të zonës dhe topi prehet në rrjetën e durrsakëve. 1 0 për Skënderbeun.
57′ Lako, nga krahu i djathtë, jep një pasim për te Çajku, i cili edhe pse i vetëm, nuk shënon dot.
62′- Çajku sërish është protagonist, ku i vetëm nuk arrin të shënojë, pasi këtë herë shpëtimtar bëhet Rizvani.
66′ Roshi, nga 20 metra, gjuan fuqishëm dhe këtë herë topi përfundon në trekëndëshin e majtë të portës mike. 2 0 për Skënderbeun.
71′ Frashëri shërben për te Guerrib, që me kokë gjuan mbi traun e portës.
81′ Malindi ka një tjetër rast të pastër, por në krahun e majtë në hyrje të zonës nuk arrin të shënojë të tretin.
92′ Guerrib shënon me kokë golin e tretë dhe të fundit për këtë takim, pas një topi të ardhur rastësisht.
Komenti
Pas plot 18 javësh Skënderbeu merr frymë lirisht, duke shënuar fitoren e parë nën drejtimin e Josës dhe fitoren e parë këtë vit. Fitore shprese mund të cilësohet kjo e djeshmja e kuqebardhëve, fitore e cila ka qenë më se e merituar edhe për atë se Skënderbeu gjatë gjithë takimit të djeshëm ka luajtur në portën e Teutës, duke kërkuar tri pikë, të cilat tashmë e ngjisin në kuotën e 18 pikëve, vetëm një pikë larg Gramozit të vendit të parafundit dhe pesë pikë larg Kastriotit, dy skuadrat që janë më pranë korçarëve.
Presidenca e re korçare duket se ka arritur të ngrejë një skuadër krejt ndryshe. Skënderbeu dje fitoi jo vetëm me gola, por edhe me lojë, ku duhet thënë se kuqebardhët kanë krijuar rastet pa fund në portën durrsake, ndërkohë që miqtë kanë zbritur vetëm një herë rrezikshëm në portën vendase.
Në Korçë, pas këtij tripikëshi, ka shenja “jete”, shenja të cilat do të shfaqen edhe më qartë ditën e diel, ku Skënderbeu do të luajë edhe ndeshjen tjetër të prapambetur përballë Shkumbinit. Josa dhe të tijtë meritojnë një “bravo” për atë që kanë dhënë dje në fushën e lojës.
Për t’u kthyer te kronika e lojës, duhet thënë se rastet kanë qenë të shumta që në fillim për vendasit, kjo edhe për shkak të rreshtimit në fushë të Josës. Malindi dhe Guerrib kanë qenë dy sulmuesit e deklaruar për Skënderbeun, ndërkohë që miqtë nga Durrësi me vetëm një sulmues, si Çota, nuk kanë rrezikuar pothuajse asnjëherë seriozisht portën e Llapanjit. Guerrib dhe Roshi janë dy lojtarët që kanë humbur dy rastet e para në minutat e 11 të dhe të 16 të.
Pas këtij momenti është përsëri kroati Guerrib që brenda një minute nuk arrin të shënojë në të dy rastet, kjo falë formës mjaft të mirë të portierit Rizvani, që dje ka qenë në fushë lojtari më i mirë për Teutën. Miqtë vetëm në minutën e 29 të kujtohen të zbresin dhe falë një gabimi të Llapanjit dhe jo meritë të tyre.
Deri në fund të pjesës së parë Skënderbeu vazhdon të sulmojë, ku Çajku, Malindi dhe Guerrib duhej të kishin shënuar golin e avantazhit. Me rrjeta të paprekura përfundon 45-minutëshi i parë. Në pjesën e dytë, edhe pse nuk ka ndryshime në formacion, loja ka filluar me presion të madh të korçarëve, ku tri goditje nga këndi radhazi flasin qartë se Skënderbeu e kërkon me ngulm golin.
Asllani jep sinjalin e parë në të 48 ën minutë, ndërkohë që në minutën e 51 të do të vinte goli i avantazhit për vendasit. Eshtë Roshi, që pas një topi nga e djathta, lëshon një “predhë” në hyrje të zonës dhe topi prehet në rrjetën e Rizvanit. Skënderbeu bëhet më i rrezikshëm pas shënimit të golit, ndërkohë që miqtë nuk gjejnë forca të reagojnë. Në të 66 ën minutë Skënderbeu do të merrte frymë lirisht.
Eshtë Roshi që sërish “qëndis” një gjuajtje që përfundon vetëm në trekëndëshin e majtë të portës durrsake. Një gol që do të mbahet mend gjatë në Korçë. Edhe pas këtij goli miqtë nuk arrijnë të reagojnë, edhe pse trajneri Shehu ka kryer jo pak, por të tri ndërrimet e nevojshme. Kur të gjithë prisnin vërshëllimën e fundit të ndeshjes, nuk kishte se si të dilte nga fusha pa gol kroati Guerrib, i cili në minutën e dytë shtesë, nga pesë të tilla, kërcen me kokë dhe shënon edhe golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.
Pas vërshëllimës së gjyqtarit Meta, në Korçë ka festë. Skënderbeu, më shumë se kurrë, tani shpreson se mund të shpëtojë. Asgjë nuk është e pamundur, kur kujton se për korçarët ka edhe 12 ndeshje deri në fund, ndërkohë që kjo fitore do të konfirmohet edhe më shumë, nëse kuqebardhët arrijnë të ndalin edhe të dielën në shtëpinë e tyre Shkumbinin.
Deklarojnë…
Mirel Josa, trajner i Skënderbeut: “Tri pikët e sotme (të djeshme) ndaj Teutës janë normale. Bëmë detyrën në fushën tonë, por kjo nuk duhet të na çojë në eufori. Skuadra ka luajtur shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë. Unë e kam thënë edhe kur kam qenë trajner i Teutës, që skuadrat në kampionatin shqiptar kanë diferencë shumë të vogël mes njëra tjetrës. Patëm pak vështirësi në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën luajtëm shumë mirë.”
Ylli Shehu, trajner i Teutës: “Më vjen keq që humbëm në Korçë me këtë rezultat të thellë, por sidoqoftë loja në fushë nuk ka qenë e tillë sa të mundeshim me tre gola. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ndërkohë që në të dytën u ndëshkuam vetëm me dy goditje nga jashtë zonës. Këta gola ndikuan edhe në psikologjinë e lojtarëve të mi, të cilët lëshuan shumë.”
Të veçanta
Mbi 4 mijë sportdashës e kanë ndjekur ndeshjen e djeshme në Korçë, si asnjëherë këtë sezon.“Forca Ujqërit e Dëborës” dhe “Faleminderit z.Bode” kanë qenë dy pankartat e vendosura nga tifozët. Kjo e fundit ka sjellë edhe problem, pasi gjyqtari në minutën e 83 të ka ndalur lojën për një minutë, duke kërkuar heqjen e kësaj pankarte.
Në tribunën e stadiumit, në mungesë të presidentit Agim Zeqo, ka qenë prefekti i Korçës, Andrea Mano.6 milionë lekë për gjithë skuadrën ka qenë premioja për fitoren e Skënderbeut.

Luftëtari, Hysi pret tripikëshin me Burrelin

Trajneri Mustafa Hysi, i indinjuar nga humbja e fundit, kërkon kapërcimin e rezultateve negative
Kur një trajner u pyet se kush e realizoi golin, ai u përgjigj: Arbitri. Kjo përgjigje realisht shpreh një të vërtetë në një masë të konsiderueshme, jo vetëm për kampionatet tona, por edhe më gjerë. Në disa ndeshje edhe Luftëtari ka qenë “viktimë” e gjyqtarëve, të cilët edhe me vetëdijen e tyre po krijojnë probleme. E thënë shkurt, ka ndeshje që përfundojnë sipas dëshirave të gjyqtarëve dhe kështu hidhen në erë investime dhe objektiva, duke sjellë konflikte dhe jo rrallë grushte.
Luftëtari disi “lehtë” u penalizua me Bilisht Sportin, ku humbi në minutën e 94-t, ndërsa tani pret Burrelin “mbretëror” me dy ndeshje më pak dhe larg “fronit”. Trajneri i gjirokastritëve, Mustafa Hysi, shprehet: “Çdo humbje ka të njejtin efekt në renditje, por kur ajo vjen më tepër nga faktorë të jashtëm, është më e hidhur, irrituese dhe shumë e mërzitshme.
Të luash mirë, të kalosh në avantazh dhe jo për merita të kundërshtarit të humbasësh, të bën më pesimist sesa duhet. Ne humbëm me Bilisht Sportin jo vetëm për mungesë fati, por edhe nga sa përmenda. Ndeshja me Burrelin ka vështirësitë e saj dhe ne jemi munduar gjatë javës që ta ngremë moralin e lojtarëve tanë, për t’i kapërcyer rezultatet e pakënaqëshme të tri ndeshjeve të fundit, ku kemi marrë 1 pikë.
Duhet të kthehemi te fitorja, jo vetëm se luajmë në fushën tonë, por edhe sepse i kemi mundësitë për të luajtur në një nivel të kënaqshëm. Shembulli i fundit ishte premiera e fazës së dytë me Lushnjën. Pra, presim edhe të dielën të kemi atë Luftëtar.

Matjanët e çlodhur sfidojnë gjirokastritët

Dy ndeshje mangët kanë matjanët për fazën e dytë, pasi terreni i rënduar nuk i ka lejuar t’i zhvillojnë. Të shtunën ata do të kthehen në fushë pikërisht në stadiumin e Gjirokastrës, ku i pret Luftëtari vendës. Të dy ekipet e kanë të vështirë të jenë në 4-shen e parë, por gjithsesi duan t’i shfrytëzojnë shanset e tyre. Burreli është mjaft i përgatitur për këtë ndeshje, edhe sepse nuk luajti javën e fundit, ndaj drejtuesit dhe futbollistët e tij besojnë se nuk do të kthehen pa pikë nga Gjirokastra.
Madje trajneri Vladimir Gjoni është i bindur për rezultatin pozitiv, kur thotë: “Nuk ka arsye pse të mos besojmë për 3 pikë me Luftëtarin. Ne kemi kohë që përgatitemi për këtë ndeshje, ku do të shkarkojmë të gjitha “bateritë”. Burreli do të luajë me një skemë ndryshe në këtë ndeshje, që them se do të na japë rezultatin që kërkojmë. Futbollistët që do të aktivizohen, duhet të bindin se janë të dobishëm për ekipin, që do të sulmojë për të arritur fitoren.” Matjanët do të nisen që sot drejt Gjirokastrës, për të qenë sa më të freskët e të qetë para ndeshjes me Luftëtarin.

Elbasani “i trembur”, kërkon drejtësi në Kamzë

Drejtuesit e klubit verdheblu shpresojnë për një gjykim sa më korrekt në ndeshjen e nesërme
Problemet që kanë kaluar në disa fusha gjatë këtij kampionati, sidomos me gjykimin, i kanë frikësuar disi verdheblutë, që para sfidës me Kamzën kërkojnë korrektesë. Elbasani ka humbur jo pak pikë deri tani në transfertë dhe shpesh humbja apo dhe barazimi i është faturuar gjykimit dhe ashpërsisë së kundërshtarit. Drejtuesit e klubit, duke parë mënyrën sesi po shkojnë gjërat në futbollin shqiptar, kërkojnë nga federata, veçanërisht nga sektori i gjykimit, që në ndeshjen me Kamzën te jetë një treshe me eksperiencë.
Duke iu referuar ndeshjeve në Ballsh, Lezhë dhe Gramsh, elbasanasit duan që federata t’i monitorojë ndeshjet e mbetura me kujdes. “Shpresojmë në një gjykim korrekt në Kamzë, por edhe federata duhet të marrë masa për këtë gjë. Fusha e Kamzës është e mirë dhe duam të fitojë ai që ta meritojë.
Luajtëm për kupë atje dhe nuk patëm probleme, ndaj dëshirojmë që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë radhë. Do të ishte shumë pozitive, nëse gjykimi do të ishte në lartësinë e duhur,” - thotë mes të tjerash mbrojtësi Armand Mehmetaj. Nga ana tjetër, edhe pse stërvitja është zhvendosur shpesh në kalçeto, trajneri Alimehmeti e ka të qartë strategjinë për ndeshjen e radhës.
Nisur nga ajo çfarë skuadra paraqiti në ndeshjen me Pogradecin, është punuar më shumë në mesfushë, repart që duhet të jetë sa më kompakt. Endri Dalipi, një lojtar i rëndësishëm në këtë repart, premton se skuadra do të jetë më e përgjegjshme në këtë 90-minutësh: “Me Pogradecin nuk ishim në ditën më të mirë, por me Kamzën do të jetë ndryshe. Do ta shihni si do të funksionojë formacioni ynë, pasi atje shkojmë për të fituar. Nuk i trembemi faktit që Kamza është e pathyeshme në fushën e saj,” - tha Dalipi për “Sportin shqiptar”.

E.Dalipi: Klevisit i uroj fat, por jo këtë herë

Për mesafushorin e Elbasanit, Endri Dalipi, të shtunën do të ketë edhe një sfidë brenda familjes, pasi do të ketë kundër vëllanë e madh, Klevisin. “Na ka ndodhur edhe më parë të jemi kundërshtarë, por secili bën

Verdheblutë grumbullohen para ndeshjes

Skuadra verdheblu do të bëjë sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Kamzën, ndërsa dje është dhënë urdhri për grumbullimin në hotelin e klubit.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se sot pasdite skuadra do të niset drejt Tiranës, për t’u sistemuar në një prej hoteleve në periferi të saj. Drejtuesit kanë menduar që lojtarët të jenë sa më të qetë psikologjikisht para ndeshjes së nesërme.

Çuko: Kjo Lushnjë ia vlen të jetë në superligë

Ndihmëstrajneri Dritan Çuko beson te fitorja me Pogradecin, pavarësisht mungesave
Tashmë ka një ditë të përcaktuar për ndeshjen me Pogradecin, që është e hëna. Ky është konfirmimi i zyrtarëve të klubit lushnjar për transfertën e radhës. Kjo është një anë e mirë për të dy ekipet, sepse nuk u leverdis që ndeshja të shtyhet.
Dhe për më tepër lushnjarët, të cilët janë në formë, pas fitores me Kamzën. Verdhëjeshilët kanë bërë dje stërvitje në aneksin përbri stadiumit “Roza Haxhiu”, të ndihmuar nga përmirësimi i kushteve atmosferike nga njëra anë, por edhe nga fiksimi i një date për ndeshjen me Pogradecin. Stafi teknik ka më shumë kohë për ta përgatitur ekipin dhe sot mund të mësohet formacioni titullar, pasi në stadium do të luhet një ndeshje kontrolli, ku do të duket gjendja e çdo futbollisti.
Dritan Çuko, ish-futbollist i Lushnjës, aktualisht pjesëtar i stafit teknik, mendon se Pogradeci është një ndeshje vendimtare. Sipas tij, edhe pse Lushnja ka dy mungesa të rëndësishme në mesfushë, Topi dhe Byzhytin, i ka mundësitë për pikë. “Kemi edhe disa ditë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme me Pogradecin, një kundërshtar që meriton vlerësim maksimal, pasi është pretendent për 4-shen e parë.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, ne si staf teknik nuk e kemi neglizhuar planin stërvitor. Vijmë pas një fitoreje të rëndësishme në shtëpi dhe u kemi kërkuar futbollistëve të mbajnë ritmin e rezultateve pozitive, edhe pse kemi dy transferta radhazi shumë të vështira,” - shprehet Çuko. Kampionati sa vjen e bëhet më i fortë, ndërsa lushnjarët mbeten të bindur në arritjen e rezultateve, që do t’u mundësojnë ngjitjen në superligë.
Çuko e ka të qartë shkallën e vështirësisë, por e sheh të mundshme fitoren me Pogradecin. “Në disa ndeshje nuk e kemi pasur të plotë formacionin, ashtu si dhe këtë javë. Do të bëjnë kujdes për të gjetur më të mirën e mundshme për të qenë fitues. Mjafton që ndeshja të luhet brenda rregullave. Në fushë do të shihni një Lushnjë, që ia vlen të jetë mes më të mirave të futbollit shqiptar sezonin tjetër,” - e ka mbyllur fjalën e tij për “Sportin shqiptar” Dritan Çuko. Ndeshja e sotme e kontrollit pritet me interes në kampin lushnjar.

Bilishtarët, të përqendruar te Sopoti

Bilisht Sporti ka dy ndeshje të prapambetura dhe njëra prej tyre, ajo me Skraparin, ishte planifikuar të luhej në mesjavë, por nuk ka ndodhur kështu. Në fakt, fusha ka qenë gati, pasi ditët e fundit moti ka qenë realitivisht i mirë, por nuk ka ardhur njoftimi zyrtar nga federata për zhvillimin e ndeshjes. Kështu, bilishtarët e kanë kthyer vëmendjen te transferta me Sopotin, ku besojnë se mund të marrin një rezultat pozitiv. Ata nuk e paragjykojnë ekipin librazhdas, që po kalon një situatë të vështirë, por po bëhen gati të zhvillojnë një ndeshje shumë të vështirë.
Kapiteni Ervin Kotomelo dhe Edvin Macolli do të luajnë që nga minuta e parë, por do të mungojë mbrojtësi Kote. Për transfertën e nesërme, kapiteni Kotomelo thekson: “Jemi në një moment të mirë dhe këtë e treguam me Luftëtarin, edhe pse fituam në fund. Jemi të qetë para Sopotit, ku e dime që nuk do ta kemi të lehtë.
Do të jetë një ndeshje e vështirë, jo vetëm se luhet në transfertë, por edhe sepse Sopoti lufton për të mbijetuar dhe në shtëpi kërkon patjetër fitore. Do të thosha se jemi të motivuar dhe shpresoj që në Librazhd ta thyejmë tabunë e transfertave, ku deri tani nuk kemi marrë më shumë se një barazim. Një fitore në Librazhd na afron më shumë me objektivin, duke pasur parasysh se kemi edhe dy ndeshje të tjera të prapambetura.”

Partizani, tripikëshi i Lezhës “gatuhet” në baltë

Të kuqtë prej ditësh stërviten në terrene të vështira, megjithatë synimi i të kuqve është fitorja
Partizani i vitit 2010 ka tjetër fytyrë nga ai i fazës së parë, pasi grupi aktual i ka thyer tabutë që i shoqëruan të kuqtë në 15 javët e para, ku më e freskëta është arritja e dy fitoreve rresht. Sipas drejtuesve, stafit trajnues, lojtarëve dhe dashamirësve të Partizanit, ecuria e javëve të fundit është rruga e duhur që skuadra duhet të ndjekë për t’u rikthyer në kategorinë superiore. 180-minutëshi i fundit ka qenë fatsjellës për kryeqytetasit, pasi skuadra ka shënuar dhe ka marrë pikët maksimale. Nesër Partizanin e pret një ndeshje e vështirë, pasi do të luajë në transfertë me Besëlidhjen.
Të kuqtë janë të vetëdijshëm se çfarë kërkojnë në Lezhë, prandaj gjatë gjithë javës është punuar që skuadra të mos ndalet, pasi vetëm fitorja i plotëson shijet e “demave”. Trajneri Skerdi Bejzade shpreson se të besuarit e tij do të dinë të shprehen mirë edhe kësaj radhe, megjithëse ekziston frika e ndonjë rezultati jo të favorshëm. “Partizani shkon komod drejt Lezhës, sepse në dy takimet e fundit janë fituar pikët e plota dhe tashmë grupi ka besim të plotë se fitorja është e mundshme si brenda dhe jashtë fushë.
Tripikëshi është i vetmi synim që kemi për këtë sfidë. Objektivi është që ekipi ta kapë superligën në mënyrë direkte, pa pasur nevojë për ndeshje shtesë. Ky synim arrihet duke grumbulluar sa më shumë pikë dhe hapat false të mos jenë pjesë jona. Prandaj jemi përgatitur që nga Lezha të largohemi me fitore,”- u shpreh për “Sportin shqiptar” kuksiani Rraman Hallaçi.
Partizani e ka orkesin e madh, por duhet thënë se prej ditësh futbollistët janë përgatitur në kushte të vështira. Terrenet e klubit janë armiku kryesor i “demave të kuq”, pasi është harruar dita kur lojtarët janë stërvitur në kushte optimale. Balta dhe uji i shoqërojnë të kuqtë çdo ditë, gjë e cila ka ndikuar edhe në gjendjen fizike të tyre. Para fillimit të çdo seance ka lojtarë që shfaqin pasojat e përgatitjeve të një dite më parë, pasi terreni i keq është burim lëndimesh.
Dje sulmuesi Alban Dashi ka qenë larg grupit, pasi ndihej i bllokuar nga përgatitja e një dite më parë, ku të kuqtë kryen një ndeshje kontrolli në fushën e baltosur. “Nuk po na thahen këpucët, pasi çdo ditë stëvitemi në baltë e ujë”. Ky ishte refreni i lojtarëve të kuq para fillimit të seancës së djeshme, e cila është zhvilluar në terren të rënduar. Pra, e përgjithshmja është se Partizani po e “gatuan” në baltë fitoren e transfertës me Besëlidhjen.
Shkurt
-Kapiteni Luan Pinari duket se e ka kaluar dëmtimin dhe tashmë ndihet plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Besëlidhjen. Seanca e djeshme ka konfirmuar riaftësimin e mbrojtësit.
- Sulmuesi Rezart Maho, pas seancave fizioterapiste, dje është përgatitur në terren së bashku me shokët e skudrës. Mendohet se Maho do të jetë pjesë e grupit që do të udhëtojë në Lezhë, por aktivizimi i tij do të jetë në dorë të stafit trajnues.
- Me seancën e paradites së sotme të kuqtë u japin fund përgatitjeve për takimin me Besëlidhjen. Seanca do të zhvillohet në klub dhe pasdite të kuqtë do të grumbullohen në Shëngjin.