08 dhjetor 2010

Spalletti e vlerëson Juven si kandidat për titull

Juventusi është rival serioz për titullin e Serie A, thotë trajneri i Zenit St Petersburg, Luciano Spalletti.

Biankonerrët aktualisht qëndrojnë të tretët në tabelën e kampionatit italian, por janë të pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit Gigi Del Neri.

“Juventus po zhvillohet ndeshje pas ndeshje. Ata po bëhen të vetëdijshëm për fuqinë e tyre. Ekipi i Del Nerit mund ta fitojë Scudetton”, ka thënë Spalletti për La Gazzetta dello Sport. /