10 dhjetor 2010

Melo, pasion të madh për fotografinë

Futbollisti brazilian i skuadrës së Juventusit, është protagonist në rrjetet sociale, duke ofruar edhe “material” për tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe kombëtares Selecao.
Pas një sezoni zhgënjyes vitin e kaluar me Juventusin, duket se këtë vit, Felipe Melo, ka rilindur nën urdhrat e trajnerit Gigi Del Neri. Ai ka rifituar edhe tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe një prej shkaqeve është afrimiteti.
Futbollisti brazilian i skuadrës së Juventusit, është protagonist në rrjetet sociale, duke ofruar edhe “material” për tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe kombëtares Seleçao.
Në këto foto mesfushori Felipe Melo shihet duke bërë shkrepje me aparatin ndaj vetes, dhe më pas hedh menjëherë pozat në rrjetet e njohura Facebook dhe Twitter. /Juventus-Fans/