09 dhjetor 2010

Mauri: Do ta mposhtim Juventusin

Stefano Mauri është i bindur se Lazio mund ta vazhdojë në rehati garën për Scudetto me mposhtjen e Juventusit të dielën në Olimpico të Torinos.

“Ata janë ekip i mirë dhe kanë thënë se synimi i tyre është titulli”.

“Ne duam t’u tregojmë atyre se ne mund të luajmë në një nivel të barabartë pasi që jemi ekip i fortë, por duhet të hymë në fushë me mentalitetin e duhur”, deklaroi mesfushori i Lazios.