10 dhjetor 2010

Juventus, Suarez në janar ?

Sulmuesi uruguajan Luis Alberto Suarez, i lidhur aktualisht me Ajax me kontratë deri në vitin 2013, si duket do të hidhet në mërkato qysh në janar.

Shumë skuadra janë të interesuara për bomberin e Ajaxit si: Real Madrid, Chelsea, Barcelona, Man.UTD e City dhe Arsenal.

Sipas thashethëmeve ai ka refuzuar ofertat nga britanikët dhe egziston mundësia që ai ti bashkohet Juventusit, pra do të jetë një pozitë e mirë për të negociuar me klubin Bardh e Zi, që nuk ka hequr dorë asnjëherë nga talenti jug-amerikan.

Suarez e ka porositur agjentin e tij, Arnold Oosterveer, për ti gjetur një ekip të ri në janar.
Liverpool kishte ofruar një shumë prej 15 mln euro, por e pa mjaftueshme për ekipin holandez, pasi sipas klubit ai kushton rreth 20-30 mln euro. /Juventus-Fans/