06 dhjetor 2010

Juventus-Lazio, bllokohet shitja e biletave

Shitja e biletave për ndeshjen Juventus-Lazio për të dielën është pezulluar deri në afat të pacaktuar nga skuadra e Juventusit.

Skuadra është në pritje të një rezultati nga bisedimet në mes AIC dhe FIGC, për grevën që parashikohet të mbahet javën e ardhshme në kampionatin Italian.

Juventus ka në dispozicion rreth 10.000 abonime për shikuesit bianconer, për shkak se numri i abonentëve gjithsej për këtë ndeshje është 15.000. /Juventus-Fans/