10 dhjetor 2010

Juve, stadiumi i ri gati pas 6 muajsh

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, “Zonja e Vjetër” e futbollit italian do të ndryshojë “shtëpi”, pasi pas gjashtë muajsh përfundon ndërtimi i stadiumit të ri.

Lajmin e konfirmon administratori i deleguar i bardhezinjve, Zhan-Klod Blank. “Punimet për ndërtimin e stadiumit përfundojnë pas gjashtë muajsh dhe jemi krenarë të njoftojmë se kampionatin e ardhshëm do ta luajmë në shtëpinë tonë të re”, pohoi drejtuesi i klubit nga Torino.

Blank e vlerësoi maksimalisht projektin, duke e cilësuar fryt të një pune dhe përkushtimi të madh. “Impianti që po lind - theksoi ai është një rezultat me cilësi të lartë edhe në nivelin sportiv, po të shohim ku ishim para katër vitesh e ku kemi arritur tani. Ka qenë një rritje e shpejtë dhe cilësore”.