06 dhjetor 2010

Benzema, afër marrëveshja me Juven

Sulmuesi francez Karim Benzema mund t’i thotë shumë shpejt lamtumirë klubit “mbretëror”, Real Madrid, pasi si duket Juventus është afër transferimit të tij.

Mediat në Itali kanë raportuar se Benzema gjendet në Torino, madje sipas këtyre spekulimeve ai ka qëndruar edhe në zyrat e klubit të “Zonjës së vjetër”.

Skuadra nga Torino, ka shprehur interesimin që repartin e sulmit të forcojë më francezin. 22 vjeçari ka kontratë më ekipin “mbretëror” deri në vitin 2015, mirëpo ai ketë sezon nuk ka treguar performancë çfarë është pritur nga ai. Prandaj është i mundshëm transferimi i Benzemës në Torino. /Juventus-Fans/