08 dhjetor 2010

Aston Villa kërkon Sissokon

Londër, 8 dhjetor - Trajneri i Aston Villës, Gerard Houllier, është i gatshëm t'i shpenzojë shtatë milionë euro për mesfushorin e Juventusit, Mohamed Sissoko, shkruan të martën "Daily Mirror".

Houllier dëshiron të transferojë Sissokon 25-vjeçar gjatë këtij dimri, kurse për shërbimet e tij do të duhet të mposhtë konkurrencën nga Zeniti, Schalke e Wolfsburgu.

Sissoko ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2013, por pritet të largohet nga Torino pasi nuk është në planet e trajnerit Luigi Del Neri për përbërjen e parë.