08 dhjetor 2010

Akuilani: "Lacio? Për mua, një ndeshje e zakonshme"

Torino (Itali)- Lojtarët e Juventusit kanë hyrë në qendrën stërvitore nga një derë e dytë, ndalojnë në një sallë restoranti ku menjëherë i presin 500 tifozë. Ka ndërkohë shumë fëmijë dhe përreth Alberto Akuilanit menjëherë ka filluar zënka. I afrojnë një fanelë për ta firmosur, i kërkojnë të buzëqeshë në një foto me ta dhe ai, disponibël, kënaq të gjithë. Është një idhull tashmë. Ka arritur shumë suksese në pak kohë. Pëlqehet thjeshtësia e tij, dhe vlerësohet për rendimentin që tregon në fushën e lojës. Dakord, në ndeshjet e fundit ka rënë disi, por është evidente që bëhet fjalë për njëfarë lodhjeje. Dhe në fakt Del Neri mendon për turnover në mënyrë që lojtari të rikuperohet. Por duhet të saktësohet se do të pushojë pas ndeshjes me Lacion, ndërkohë duke pranuar se të dielën do të luajë. Gjithmonë, nëse greva do ta mundësojë. Alberto do të zbresë në fushën e lojës rregullisht. Të pashmangshme edhe pyetjet se çfarë emocionesh i sjell kjo ndeshje: për një talent të rritur në Trigoria, nuk mund të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. "Ndërkohë, është- përgjigjet mesfushori përballë pyetjes, nëse i ngjan me një derbi kjo ndeshje. Tashmë unë luaj për Juventusin dhe derbi është ajo kundër Torinos". Nuk shqetësohet, por ndjenjat gjithsesi udhëtojnë nëpër kokë, dhe nëse provon ti kërkosh ato afrohen menjëherë: "Sigurisht, nëse kthehem mbrapa në kohë… Po, është një ndeshje ndryshe nga të zakonshmet". Por Lacio nuk është vetëm një rivale e mendjes së Akuilanit, duke parë që ka luajtur shumë ndeshje derbi kundër bardhekaltërve që në skuadrat e të rinjve të Romës ashtu edhe në skuadrën e parë, por është edhe një rivale aktuale në rrugën drejt titullit kampion, një kundërshtar në një ndeshje, ku të paktën do të zgjidhet se kush është anti-Milani: "Një nxitje më shumë? Absolutisht jo. Skuadra bardhekaltër është një skuadër shumë e mirë, dhe për mua përfaqëson një surprizë këtë sezon". Akuilani nuk është zhbalancuar mbi mundësitë e bardhezinjve për të fituar kampionatin ("Na pyesin çdo javë nëse ndihemi gati dhe rezultati i fundit kondicionon disi përgjigjen tonë"), por analiza e ndeshjes së fundit Katania-Juvetnus dhuron optimizëm: "Ka qenë një fitore e rëndësishme, kemi treguar që jemi të gjallë dhe që mund të luajmë të barabartë kundër çdo kundërshtari…".